Flutura Açka
Flutura Açka (Elbasan, 4 qershor 1966) është poete, shkrimtare dhe botuese shqiptare. Më 2021 u zgjodh nga Partia Demokratike për të kandiduar në zgjedhjet parlamentare dhe fitoi mandatin për të qenë deputete duke përfaqësuar Qarkun e Elbasanit.
Flutra Açka | |
Fotoporteti | |
Emri | Flutra |
Mbiemri | Açka |
Lindur më | 1966 |
Lindur në | Elbasan |
Kombësia | shqiptare |
Shtetësia | shqiptare |
Profesioni | shkrimtare, ekonomiste |
Biografia
RedaktoU lind më 4 qershor 1966 në Elbasan. U diplomua për Statistikë në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës më 1988 dhe për Gjuhë-Letërsi më 2001 në Universitetin e Elbasanit.
Pas studimeve universitare, punoi për disa vite si gazetare dhe redaktore e gazetës "Fjala e lirë" që botohej në Elbasan, dhe më tej si redaktore shtëpinë botuese "Onufri" për pesë vite.[1]
Më 2001, bashkë me të shoqin e saj holandez, ngriti shtëpinë e saj botuese "Skanderbeg books" me qendër në Tiranë.
Vepra
RedaktoAçka është bërë e njohur me poezinë e saj, botuar fillimisht gazetën elbasanase "Shkumbini". Më 1997 fitoi çmimin ndërkombëtar "Lira e Strugës" në Netët e Poezisë Strugane, ku e ka përfaqësuar poezinë shqipe për disa vite.
Në vitin 1998 u zgjodh ndër 13 poetët më të mirë evropianë të gjeneratës së re në konkursin për çmimin e madh Tivoli-Europa në Itali. Përfaqësohet me poezitë e saj në pjesën më të madhe të antologjive të poezisë shqipe në gjuhë të huaj dhe poezi dhe cikle të saj janë botuar në shumë gjuhë. Edhe proza e saj po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje, edhe jashtë vendit. Romani i saj Vetmi gruaje është përkthyer në gjuhën bullgare nga Viktor Genkov.[2]
Botime
RedaktoPoezi
Redakto- Tri vjeshta larg, Elbasan: Onufri, 1993;
- Mure vetmie, Elbasan: Onufri, 1995;
- Festë me ankthin, Elbasan: Onufri, 1997;
- Botuar në antologjinë Kënga e Anetuzës përzgjedhur nga Flora Brovina dhe Valentina Saraçini, Prishtinë: Buzuku, 1998;
- Kurth'i diellit, Tiranë: Skanderbeg, 2003;
- Zbathur, Tiranë: Toena, 2007;
- Lutje dimri, Tiranë: Toena, 2008;
- Ftesë për flirt, Tiranë: Skanderbeg, 2015;
Prozë
Redakto- Vetmi gruaje, Tiranё: Skanderbeg, 2001 - roman; përkthyer në bullgarisht nga Viktor Genkov: Самотата на една жена (2007);[3]
- Kryqi i harresës, Tiranë: Skanderbeg, 2003;
- Hiri, Tiranë: Skanderbeg, 2006;
- Ku je?, 2009;
- Kukullat nuk kanë Atdhe, Tiranë, 2013;
- Të ftuar në rrethin e dhjetë, 2017;
- Biri, 2020;
Referime
Redakto- ^ Hudhri, Bujar (9 maj 2021). "Një sfidë publike". kultplus.com.
- ^ Albanologjia në Bullgari - Përkthime
- ^ Myzhden Mehmedova (Мюжден Мехмедова) : Самотата на една жена