Lumnije Kqiku është mjeke dhe ligjëruese universitare në Kosovë dhe Austri.[1]

Biografia

Redakto

Lumnije Kqiku MD, DDS, Ph.D., u diplomua në Fakultetin e Mjekësisë, Dega Stomatologji, në Universitetin e Prishtinës. Nostrifikoi diplomën në Universitetin e Mjekësisë në Graz (Austri), për të përfunduar doktoratën në vitin 2004.

Dr. Kqiku është Ligjëruese e Lartë/Akademike për studentët e Mjekësisë së Përgjithshme, të Stomatologjisë e studimeve postdiplomike, Udhëheqëse e Klinikës Speciale të Endodoncionit e të Traumatologjisë Dentare në Klinikën Universitare Dentare të Gracit, Prodekane për Studimet e doktoratës në Seksionin e Stomatologjisë dhe koordinatore për CEEPUS (Central European Exchange Program for University Studies), Specialiste e certifikuar në fushën e Endodoncionit dhe të Traumatologjisë Dentare nga Universiteti i Prishtinës dhe Universiteti Mjekësor i Gracit. Hulumtuese shkencore në Fakultetin e Stomatologjisë në Universitetin e Zagrebit (2007) dhe në Universitetin Mjekësor të Tübingen-it, Gjermani, Kryetare e Shoqatës Evropiane të Endodontologjisë (2010). Nga 2018 Univ. Doz. Dr. med. dent në Universitetin Mjekësor Grac. Dr. Kqiku është mishërimi i endodontes dhe traumatologes akademike, një studiuese e zjarrtë dhe ligjëruese endodontike me interesa ndërkombëtare. Interesat e saj klinike dhe kërkimore janë trauma komplekse dentare, endodontika moderne dhe stomatologjia e përgjithshme. Autore dhe bashkautore e punimeve të shumta profesionale dhe shkencore, peer-revieewed, në fushat e ekspertizës së saj. Gruaja e parë nga Kosova dhe Shqipëria që më 2011 hyri në librin enciklopedik më prestigjioz në botë “Who’s Who in the World”, librin e biografive të njerëzve të shquar për arritjet dhe karrierën e tyre të jashtëzakonshme.[2]

Dr. Kqiku është nënkryetare e Traumatologjisë Dentare Austriake, Nënkryetare e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës për Evropën si dhe Kryetare e Komitetit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës. Për punën e saj akademike Dr. Kqiku u nderua me çmimin “Personalitet Nderi me Medalje të Artë” nga Qyteti i Grac-it (2023), për kontributin në mjekësinë e Kosovës me çmimin “Udhëheqja përmes Shembullit” nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës në Kongresin e Dytë Klinik mbajtur në Prishtinë (2022), me Mirënjohjen për arritjet shkencore në karrierë dhe prezantim të Kosovës në botë (2018/2021), për arritjet shkencore me Mirënjohje nga Drejtoria e Kulturës së Gjilanit dhe nga Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, nga Shoqata e Stomatologëve në Austri me çmimin për disertacionin më të mirë (2005).[3]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Lumnije Kqiku, MD, DDS, Ph.D. – KOSCS" (në anglisht). Marrë më 2024-11-20.
  2. ^ Gjinaj, Arben (2022-08-07). "Dr. Lumnije Kqiku, shqiptarja e parë në enciklopedinë "Who´s Who in the World"". Albinfo. Marrë më 2024-11-20.
  3. ^ Mustafa Ibrahimi (red.) Instituti Alb-Shkenca ndër vite 2002-2023 (Monografi), fq. 80, ISBN 9789951518208