Lulishtja quhet vendi i mbjellë me lule, një vend ku pushojnë njerëzit, kopsht me lule e gjithashtu edhe një vend i cili merret me prodhimin, kultivimin, trajtimin dhe tregtimin e luleve. Luleshitës me shumicë u shet lule me shumicë dhe furnizime të ngjashme profesionistëve në tregti. Shitësit me pakicë ofrojnë lule të freskëta dhe produkte dhe shërbime të ngjashme për konsumatorët. Lulishtja (dyqani) e parë e luleve u hap në vitin 1875.  

Një lulishte në Tiranë

Lulishtja mund të përfshijë edhe kultivimin e luleve, rregullimin e tyre si dhe biznesin e shitjes së tyre. Pjesa më e madhe e lëndës së parë të furnizuar për tregtinë e lulëtarisë (floristikës) vjen nga industria e luleve të prera . Lulishtet (dyqanet e luleve), së bashku me dyqanet në internet, janë dyqanet kryesore të cilat merren vetëm me lule, por edhe supermarketet dhe dyqanet e furnizimit të kopshteve gjithashtu shesin lule.

Burime

Redakto