Mësimi permanent është të mësuarit gjatë gjithë jetës ose thënë ndryshe është "ndjekja e vazhdueshme, e vullnetshme dhe e vetëmotivuar" [1] e diturive për arsye personale ose profesionale. Prandaj, ky lloj mësimi, jo vetëm që rrit përfshirjen sociale, qytetarinë aktive dhe zhvillimin personal, por edhe vetëqëndrueshmërinë, si dhe konkurrencën dhe punësueshmërinë. [2]

Përmbledhje

Redakto

Gjatë pesëdhjetë viteve të fundit, inovacioni dhe ndryshimi i vazhdueshëm shkencor dhe teknologjik kanë pasur efekte të thella në mënyrën se si kuptohet të mësuarit dhe të nxënit. Të mësuarit nuk mund të ndahet më në një vend dhe kohë për të përvetësuar njohuri (shkollë) dhe një vend dhe kohë për të aplikuar njohuritë e marra (vendin e punës). [3] Përkundrazi, mësimi mund të shihet si diçka që zhvillohet vazhdimisht nga ndërveprimet tona të përditshme me të tjerët dhe me botën përreth nesh. Ai mund të krijojë dhe ndryshojë formën e të mësuarit formal, mësimit informal, ose të mësimi joformal dhe i vetëdrejtuar. Allen Tough (1979), arsimtar dhe studiues kanadez, pohon se pothuajse 70% e projekteve të mësimit janë të vetëplanifikuara. [4]

Dy teori me rëndësi të veçantë kur merret parasysh të mësuarit permanent (mësimi gjatë gjithë jetës) janë konjitivizmi dhe konstruktivizmi. Kognitivizmi, dhe më saktë teoria e gestaltit, flet për të mësuarit si kuptim të marrëdhënies midis asaj që është e vjetër dhe asaj që është e re. Në mënyrë të ngjashme, teoria konstruktiviste thotë se "njohuria nuk merret në mënyrë pasive nga bota ose nga burime autoritative, por ndërtohet nga individë ose grupe që kanë kuptimin e botëve të tyre eksperimentuese". [5] Konstruktivizmi shpie në të mësuarit gjatë gjithë jetës, pasi bashkon të mësuarit nga shumë burime të ndryshme duke përfshirë edhe përvojat e jetës.

Raporti Delors [6] propozoi një vizion të integruar të arsimit bazuar në dy paradigma kryesore: të mësuarit permanent (gjatë gjithë jetës) dhe katër shtyllat e të mësuarit. Raporti propozoi një kornizë gjithëpërfshirëse konceptuale të të mësuarit, atë të 'katër shtyllave të të mësuarit'. Ai argumentoi se arsimi zyrtar ka tendencë të theksojë marrjen e njohurive në dëm të llojeve të tjera të mësimit, të domosdoshme për zhvillimin e njeriut. Ai theksoi nevojën për të menduar lidhur me arsimin permanent (të mësuar gjatë jetës), dhe për të adresuar se si të gjithë mund të zhvillojnë aftësi, njohuri dhe qëndrime përkatëse për punë, nënshtetësi dhe përmbushje personale. [7] Sipas raportit në fjalë, katër shtyllat e të mësuarit janë:

  1. Të mësuarit për dituri
  2. Të mësuarit për të bërë
  3. Të mësuarit për të qenë
  4. Të mësuarit për të jetuar së bashku.[8][7]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Department of Education and Science (2000). Learning for Life: Paper on Adult Education. Dublin: Stationery Office.
  2. ^ Commission of the European Communities: "Adult learning: It is never too late to learn". COM(2006) 614 final. Brussels, 23.10.2006.
  3. ^ Fischer, Gerhard (2000). "Lifelong Learning - More than Training" in Journal of Interactive Learning Research, Volume 11 issue 3/4 pp 265–294.
  4. ^ The Adult's Learning Projects, A Fresh Approach to Theory and Practice in Adult Learning p.1
  5. ^ Yilmaz, Kaya (2008). "Constructivism: Its Theoretical Underpinnings, Variations, and Implications for Classroom Instruction". Educational Horizons (në anglisht). 86 (3): 161–172.
  6. ^ UNESCO. 1996. Learning: The Treasure Within. Report of the International Commission on Education for the 21st Century. Paris, UNESCO. 
  7. ^ a b Keevy, James; Chakroun, Borhene (2015). Level-setting and recognition of learning outcomes: The use of level descriptors in the twenty-first century (PDF) (në anglisht). Paris, UNESCO. fq. 27–28. ISBN 978-92-3-100138-3.
  8. ^ Tawil, S. and Cougoureux, M. 2013. Revisiting learning: the treasure within. Assessing the in uence of the 1996 Delors report. Education Research and Foresight Occasional Paper no. 4, January. Paris, UNESCO. 

Bibliografia

Redakto