Mëhalla e Çarshisë, lagjja e Çarshisë, të cilën në dokumentet osmane të viteve 30-40 të shek.XIX e hasëm me këtë emër, pos Lagjes së Bejlerve, ajo përshinte një hapësirë shumë më të madhe dhe, pos dyqaneve zejtare e tregtare dhe objekteve të tjera, kjo lagje, atëbotë, kishte gjithsejt 39 shtëpi me 195 banorë, të gjithë shqiptarë-myslimanë. Duhet cekur se si në themelimin ashtu edhe në zhvillimin urban të Gjilanit, Gjinollët po e merrnin shembull Prishtinën dhe Vranjën. Me qëllim që të bënin një zhvillim harmonik, sipas nevojave dhe interesave të qytetarëve, ata që nga fillimi kanë punuar në krijimin dhe zgjerimin e qendrës së qytetit, ku, përveq objekteve të banimit, mjaft herët kanë ekzistuar disa institucione, dyqane zejtare e tregtare, në mënyrë që qytetarët aty mund të furnizoheshin sa më lehtë me artikuj të nevojshëm jetësorë, pastaj, xhamia, që u mundëspnte qytetarëve vendës dhe të ardhur t'i kryejnë obligimet e tyre fetare.[1]

Referime

Redakto
  1. ^ Selmani, Aliriza (2015). Gjilani Qendër e Anamoravës. Gjilan: Pika 5A. ISBN 978-9951-621-04-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)