Magjistralja Mitrovicë - Pejë
Magjistralja Mitrovicë – Pejë ose Rruga Mitrovicë – Pejë është një rrugë magjistrale e vjetër në Kosovë, si një zgjatim i rrugës së Ibrit. Përdorej ekskluzivisht për karvanët. Ajo mirëmbahej dhe meremetohej nga autoritetet osmane para Luftërave Ballkanike por për shkak të pasigurisë përdorimi i saj u zvogëlua. Rindërtimi i saj vazhdoi kryesisht pas Luftës së Dytë Botërore kur u lidh me "Magjistralen e Adriatikut". Modernizimi i saj ka vazhduar pas Luftës së Kosovës 1997/99.