Magdalena Cara ka lindur në Tiranë në vitin 1963 dhe është lektore në Universitetin Bujqësor të Tiranës, në Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit prej vitit 2005.[1] Ajo është pikë kombëtare kontakti për projektet Horizon Europe në fushën e “Ushqimit, Bio-Ekonomisë dhe burimeve natyrore agrikulturore dhe mjedisore” si dhe anëtare e Komitetit Shkencor të COST (European Cooperation in Science and Technlogy)[2] si dhe e Komisionit të Përhershëm të Biologjisë, Agrikulturës dhe Mjekësisë Veterinare në Akademinë e Shkencave në Shqipëri[3]. Prej vitit 2021 ajo është anëtare në Rrjetin e Grave Shqiptare në STEM[4]

Edukimi

Redakto

Ajo ka ndjekur studimet 5 vjeçare në degën e Kimisë dhe është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Shkencave të Natyrës në vitin 1988. Në të njëjtin fakultet ajo ka kryer studimet e nivelit Master (2002 – 2004) dhe studimet e doktoraturës (2005 – 2007).

Karriera

Redakto

Magdalena Cara ka një eksperiencë të gjatë profesionale dhe akademike në fushën e Kimisë. Pas përfundimit të studimeve ajo ka punuar si inxhiniere kimike në Metalurgjikun e Kombinatit, dhe më pas si inspektore kimike pranë Ministrisë së Industrisë në Shqipëri. Prej vitit 1992 deri në 1997, Magdalena ka punuar si kërkuese në laboratorin e kimikateve dhe pesticideve pranë Institutit të Mbrojtjes së Bimëve. Karriera e saj akademike nisi si pedagoge e jashtme në 2005 pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe nga viti 2006 si staf akademik kërkimor dhe mësimor me kohë të plotë. Ka kryer kualifikimet akademike sipas legjislacionit dhe mban titullin profesor nga Janari i 2015.

Publikime

Redakto

Magdalena Cara është autore e një teksti shkollor me titull "Mytoksinat"[5]. Po ashtu ajo është bashkëautore e një sërë publikimesh akademike ndërkombëtare.

Publikime

Redakto

Lidhje të Jashtme

Redakto

Magdalena Cara ka qenë personazh i një video/podcast të krijuar nga të rinjtë në kuadër të projektit Local STEMspresso: Promovimi i Grave në STEM nga të rinjtë për të rinjtë, të zbatuar nga SCiDEV me mbështetjen e UNDP Albania, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si pjesë e programit të përbashkët të Kombeve të Bashkuar "T'i japim fund dhunës ndaj grave në Shqipëri", financuar nga Ambasada e Suedisë në Shqipëri. [6]

Referime

Redakto
  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 31 korrik 2021. Marrë më 31 korrik 2021. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ "COST Scientific Committee". COST (në anglishte amerikane). Marrë më 2022-07-22.
  3. ^ "Komisione të përhershme shkencore". www.akad.gov.al. Marrë më 2022-07-22. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Network of Albanian Women in STEM | SCiDEV Center" (në anglishte amerikane). Marrë më 2022-07-22.
  5. ^ "Mykotoksinat- Magdalena Cara". Libraria Universitare UBT (në anglishte amerikane). Marrë më 2022-07-22.[lidhje e vdekur]
  6. ^ "Local STEMspresso – Promoting Women in STEM to Youth from Youth | SCiDEV Center" (në anglishte amerikane). Marrë më 2022-07-22.