Lufta Civile Amerikane
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Lufta Civile Amerikane (1861–1865) ishte luftë qytetare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Njëmbëdhjetë shtete skllavopronare të jugut shpallën ndarjen e tyre nga ShBA-të dhe formuan Shtetet e Konfederatës së Amerikës (Konfederatën). Të udhëhequr nga Jefferson Davis, luftuan kundër qeverisë federale të SHBA-ve (Unionit), që kishte mbështetjen e shteteve të lira joskllavopronare dhe pesë shteteve skllavopronare kufitare në veri.