Logati (Sul)
fshat në Greqi
(Përcjellë nga Lugati (Sul))
Logat ose Lugat (greqisht: Αγορά/Agorá) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi. Përpara vitit 1927, fshati është njohur me emrin e vjetër në formën greke Λιογκάτι/Liogkáti.[1]
Logat
Αγορά | |
---|---|
Fshat | |
Emri i banorëve | Logaqot |
Gjeografia
RedaktoNga veriu Logati kufizohet me Dhragomin, nga jugu me Kardhiqin, nga perëndimi me Këndalin dhe nga lindja me malin e Cangarit.
Toponimet të fshatit Logat:(Kjo nuk është një listë e plotë të toponimeve për këtë fshat. Për më shumë informacion, shih shënimin më poshtë)[2]
- Agorea - kullotë e ullinj, në VP.
- Dardha Bunë - dardhë e madhe dimërore në fushë, në P.
- Fier’ i Zhavarit - vend me fier, kullotë, në JP.
- Fush’ e Logatit – fushë, në P.
- Gravat e Palokalasë - shpellë, në L.
- Gravat e Vrimës Bufit – shpella, në L.
- Kalaja - vend i thepisur mbi fshat ku gjenden muret e një kalaje të lashtë.
- Klisha e Logatit – kishë, në qëndër.
- Kondati - gurrë uji e ftohtë, në J.
- Kroi i Mançes - krua i ndërtuar me gurë, në P.
- Kruathi - krua afër palokalasë, në L.
- Mara e Logatit - këmbë mali, në L.
- Nisia - kullotë, në P.
- Palokalaja (ose Kalaja e Qutezës) - kala mbi fshat, në L.
- Prroi i Logatit - përrua i thellë.
- Prroi i Llakës Ballos - përrua, në JP.
- Sotira - ara në fushë, në P.
- Stan i Shullenje - stan i vjetër i fisit të shullenje, në L.
- Shkëmbet - shkëmbënjë, në L.
- Shpella e Dukës - shpellë, në JL.
- Shpella e Moçit - shpellë e madhe, në L.
- Shtrung’ e Kruathit - shtrungë e gurtë, në L.
- Shtrunga e Shullenje - shtrungë ku milte dhitë Nikoll Shullua, në L.
- Rripat e Llakës Ballos - ara ku janë dhe 3 rrepe të mëdhenj, në JP.
- Rrepet e Mançes - rrepe, nën hijen e të cilëve pushonin gjatë verës udhëtarët që shkonin për në Paramithi.
- Ura e Gjon Arapit - urë e gurtë me hark mbi Përroin e Mançes.
- Vrimja e Bufit - shpella, në L.
- Zhavari - kullotë, në fushë, në JP.
Demografia
RedaktoFamiljet në fshatin Logat:[3]
Bushi, Cili, Loli, Spiro, Shullenj (Foto Shulla, i ardhur nga Cangari i Sulit).
Lidhje të jashtme
RedaktoBurimet
Redakto- ^ Πανδέκτης: Liogkáti - Agorá
- ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 363-364. Shënim: Për shkak të luftës së ftohtë, komunizmit dhe kufirit të mbyllur, studiuesi Fatos Mero Rrapaj nuk ishte në gjendje për të mbledhur një listë e plotë të toponimeve së fshatrave shqipfolës ortodokse. Informatorët e tij ishin shqiptarë muslimanë, të cilët kishin ndërveprime të vogla me këto fshatra. Treguan: 1) Malo Taho, 97 vjeç, bari, analfabet, nga Kardhiqi i Paramithisë, refugjat i 44-ës, sot banon në fshatin Cerkovinë-Vlorë. 2) Halim Ago, 66 vjeç, bujk, autodidakt, refugjat i 44-ës, sot me banim në Cerkovinë. Cerkovinë, më 7. 9. 1977.
- ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 363.