Fakulteti i Ekonomisë i Universitetit të Tiranës

Fakulteti i Ekonomisë i Universitetit të Tiranës është një nga gjashtë fakultetet e Universitetit të Tiranës. Duke qënë një nga Fakultetet më me emër në vend, dhe një nga institucionet më të vjetra të arsimit të lartë në Shqipëri, Fakulteti i Ekonomisë ofron programe në shkenca ekonomike në të tre nivelet e mësimdhënies: Bachelor, Master dhe Doktoraturë.

Fakulteti i Ekonomisë,
Universiteti i Tiranës
LlojiFakultet i Universitetit Publik
Nivele studimi: Bachelor, Master, Doktoraturë
Themelimi1952
DekaniProf.Dr. Dhori Kule
KampusiTirana
Faqja zyrtarewww.feut.edu.al

Historiku

Redakto

Fakulteti i Ekonomisë u themelua në vitin 1952, me emrin Instituti i Lartë i Ekonomisë. Me krijimin e Universitetit të Tiranës në vitin 1957, Instituti u riemërtua si "Fakulteti i Ekonomisë" dhe u bë pjesë e Universitetit të sapoformuar. Në atë kohë Fakulteti i Ekonomisë ofronte diploma vetëm në dy degë: Ekonomi dhe Kontabilitet.[1]

Gjatë viteve që pasuan Fakulteti i Ekonomisë u zgjerua dhe në vitin 1990 ai ofronte programe studimi në gjashtë degë: Ekonomist për Industrinë, Ekonomist për Financë, Ekonomi Politike, Ekonomist për Tregtinë, Ekonomist për Statistikë dhe Merceologji. Gjatë viteve të diktaturës së proletariatit (1945-1991), programet mësimore të Fakultetit qenë ndërtuar mbi bazën e parimeve të ekonomisë të centralizuar dhe ideologjisë marksiste.[1]

Me ardhjen e pluralizmit, Fakulteti i Ekonomisë u gjend përpara nevojës së riorganizimit të kurrikulave mësimore, me qëllim trajnimin e profesionistëve të aftë për të punuar në kushtet e ekonomisë së tregut. Aktualisht, si pasojë e Procesit të Bolonjës, Fakulteti operon në bazë të programeve të reja mësimore, të cilat janë të bazuara dhe të njëhsueshme me kurikulat e shkollave perëndimore, dhe të përshtatura ndaj kushteve konkrete të vendit tonë.[1]

Struktura

Redakto

Këshilli i Fakultetit është organi epror kolegjial, i cili vendos për problemet më të rëndësishme të Fakultetit në fushën e mësimit, kërkimit shkencor dhe atë administrative e financiare. Këshilli përbëhet nga përfaqësues të personelit mësimor shkencor të Fakultetit, të punonjësve mësimorë, të administratës dhe të studentëve. Mandati i Këshillit është 4 vjeçar.

Autoritetet drejtuese të Fakultetit janë Dekani dhe Përgjegjësat e Departamenteve.[2]

Zëvendës Dekani është përgjegjës për veprimtarinë shkencore dhe procesin mësimor, ndërsa Kancelari është përgjegjës për ndjekjen e problemeve ekonomike dhe administrative të Fakultetit të Ekonomisë.

Departamente

Redakto
  • Departamenti i Statistikës dhe Informatikës të Zbatuar
  • Departamenti i Ekonomiksit
  • Departamenti i Manaxhimit
  • Departamenti i Financës
  • Departamenti i Kontabilitetit
  • Departamenti i Marketingut

Shiko edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto

Burim i të dhënave

Redakto
  1. ^ a b c "Fakulteti i Ekonomisë: Historiku". Arkivuar nga origjinali më 22 mars 2016. Marrë më 27 prill 2016.
  2. ^ "Fakulteti i Ekonomisë: Organigrama". Arkivuar nga origjinali më 22 mars 2016. Marrë më 27 prill 2016.