Lugu i Madh
Artefakt
Lugu i Madh është një gjetje e rastit të monumentit në fshatin Vrellë.
Përshkrimi
RedaktoKjo gjetje u bë rastësisht pas disa vërshimeve të shiut në këtë fshat gjatë vitit 2006. "Lugu i Madh" është një lloj pllake votive e skalitur apo ndërtuar në mermer të bardhë, në të janë të paraqitur disa trupa njerëzish me përmasa 49.5 X 46cm dhe ka një trashësi gurore nga 11 deri në 17cm.
Në këtë monument shihen 4 figura mitologjike dhe kryesori Dionisi apo Liberi me shokët e tij.[1]