Lutje dimri poezi të zgjedhura, Autore: Flutura Açka. Botuesi: Toena. Faqet e librit 184.

Thjesht është fjala për një poezi, përkatësisht për një ngasje poetike drejt mirësisë, poezi që në thelb, pavarësisht zënien e ngacmimit frymëzues, rrezaton mision drejt përsosmërisë. Në këtë frymë vjen i realizuar artistikisht komunikimi i saj mes impulseve të brendshme dhe detajeve, reflekseve nga përditshmëria. Tërë ato ngjyrime vijnë si autorrëfim i qetë dhe i urtë nga jashtë, por jo edhe pa dramacitet të brendshëm.