Kontabiliteti
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Kontabiliteti është proces që merret me grumbullimin, përpunimin dhe raportimin e informatave financiare.[nevojitet citimi]Kontabiliteti eshte aktivitet sherbyes i dizajnuar per te akumuluar, per te matur dhe per te komunikuar te gjitha inforacionet financiare mbi etinitetin ekonomik,biznesin dhe organizatat jofitimprurse. Kontabiliteti si shkencë ekonomike mirret me studimin plotësimin interrpretimin e relzutateve finaciare në një kohë të caktuar kohore. Kontabiliteti si disiplinë është një fushë shumë e gjerë dhe në kohën e sotme në vete ngërthen disa degë. Në përgjithësi roli i kontabilitetit është që t'iu ndihmojë menaxherëve, investitorëve, autoriteteve shtetërore të taksave dhe njerëzve apo grupeve të njerëzve vendim marrës të marrin vendime më të sigurta duke u bazuar në të dhënat kontabël. Auditimi është disiplinë e ndërlidhur por e ndryshme nga kontabiliteti. Auditimi ka dy nën disiplina që janë: auditimi i brendshëm [internal] dhe auditimi i jashtëm [eksternal]. Me auditimin eksternal nënkuptojmë analizën dhe kontrollin e të dhënave kontabël nga njerëz, grupe njerëzish apo institucione që janë nga jashtë kompania së cilës i bëhet auditimi. Ky lloj auditimi bëhet më së shumti nga ana e shtetit edhe ate nga ana e institucionit për taksa dhe tatime si dhe nga investitorë të mundshëm në kompaninë që auditohet.

Më shumë eksport se sa import.
Më shumë import se sa eksport.
Pa të dhëna.
Me auditimin internal nënkuptojmë mbledhjen dhe analizën e të dhënave kontabël të kompanisë nga ana e njerëzve apo grupeve të njerëzve që cilët janë pjesë e asaj kompanie. Gjat këtij auditimi tentohet gjithmonë të arrihet një neutralitet i vlerësimit të të dhënave nga auditimi sepse këto të dhëna menaxhimit të kompanisë i ndihmojnë që të shohë nivelin në të cilin gjendet kompania qoft krahasuar mes kompanive të tjera, qoftë krahasuar mes periudhave të ndryshme kohore të vet kompanisë ose krahasuar me planet e parakrijuara. Profesionisti që merret me kontabilitet quhet kontabilist. Në vendet tona si dhe në botë gjenden shumë trupa profesionale të kontabilitetit.
Historia e kontabilitetit Redakto
Të dhëna të dokumentuara mbi kontabilitetin e thjeshtë kemi qysh nga kohët e lashta të njerëzimit gjatë civilizimit të Sumerianëve në Mesopotami, kur ata kishin nevojë të mbanin evidenca mbi prodhimet e tyre agro-kulturore. Kontabilitet i thjesht është përmendur në Kur'an në Suretu El Bekare ajeti 282, gjithashtu kontabilitet i thjeshtë është përmendur në Bibël tek Mateu. 25:19. Shkrimtari i shekullit të dymbëdhjetë Ibën Tejmija kontabilitetin e ka përmendur në librin e tijë Hizba (verifikim, kalkulim), e paraqitur një sistem i kontabilitetit i përdorur nga myslimanët kah mesi i shekullit të shtatë.
Praktikimi i kontabilitetit ishte i ndikuar nga Roma antike dhe Perandoria Persiane. Shembull më i detajuar dhe kompleks i përdorimit të kontabilitetit është regjistruar gjate udhëheqjes së kalifatit të dytë Islam nga Umer Ibn el-Hatabi. Sistemi kontabël i Omerit u shfrytëzua, me disa ndryshime, nga udhëheqësit mysliman gjer në kohën e Perandorisë Osmane.
Luca Pacioli dhe kontabiliteti modern Redakto
Libri i parë i shkruar mbi kontabilitetin "Della Mercatvra et del Mercante Perfetto" ishte ai i ekonomistit kroat Benedetto Cotrugli që është i njohur edhe si Benedikt Kotruljević nga Dubrovniku. Libri u shkrua në vitin 1458 por nuk u botua gjer në vitin 1573.
Për këtë arsye të mos publikimit Luca Pacioli (1445 - 1517), gjithashtu njohur si Friar Luca dal Borgo llogaritet si themelues i kontabilitetit. Në librin "Summa de arithmetica, geometrica, proportioni et proportionalita", në (Venecia në vitin 1494), paraqet sintezën e njohurive matematikore të kohës së tij dhe formulon metodat e mbajtjes së kontabilitetit.
Historia e metodave kontabël Redakto
- Metoda Italiane
- Metoda Gjermane
- Metoda Amerikane
Llojet e kontabilitetit Redakto
- Kontabiliteti financiar
- Kontabiliteti i kostos
- Kontabiliteti i projektit
- Kontabilitet parandalues
- Kontabiliteti menaxherial
Principet e kontabilitetit Redakto
Konceptet e kontabilitetit, gjendja faktike dhe gjendja reale.
Konventat e kontabilitetit Redakto
= Përdorimi i kompjuterit në kontabilitet Redakto
Standardet e kontabilitetit Redakto
- Standardet ndërkombëtare të kontabilitetit (IAS/IFRS)
- HGB standardet gjermane të kontabilitetit
- Standardet e kontabilitetit në Shqipëri