Luigj Pici (Ulqin, 17 mars[1] 1907 - Malësi, 10 nëntor 1946) ka qenë famullitar i Reçit dhe i Lohjes, përkrahës dhe pjesë e rezistencës shqiptare.

Biografia Redakto

U lind në Ulqin më 1907. Shkollën teologjike e kreu në Padova.

Përgjatë Luftës së Dytë Botërore, përkrahu rezistencën shqiptare. Sipas shkresave të Kuesturës Mbretërore të Fashizmit, njoftohej se strehonte çetat e Gjovalin Lukës dhe Llesh Marashit, arsye për të cilën ndiqej nga autoritetet.

Vijoi angazhimin në lëvizjen antifashiste, më 27 prill 1943 pasi u realizua Konferenca e parë e Këshillit drejtues të LANÇ në Dobraç të Shkodrës, u caktua ndër anëtarët së bashku me Sadik Bekteshin, Mark Ndojën, etj.

Më 7 janar 1945 qe pjesë e Komisionit për asistencën sociale për ndihmë të të dëmtuarve nga lufta. Më 9 gusht 1945 u dekorua për merita në luftë me "Urdhërin e Flamurit". Po atë vit u bë anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Frontit Antifashist, por pas gjyqeve kundër Klerit Katolik[2] ai nuk qe dakord. U doli në mbrojtje etërve jezuitë P. Daniel Dajani dhe P. Giovanni Faustit,[3] arsye për të cilën u përjashtua nga detyrat politike e shoqërore. Më 10 nëntor 1946 u gjend i vrarë në një rrugë në Malësi të Madhe.[2]

Referime Redakto

  1. ^ "Contemporary Hagiography: Albania". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b Juka, Gëzim H. (2018). Shkodranët e 7 prillit dhe të 29 nëntorit. Tiranë: Reklama. fq. 106, 118, 195, 226. ISBN 9789928440358. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Bushati, Ahmet (2001). Në gjurmët e një ditari. Shkodër: Camaj-Pipa. fq. 99. ISBN 9992741112. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)