Nuk ka versione të shqyrtuara të kësaj faqe, ndaj mund të mos jetë kontrolluar përputhja e saj me standardet.

"Më kot e keni" është një film dokumentar shqiptar. Prodhuar në vitin 1959 nga Kinostudio "Shqipëria e re". Përshkrimi: Ditë pranvere në fshatin Larushk të Krujës. Një traktor punon në fushë, një grua fshatare mbush ujë në pus, pleq dhe shtëpia e Hajdar Hoxhës, gruaja e tij me familjen dhe fëmijën. Gazeta "Zëri i Popullit" shkruan mbi protestën tonë ndaj qeverisë greke. Kufiri me fshatin Broçan të Bilishtit, shihet posta greke. Më 30 mars, 15 ushtarë grekë futen në tokën shqiptare, vrasin rojen e postës së kufirit Hajdar Hoxha dhe plagosin një tjetër. Ushtari i vrarë. Një oficer studion vendin e ngjarjes. Populli i Krujës, ku banonte ushtari i vrarë, është mbledhur për të përcjellë për të fundit herë kufitarin. Nëna qan mbi arkivol, një batare ushtarësh bëjnë qitje me pushkë. Punonjësit e trikotazhit të Korçës, shkojnë në spital të shohin kufitarin e plagosur. Jeta vazhdon përsëri e qetë. Kufitarët ruajnë. Disa nxënës janë në kopshtin eksperimental të shkollës së tyre. Vajza e vogël e ushtarit hero dhe gratë e fshatit Larushk punojnë në arë.

Operator: Agim Fortuzi

Operator zëri: Xhevat Behri

Shënime: Mbi vrasjen e kufitarit shqiptar Hajdar Hoxha në kufi nga ushtarët grekë.

Regjia: Shkëlzen Shala Skenari: - Muzika: Ismail Balla, formulim Prodhuar: Kinostudio "Shqipëria e re" Viti: 1959 Kohëzgjatja: 7 min