Mërgim Mjeku është këngëtar i mirënjohur Kosovar. Mërgim Mjeku është njëri ndër këngëtarët e rinj më të kërkuar sot, si në Kosove, Kosovë e çdo vend ku ndodhën shqipëtarët. I lindur dhe i rritur në Hannover të kosove, Mërgim Mjeku është shembull se si ruhet gjuha dhe tradita shqipëtare, e këtu padyshim që një rol të rëndësishëm ka luajtur babai i tij, Isa Mjeku, i cili përveç gjuhës dhe zakoneve, Mërgimit i dha edhe hapat e parë në muzikë.

Qysh në moshë shumë të re, hapat e parë i filloj me muzikë folklorike, duke kaluar gradualisht në atë popullore e deri te rrymat moderne të kohës së sotit. Vlenë të theksohet, se përveç si këngëtar, Mërgimi ishte dhe vazhdon të jet edhe instrumentist i shkëlqyer. Vlenë të përmendën bashkëpunimet e tij me shumë këngëtarë të Showbizzit, Estradës si dhe shumë Producentë/Studio Muzikore, si: Skivi, Lori, Meda, Vjollca Haxhiu, Shpat Kasapi, Rovena Stefa, Wirusi, Zzapnchriss, ShpetaSound, Adrian Kastrati, Blero, Irkenc Hyka, e shumë e shumë të tjerë.

Mergim Mjeku
Background information
Emri i lindjesMergim Mjeku
Gjithashtu njohur siMergim Mjeku
Lindi02 Qershor 1993
OrigjinaKosova Prishtine, Kosove
ZhanretFolk , R & B

Disa nga këngët e tij më të njohura jan : Lujmi, Nuse, Vajzat e fshatit, Syt e saj, Albanian Mashup etj.

Diskografia Redakto

  • Më datë 10 Shtator 2012, Mergim Mjeku publikon videoklipin "Thirrem".
  • Më datë 19 Qershor 2014, Mergim Mjeku publikon videoklipin "Pike Ne Zemer".
  • Më Dhjetor 2014, Mergim Mjeku merr pjesë në Zhurma Show 2014 me këngën "Pike Ne Zemer".
  • Më datë 29 Janar 2015, Mergim Mjeku publikon videoklipin "Befasisht", në bashkëpunim me Shpat Kasapi.
  • Më Prill 2015, Mergim Mjeku merr pjesë në Celësi Muzikor 9 me këngën "Moj çapkëne".
  • Më Janar 2015, Mergim Mjeku merr pjesë në Prizreni Music Fest 2015 me këngën "Te Prita".
  • Më datë 30 Korrik 2015, Mergim Mjeku publikon videoklipin "Pse Shkove". Videoklipi u prodhua nga Imagine Films.
  • Më datë 10 Dhjetor 2015, Mergim Mjeku publikon videoklipin "Kthema Zot".
  • Më datë 20 Maj 2016, Mergim Mjeku publikon videoklipin "Lej Foret".
  • Më datë 1 Korrik 2016, Mergim Mjeku publikon videoklipin "Na Dy". Muzika e këngës u punua nga Zzap And Chriss, ndërsa për orkestrimin u kujdes Zzap And Chriss. Videoklipi u prodhua nga MProduction.
  • Më vitin 2016, Mergim Mjeku publikon albumin "Luj Me Mua"
  • Më datë 5 Qershor 2017, Mergim Mjeku publikon videoklipin "So Sen".
  • Më datë 30 Shtator 2017, Mergim Mjeku publikon videoklipin "Du Me T'pas". Muzika e këngës u punua nga Nurteel, teksti u shkrua nga Nurteel. Videoklipi u prodhua nga XL Films.
  • Më datë 22 Dhjetor 2017, Mergim Mjeku & Dj Gimi-O publikojnë videoklipin "Lujmi".
  • Më datë 4 Shkurt 2018, Mergim Mjeku publikon videoklipin "S'ka Dashni". Muzika e këngës u punua nga Kreshnik Avdiu, teksti u shkrua nga Kreshnik Avdiu, ndërsa për orkestrimin u kujdes Ardian Kastrati.
  • Më datë 22 Maj 2018, Mergim Mjeku publikon videoklipin "Albanian Mashup 2018".
  • Më datë 16 Qershor 2018, Mergim Mjeku publikon videoklipin "Albanian X German Mashup 2018".
  • Më datë 19 Korrik 2018, Mergim Mjeku publikon videoklipin "Syt E Saj", në bashkëpunim me Skivi. Muzika e këngës u punua nga Maringlen Boja.
  • Më vitin 2018, Mergim Mjeku publikon albumin "Lujmi Lujmi".
  • Më datë 27 Tetor 2018, Mergim Mjeku publikon videoklipin "Muy Loco". Videoklipi u prodhua nga Filmnation.
  • Më datë 26 Janar 2019, Mergim Mjeku publikon videoklipin "A M'ke Harru". Videoklipi u prodhua nga MProduction, ndërsa produksioni audio u realizua nga Blero.
  • Më datë 22 Mars 2019, Mergim Mjeku publikon videoklipin "Të Kërkoj". Muzika e këngës u punua nga Irkenc Hyka, teksti u shkrua nga Petro Xhori, ndërsa për orkestrimin u kujdes Irkenc Hyka. Videoklipi u prodhua nga kompania MProduction.
  • Më datë 3 Korrik 2019, Mergim Mjeku publikon videoklipin "Dashni". Muzika e këngës u punua nga Irkenc Hyka, ndërsa teksti u shkrua nga Petro Xhori. Videoklipi u prodhua nga kompania MProduction.
  • Më datë 31 Korrik 2019, B2N & Mergim Mjeku publikojnë videoklipin "Vajzat E Fshatit". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga B2N.
  • Më datë 16 Shkurt 2020, Mergim Mjeku publikon videoklipin "Tufë Lulesh". Videoklipi u prodhua nga kompania MProduction.
  • Më datë 4 Tetor 2020, Gold AG & Mergim Mjeku publikojnë videoklipin "Nuse". Muzika e këngës u punua nga B2N, teksti u shkrua nga B2N & Gold AG, ndërsa për orkestrimin u kujdes B2N. Videoklipi u prodhua nga kompania MProduction.
  • Më datë 8 Janar 2021, Mergim Mjeku publikon videoklipin "Qaj". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga B2N. Videoklipi u prodhua nga kompania MProduction.
  • Më datë 28 Maj 2021, Mergim & Ani publikojnë videoklipin "Capitano". Videoklipi u prodhua nga MProduction, ndërsa produksioni audio u realizua nga B2N.

Linqe të jashtme Redakto

Facebook

Instagram

Spotify

Apple Music

Audiomack