Mërgata
Mërgata (Diaspora) emër përfshirës për vendin, aktivitetin, kulturën dhe jetën në përgjithësi të mërgimëtarëve të një populli me karakteristika të veçanta.
Përderisa me shprehjen nga shkencat sociologjike Diaspora bëhet një kufizim në kuptimin e shpërndarjes së një pjese të popullit, me fjalën Mërgata nënkuptohet gjithësia shoqërore, fizike dhe shpirtërore e diasporës e cila nga këto lidhje nuk mund të shkëputët por mbetë si degë e kapur për trungun. Kjo shprehje ka më tepër karakteristika të llojit të migrimit dhe imigrimit shqiptar, të cila janë krijuar me kalimin e kohës përshkaqe të ndryshme që kanë rrjedhur nga historia e popullit shqiptar.