Charles "Lucky" Luciano lindur si Salvatore Lucania (24 nëntor 1987 - 26 janar 1962) ishte një mafioz me infulencë me origjinë italiane , organizator grupesh kriminale dhe baron krimi i cili venpronte kryesisht në SHBA.Luciano konsiderohet si babai i krimit të organizuar modern në SHBA duke themeluar Komisionin e parë.Ai ishte gjithashtu shefi i parë i familjes kriminale moderne Xhenoveze.Ai ishte,bashkë me bashkëpuntorët e tij,i dobishëm në krijimin e Sindakatës Kombtare të Krimit.

Lucky Luciano
Luciano më 1936
Lindi
Salvatore Lucania

24 nëntor 1987
Vdiq26 janar 1962 (64 vjet)
Vendi i prehjesSaint John's Cemetery, Queens, New York
ProfesioniShef krimi, gangster, bootlegger, kumarxhi, pimp, extortionist, racketeer, businessman
Njohur përKreu i parë i familjes së krimit Genovese, duke krijuar Komisionin, Kreu i mafies amerikane dhe kreu i parë dhe i vetëm i sindikatës së krimit kombëtar
ParardhësiGiuseppe Masseria
PasardhësiFrank Costello
Bashkëshort/ëtGay Orlova
(1929–1936)
Igea Lissoni
(1948–1959; ndoshta i martuar më 1949)
Nënshkrimi

Luciano u gjykua dhe u dënua me sukses për prostitucion dhe mashtrim në 1936 pas vitesh hetim nga prokurori i qarkut Thomas E. Dewey.Ai u dënua me 30 vjet burg,por gjatë Luftës së Dytë Botërore u arrit një marrveshje me Departamentin e Marinës me anë të bashkëpuntorit të tij Meyer Lansky në mënyrë që të ruhej porti i New York-ut nga sulmet e anijeve armike.Dewey pothuajse dështoj në mbjatjen e premtimit, dhe u deshën muaj që të arrihej përfundimisht një marrëveshje për të liruar Luciano-n.Ai u deportua për të jetuar lirisht jashtë SHBA-së.

Jeta e hershme

Redakto

Salvatore Lucania u lind më 24 nëntor 1897, në Lercara Friddi, Sicili, Itali.Prindërit e Lucianos, Antonio dhe Rosalia Capporelli-Lucania, patën edhe 4 fëmijë të tjerë: Bartolomeo (lindur më 1890), Giuseppe (lindur më 1898), Filippa (lindur më 1901) dhe Concetta. Babai i Lucianos punonte në një minierë squfuri në Sicili.

Babai i tij ishte shume ambicioz dhe këmbëngulës që familja të lëvizte përfundimisht në Amerikë. Luciano tregon në gjysmë-biografinë e tij The Last Testament of Lucky Luciano: The Mafia Story in His Own Words (Testamenti i fundit i Lucky Luciano-t:Tregimi i Mafias me fjalët e tij) se babai i tij kishte një kalendar anije për në Palermo çdo vit dhe se ruante para në një qyp poshtë krevatit. Ai përmend gjithshtu në libër se babai i tij ishte tepër krenar për të kërkuar para kështu që nëna e tij i merrte ato fshehurazi nga kushuriri i tyre Rotolo i cili jetonte gjithashtu në Lercara Friddi. Në Prill të 1906-ës, kur Luciano ishte 9 vjeç, familja e tij emigroj për në SHBA.Ata u vendosën në New York City në distriktin e Manhattan në pjesë e Lower East Side, një zonë e populluar me shumë emigrant italian.Në moshën 14-vjeçare, Luciano e braktisi shkollën dhe filloj një punë si shpërndarës kapelesh, duke fituar 7 dollar në javë. Por kur fitoj 244 dollar në një lojë me zara, Luciano e la punën dhe filloj të bënte para nga rruga. Në po të njëjtin vit,prindërit e Lucianos e çuan në Brooklyn Truant School.

Në adoleshencë, Luciano krijoj bandën e tij dhe ishte antar i i bandës së vjeter Five Points Gang. Ndryshe nga bandat e tjera të rrugve,të cilat merreshin me krime të vogla, Luciano u ofronte mbrotje çifutëve të rinj nga bandat italiane dhe irlandeze për 10 cent në javë. Ai po mësonte gjithashtu edhe biznesin e prostitucionit rreth viteve të Luftës së Parë Botërore. Rreth asaj kohe, Luciano u njoh edhe me Meyer Lansky-n, ortaku i ardhshëm në biznes dhe shokë i ngushtë.

Nuk është ende e qartë se si Luciano fitoj nofkën "Lucky" (me fat). Mund të ketë ardhur nga mbijetimi i një rrahje të rëndë nga 3 persona në 1929-ën,bashkë me një prerje fyti. Kjo sepse ai refuzoj të punonte për një tjëter shef mafje. Nofka mund ti jet dhënë edhe për fatin që kishte në bixhoz apo dhe një keqshqiptimi të emrit të tij. Nga viti 1916 deri në 1936, ai qe arrestuar 25 herë duke filluar nga akuza për agresion, kumar i paligjshëm,shantazh dhe grabitje, por nuk kaloj aspak kohë në burg. Është gjithashtu e paqartë se si mbiemri i tij u shndërrua në "Luciano". Kjo mund të ketë qenë gjithashtu një keqshqiptim i shpeshtë nga gazetat.

Ndalimi me ligj i alkoolit dhe fillimi i viteve 20.

Redakto

Në 17 Janar 1920, amendamenti i 18-ë i kushtetutës amerikane u vu në zbatim dhe Prohibition (ndalimi me ligj i alkolit) zgjati deri sa amendamenti u shfuqizua në 1933-ishin.Amendamenti ndalonte me ligj prodhimin,shitjen dhe transportin e pijeve alkolike.Duke qënë se kishte kërkesë të konsiderueshme për pije alkoolike,kjo bëri të mundur që kriminelve t'ju shtohej një tjeter burim të ardhurash.

Deri më 1920-ën Luciano kishte takuar shumë lider të ardhshëm të mafias,duke përfshirë këtu Vito Genovese dhe Frank Costello,shoku i tij përhershëm dhe ortaku në biznes që nga banda Five Points Gang.Në po të njëjtin vit,shefi i mafias Joe Masseria në Lower Manhattan rekrutoj Luciano si një nga banditët e tij.Luciano dhe ortakët e tij të ngushtë filluan të punonin për kumarxhiun Arnold "Koka" Rothstein,ku pa menjëherë mundësi të arta ke Prohibition dhe mësoj Lucianon në drejtimin e aktivitetit të akoolit ilegal.Luciano,Costello dhe Genovese filluan aktivitetin e tyre kontrabandë me financimin e Rothstein.

Rothstein shërbeu si mentor për Lucianon; ndër të tjera, i mësoj atij se si të ngjitej në shoqërinë e lartë.Në 1923-ishin,Luciano u kap në një operacion duke shitur heroin agjentëve të infiltruar.Megjithse nuk bëri burg,ngjarja dëmtoj imazhin e tij tek ortakët e klasit të lartë dhe klientët e tij.Për të shpëtuar imazhin e tij,Luciano bleu 200 bileta të shtrenjta për ndeshjen e boksit midis Jack Dempsey dhe Luis Firpo dhe u a dha gangsterve të mëdhenj dhe politikanve.Rothstein më pas mori Lucionon për të blerë rroba të shtrenjta në departamentin e rrobave në Manhattan Wanamaker për evenimentin e boksit.Strategjia funksionoj dhe reputacioni i Lucianos u shpëtua.

Deri në 1925-ën,Luciano fitonte më shumë se 12 milion dollar në vit.Ai kishte një fitim neto prej 4 milion dollarësh çdo vit mbas kostosh së korruptimit të politikanve dhe policëve.Luciano dhe ortakët e tij kishin biznesin më të madh të kontrabandës së alkoolit në New York,i cili shtrihej deri në Philadelphia.Ai importonte uiski skocez nga Skocia,rum nga Karaibet dhe uiski nga Kanadaja.Luciano ishte përfshirë edhe në kumarin ilegal.

Ngitja në pushtet dhe fundi i viteve 20

Redakto

Luciano shumë shpejt u bë një ndihmës kryesorë në organizatën kriminale të Masserias.Ndyshe nga Rothstein,Masseria ishte i paedukuar, me sjellje të keqe dhe me aftësi menaxheriale të dobëta.Nga fundi i viteve 20,rivali kryesor i Masserias ishte shefi i mafias Salvatore Maranzano, i cili kishte ardhur nga Sicilia për të drejtuar klanin Castellammarese.Maranzano refuzonte ti paguante përqindjen Masserias.Rivaliteti midis tyre u përshkallzua deri në luftë të përgjakshme dhe rezultoj me vdekjen e të dyve.

Masseria dhe Maranzano ishin të ashtu quajtur "Mustache Petes",shefa të vjeter dhe tradicional të cilët kishin filluar karrierën e tyre kriminale në Itali.Ata besonin në ruajtjen e të ashtu quajturës "Mafia e vjetër" e cila bazohej në "nder","traditë","respekt" dhe "dinjitet".Keto kapo refuzonin të punonin me jo-italian dhe ishin skeptik të punonin me jo-sicilian.Disa nga kapot më konservativ punon vetëm me ato persona që kishin rrënjë nga fashti i tyre i Sicilisë.Luciano,në kontrast,ishte i gatshëm të punonte jo vetem me jo-italian por edhe me gangster çifut dhe irlandez, për sa kohë behej para.Luciano ishte i shokuar teksa dëgjonte mafioz sicilian tradicional që i jepnin mësim për aferat e tij me shokun e afërt Costello të cilin e quanin "kalabrezi i ndyrë".

Luciano shumë shpejt filloj të lidhej me gangster të tjerë të rinj të cilët kishin lindur në Itali por kishin filluar aktivitetin e tyre kriminal në SHBA.Te njohur si "Turqit e rinj", ata shfrynin për konservatorizmin e shefave të tyre.Luciano donte të përdorte mësimet e Rothstein që të shndërronte aktivitetet e tij kriminale në perandori.Teksa lufta vazhdonte,ky grup filloj të përfshinte lider të ardhshëm si Costello,Genovese,Albert Anastasia,Joe Adonis,Joe Bonanno,Carlo Gambino,Joe Profaci,Tommy Gagliano dhe Tommy Lucchese.Turqit e rinj besonin se lakmia dhe konservatorizmi i shefave të tyre po i mbanin të varfër ndërsa bandat irlandeze dhe çifute po pasuroheshin.Vizioni i Luciano-s ishte të krijonte një sindakatë krimesh kombtare në të cilën italianët,çifutet dhe irlandezët mund të mblidhnin risurset e tyre dhe ta kthenin krimin e organizuar në një biznes fitimprurës për të gjithë.

Në Tetor 1929,Luciano u detyrua të hynte me forcë në një limuzinë nën kërcënimin e armëve nga tre persona,të cilët e rrahën,plagosën me thikë dhe në fund e hodhën në një plazh në Staten Island.Ai i shpëtoj ngjarjes së rëndë në një farë mënyre por i la atij një të çarë në fëtyrë dhe një sy të rënë.Identiteti i rrëmbyesve të tij nuk është përcaktauar asnjëherë.Kur u gjet nga policia mbas rrahjes,Luciano tha se nuk e kishte idenë se kush mund ta kishte bërë.Megjithatë,në 1953-ishin,Luciano i tha një intervistuesi që kishte qënë policia e cila e kishte rrëmbyer dhe rrahur në një përpjekje për të gjetur Jack "Legs" Diamand.Një tjetër version ishte se Maranzanno e kishte urdhëruar sulmin.Pasoja më e rëndësishme e ngjarjes ishte mbulimi që pati në gazeta, duke prezantuar Lucianon tek publiku i New York-ut

Ardhja në pushtet

Redakto
 
Foto arkivi e policisë se New York-ut e vitit 1931

Në fillim të vitit 1931,Luciano kishte vendosur të eliminonte Masserian.Lufta kishte vajtur dobët për Masserian dhe Luciano pa një mundësi për të ndryshuar aleancë.Në një marrveshje sekrete me Maranzanon,Luciano pranoj të planifikonte vdekjen e Masserias në këmbim të marrjes së aktivitetive të tij si dhe të qënurit "krahu i djathtë" i Maranzanos.Më 15 Prill,Luciano ftoj Masserian dhe dy bashkëpuntor të tjerë në një restorant në Coney Island për drekë.Pasi mbaruan vaktin, ata vendosën të luanin me letra.Në këtë moment, sipas një legjende,Luciano shkoj në banjo.Katër banditë me armë - Genovese,Anastasia,Adonis dhe Benjamin "Bugsy" Siegel - shkuan në dhomën e ngrënies, qëlluan dhe vranë Masserian.Me "bekimin" e Maranzanos,Luciano mori pushtetin e Masserias dhe u bë vartësi i Maranzanos.Lufta Castellamarese mbaroj.

Me Masserian jashtë loje,Maranzano riorganizoj bandat iltalo-amerikane në New York City në 5 familje të drejtuara nga Luciano,Profaci,Gagliano,Vincent Mangano dhe ai vetë.Maranzano premtoj se të gjitha familjet do ishin të barabarta dhe të lira për të bërë para.Por,në një takim midis familjeve në Upstate New York,Marazano e shpalli veten si shefi i shefave.Maranzano gjithashtu reduktoj të ardhurat e familjeve rivale në favor të të tijat.Luciano sikur pranoj këto ndryshime,por ishte thjeshtë duke fituar kohë para se të hiqte Maranzanon.Megjithse Maranzano ishte pak më mëndjehapur se Masseria,Luciano kishte arritur në përfundimin se Maranzano ishte më lakmitar dhe kokëfortë se Masseria.

Në Shator 1931,Maranzano kuptoj që Luciano ishte një kërcënim dhe punësoj Vincent "Mad Dog" Coll,një gangster irlandez,për ta vrar.Por,Lucchese e alarmoj Lucianon se e kishin piketuar për ta vrar.Në 10 Shtator,Maranzano urdhëroj Lucianon dhe Genovesen që të vinin ke zyra e tij në 230 Park Avenue në Manhattan.I bindur se Maranzano po planifikonte për ti vrar,Luciano vendosi për të vepruar i pari.Ai dërgoj ke zyra e Maranzanos 4 gangster irlandez,fëtyra e të cilëve ishte e panjohur për njerëzit e Maranzanos.Ata ishin gjetur me ndihmën e Lansky-it dhe Siegel.Të maskuar si agjent qeveritar,2 nga gangsterët ç'armatosën bodigardët e Maranzanos.Dy të tjerët,të ndihmuar nga Lucchese,që ishte aty për të treguar Maranzanon,e goditën me thikë disa herë para se ta qëllonin.Kjo vrasje ishte e para e asaj që më pas u quajt si "Nata e lutjeve siciliane"

Disa ditë më vonë,në 13 Shator, kufomat e dy prej aleatve të Maranzanos,Samuel Monaco dhe Louis Russo,u gjetën në Newark Bay,me shenja torturash.Ndërkohë,Joseph Siragusa, lideri i familjes kriminale të Pittsburg,u qëllua për vdekje në shtëpinë e tij.Zhdukja e Joe Ardizonne e 18 Tetorit,shefi i famijes së Los Angelos-it, do të cilësohej më vonë si plani i supozuar për të eliminuar shpejt të gjithë shefat sicilain të "brezit të vjetër". Por, ideja e një spastrimi masiv i drejtuar nga Luciano është konsideruar si mit.

Riorganizimi i Koza Nostras

Redakto

Me vdekjen e Maranzanos, Luciano bë shefi kryesorë i mafias në SHBA. Ai kishte kapur majën e botës së krimit në SHBA,duke drejtuar aktivitetin bashkë me shefat e tjerë të krimit.Familja e tij kontrollonte biznese ilegale fitimprurse në New York City si kumari ilegal,zhvatjet,bastet,fajdet dhe trafiku i drogës.Luciano u bë me shumë influencë në aktivitetet e sindakatave të punës dhe kontrollonte Manhattan Waterfront,transportin e plehrave,ndërtimin,bizneset e veshjeve dhe transportin me kamion.

Megjithse do kishte patur pak refuzime nëse Luciano do e kishte shpallur veten shef i gjithë shefave,ai e shfuqizoj këtë titull,duke besuar se ky pozicion krijonte probleme midis familjeve dhe se e bënte atë një shënjester të një ndonjë konkurenti tjeter ambicioz.Në vënd të kësaj,Luciano vendosi të mbante qetësisht kontrollin nëpërmjet Komisionit duke krijuar aleanca jozyrtare me shefa të tjerë.Megjithatë,Luciano nuk i hodhi poshtë të gjitha ndryshimet a Maranzanos.Ai besonte se ceremonia e të qënurtit një "made man",ose një "mik i joni" në një familje kriminale ishte një anakronism sicilian.Por,Genovese ja mbushi mëndjen tjerë.Megjithatë,Lucianos që ta mbante këtë titull,duke arguentuar se të rinjtë duhe të kishin rituale që të promovonin bindje ndaj familjes.tjerë.tjerë.Megjithatë,Luciano mbeti i bindur ndaj omertas ,betimin i heshtjes, për të mbrojtur familjet nga ndjekja ligjore.Përveç kësaj,ai ruajti strukturën e 5 familjeve mafioze në New York City të Maranzanos .

Luciano i ngriti bashkëpuntorët e tij më të besuar italian në pozicione të larta në atë që tani quhet si familja kriminale Luciano.Genovese u bë nën-shefi ndërsa Costello u bë këshilltar.Adonis,Micheal "Trigger Mike" Coppola,Anthonz Strollo,Willie Moretti dhe Anthony Carfano shërbyen të gjithë si shefa-regjimi.Meqënëse Lansky dhe Siegel nuk ishin italian,asnjëri prej tyre nuk mund të kishte pozicione zyrtare brënda asnjërës familjeje mafioze.Megjithatë,Lansky ishte një këshilltar i lartë i Lucianos dhe Sielgel një bashkëpuntor i besuar.