Loris Morina
Loris Morina (Lorisa Morina) lindur më 27 janar 1994 në qytetin e Fierit.[1]
Ka pëfunduar studimet e larta për gjuhët e huaja, dega anglisht, në Univesitetin e Tiranës.
Pasioni për sportin filloi në vitin 2016, ku filloi të merrte pjesë në kampionate kombëtare dhe mbarëkombetare, duke u bërë figurë e njohur në sportin e bodybuilding & fitness me fitore të njëpasnjëshme.[2]
Loris Morina sot mban titullin Kampione Absolute në Shqipëri në kategorinë bikini-fitness si dhe titullin më të lartë nga organizata botërore e bodybuilding & fitness, Ifbb Elite pro card.
Loris Morina është e njohur si trajnere fitnesi dhe sportiste bodybuilding & fitness, ku vazhdon ta ushtroj këtë profesion dhe sport edhe sot.
E certifikuar nga ISSA (International Sports Science Association) si:
- Fitness Trainer
- Personal Trainer
- Nutricionist
- Excercise therapist
Certifikimet vazhdojnë.
E njohur si një nga trajneret e fitnesit/ personal trainer më të kompletuara dhe realizuara sot, pasioni dhe dëshira e saj për të ndihmuar njerëzit për të arritur objektivat e tyre për një stil jetese sa më të shëndetshëm vazhdon çdo ditë.
Loris është shumë aktive në rrjetet e saj sociale, veçanërisht në profilin e saj të instagramit (lorisamorina_), duke informuar dhe edukuar gjithmonë ndjekësit e saj.