Skllavëria

sistem në të cilin njerëzit trajtohen si pronë për t'u blerë dhe shitur, dhe janë të detyruar të punojnë
This is the stable version, checked on 10 prill 2020. 9 pending changes await review.

Skllavëria në kuptimin më të ngushtë të termit, është apo quhet çdo sistem në të cilin parimet e ligjit të pronësisë zbatohen për njerëzit, duke lejuar individët të caktuar të posedojnë, blejnë dhe shesin individë të tjerë, si një formë de jure e pronës.[1] Një skllav nuk mund të tërhiqet në mënyrë të njëanshme nga një aranzhim i tillë dhe është i detyruar të punojë pa shpërblim. Shumë studiues tani e përdorin termin "skllavëri" për t'iu referuar, de jure, gjendjes specifike të skllavërisë së legalizuar. Megjithatë, në kuptimin më të gjerë, fjala skllavëri mund t'i referohet çdo situate në të cilën një individ është de facto i detyruar të punojë kundër vullnetit të tij. Dijetarët gjithashtu përdorin terma më të përgjithshëm si puna e palodhshme ose puna e detyruar për t'iu referuar situatave të tilla. Në skllavëri, në kuptimin më të gjerë të fjalës, skllevërit mund të kenë disa të drejta dhe mbrojtje sipas ligjeve ose zakoneve. Skllavëria në shumë kultura, filloi së ekzistuari shumë kohë përpara, madje para historisë së shkruar. [2] Një person mund të bëhej skllav qysh nga koha e lindjes, kapjes ose e shitblerjes së tij. Ndërsa skllavëria është njohur institucionalisht në shumicën e shoqërive, ajo tani është nxjerrë jashtë ligjit në të gjitha vendet e njohura të botës, [3] [4] e fundit ishte Mauritania në vitin 2007. Megjithatë, sot ka ende shumë skllevër se në çdo moment tjetër në histori, [5] me rreth 45 milionë njerëz që janë në skllavëri në të gjithë botën. [6] Mënyra më e zakonshme e tregtisë së skllevërve tani zakonisht quhet trafikim njerëzor. Tregu i skllavërisë praktikohet ende nga disa shtete të lindjes. Në fusha të tjera, skllavëria (ose puna jo e lirë) vazhdon përmes praktikave të tilla si skllavërimi përmes borxheve, robëria, shërbëtorët vendës të mbajtur në robëri, adoptime të caktuara në të cilat fëmijët detyrohen të punojnë si skllevër, fëmijët ushtarë dhe martesa të detyruara.[7]

Shih edhe

Redakto



Burimet

Redakto
  1. ^ Laura Brace;The Politics of Property: Labour, Freedom and Belonging, 2004, Edinburgh University Press, pg.162 ISBN 978-0-7486-1535-3.
  2. ^ "Historical survey: Slave-owning societies". Encyclopædia Britannica. Arkivuar nga origjinali më 2007-02-23. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Kevin Bales:New Slavery: A Reference Handbook, 2004, ABC-CLIO, pg.4 ISBN 978-1-85109-815-6
  4. ^ Shelley K. White & Jonathan M. White & Kathleen Odell Korgen: Sociologists in Action on Inequalities: Race, Class, Gender, and Sexuality, 2014, SAGE Publications, ISBN 978-1-4833-1147-0 pg.43
  5. ^ A tipping point in the fight against slavery?Melissa Hogenboom, 2012, www.bbc.com
  6. ^ "Modern slavery estimated to trap 45 million people worldwide". nytimes.com. 31 maj 2016. Marrë më 1 qershor 2016. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  7. ^ "Religion & Ethics – Modern slavery: Modern forms of slavery". BBC. janar 30, 2007. Marrë më qershor 16, 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)