Ludolph van Ceulen
Ludolph van Ceulen (28 janar 1540 – 31 dhjetor 1610) ishte matematikan gjerman nga Hildesheim. Si shumë gjermanë të asaj kohe i ndjekur nga Inkuizicioni, ai u detyrua të emigrojë në Hollandë.
Ceulen u vendos në Delft atje ai jepte mësime nga matematika në vitin 1600 ai u emërua si profesori i parë i matematikës në universitetin e Leidenit. Ai vdiq në Leiden në vitin 1610.
LLogaritja e numrit π
RedaktoLudolph van Ceulen harxhoi një kohë të gjatë të jetës së tij duke llogaritur vlerën e numrit π, në esencë ai e shfrytëzoi metodën e zhvilluar nga Arkimedi disa mijëra vjetë më parë. Ai në një libër të tij nga viti 1596 Van den Circkel ("Për rretin"), publikoi vlerën e numrit pi me 20 decimale të sakta dhe më vonë dha vlerën e këtij numri me 35 decimale. Pas vdekjes së tij numri pi
- 3.14159265358979323846264338327950288...,
është gdhendur mbi gurin e varrit të tij në Leiden. Për nder të tij numri pi quhet Numri i Ludolphit.
Lidhje të jashtme
Redakto- Oomes, R. M. Th. E.; Tersteeg, J. J. T. M.; Top, J. "The epitaph of Ludolph van Ceulen." Nieuw Arch. Wiskd. (5) 1 (2000), no. 2. online Stampa:Nl icon
- MacTutor biography of van Ceulen Arkivuar 3 maj 2006 tek Wayback Machine
- Ludolph van Ceulen (1540-1610) Stampa:Nl icon