Luljeta Progni
Luljeta Progni është skenariste dhe gazetare që prej vitit 1993.
Jeta personale
RedaktoLuljeta rrjedh nga një familje e cila ka vuajtur shumë në regjimin komunist dhe ka përjetuar histori të gjatë në internim. Me vendosjen e diktaturës komuniste në Shqipëri, shumë njerëz u bënë pjesë e lëvizjes antikomuniste të Nikaj-Mërturit në vitin 1946. Disa prej tyre, si gjyshi i saj, Dedë Mëhilli, dhe xhaxhai, Ndue Progni u pushkatuan. Babai i saj, Gjelosh Progni, ka qenë i burgosur politik prej 16 vitesh. Ai u arrestua në vitin 1948. Gjeloshit iu konfiskua prona dhe iu hoq e drejta e votës. Ai vuajti në kampin e Maliqit përrreth dy vjet. Më pas, e dërguan në kampin e Bedenit në Kavajë, si dhe në kampin e punës në Rinas. Pjesën tjetër të dënimit e bëri në burgun e Burrelit. U lirua nga burgu në vitin 1964. Ndërsa, familja e Gjeloshit u persekutua gjatë diktaturës komuniste dhe u internua në kampin e Tepelenës.[1] [2]
Karriera
RedaktoAjo filloi të merrej me gazetari në vitin 1993. Ka punuar për një sërë gazetash e televizionesh shqiptare. Ka fituar çmime të ndryshme për punën dhe kontributin e saj në gazetari, siç është çmimi i Bashkimit Evropian në gazetari investigative për vitin 2020, me kronikën “Skllevërit e naftës”.[3]
Ajo njihet edhe si skenariste e një cikli dokumentarësh të cilat dëshmojnë krimet e komunizmit në Shqipëri. [4]
Dokumentarë
RedaktoTitulli | Përshkrimi |
---|---|
Azizi | Historia e vuajtjeve në kampin e internimit në Tepelenë në vitet 1948-1954 |
Mall për me këndue | Historia e dhimbshme e këngëtarit shkodran Gac Çuni që humbi jetën në burgun e Burrelit |
Kitarë e burgosur | Gëzim Çela, i mbijetuar i kampit burg të Spaçit dhe kitara që mbajti gjallë shpirtrat e burgosur padrejtësisht |
Çarçafët e bardhë | Dokumentar i shkurtër, bazuar mbi tregimin e Maks Velos përjetimet e tij në burgun e Spaçit (i vlerësuar me çmimin e tretë në Festivalin e 7-të Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar Greqi, 1-8 gusht 2020, në kategorinë e Filmit Dokumentar të Shkurtër) |
Kryet nalt | Historia e Hoxhës Hafiz Ali Kraja, që u burgos nga diktatura komuniste për 19 vjet |
Revolta e Spaçit | Historia e kryengritjes dyditore të burgosurve politikë të burgut të Spaçit nga 21 maji deri më 23 maj 1973 |
Libra
RedaktoLuljeta është dhe autore e dy librave që përqendrohen në intervista rreth të fshehtave të atyre njerëzve që çmontuan diktaturën dhe Partisë Socialiste që qëndron mes transformimit dhe vazhdimësisë.
Shih edhe
RedaktoLidhje të jashtme
RedaktoReferime
Redakto- ^ Digitalb (28 dhjetor 2018). "Personale - Sezoni 1 | Episodi 13". Youtube.
- ^ "Gjelosh Progni". Kujto.al.
- ^ "Gazetarja e "ABC" fiton çmimin e parë të Bashkimit Europian për gazetari investigative". abcnews.al. 8 shtator 2021.
- ^ "Luljeta Progni në KafeIN". YouTube. 18 janar 2019.
- ^ "Pardesyte e bardha". YouTube.com. 11 dhjetor 2013.
- ^ Progni, Luljeta (2010). "Trashëgimtarët, Luljeta Progni". Shtepia e librit.