Malësia
Me emrin Malësi ose Malcí për vendin, si dhe malësorë apo malcorë për banorët, kuptohet njëri prej grupeve të mëdha etnografike që përbëjnë Shqipërinë e Veriut. Ky emërtim si emër i përveçëm i jepet vetëm rajonit të njohur në gjeografi si Alpet e Veriut.[1]
Historia
RedaktoViset e Malcisë shtrihen mbi dhe përtej territorit ku në Mesjetë gjendej Pulatum-i që një periudhë u qeveris nga fisnikët e familjes Shpani.[1] Në këtë territor u dyndën në formë valësh një popullsi e re blegtorësh shtegtues. Kjo popullsi sipas Zojzit, nisi të vendosej aty pari nga fillimi i mijëvjeçarit të dytë sepse, pse ndër shekujt XII-XIV filloi të përmendej ndër dokumente. Fise të cilat gjatë shek. XVII-XVIII u zhdukën dhe në shek. XIX u konstatuan mbeturinat e tyre nga udhëpërshkruesit.[2]
Mali
RedaktoEmërtimi mal shënjon një nga lidhjet e ndryshme të bashkësive në shoqërinë tradicionale shqiptare, karakteristik për shqipen si emërtim, sipas Çabejt. Përmendja e parë e kësaj lloj bashkësie ka qenë Mali i Hotit (srb. Hotina Gora) nga burimet serbe më 1330, pastaj në ato venedikase të shek. XV (lat. Capitanes Montanee Ottorum) e në ato osmane më 1485 (Nahija e Maleve Hot).[3]
Referime
Redakto- ^ a b Zojzi, Rrok (2018) [1962]. "Ndamja krahinore e popullit shqiptar: Gegnia" (PDF). Gegnia. 6: 8–22. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 21 tetor 2019. Marrë më 21 tetor 2019.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Ulqini 2003, pp. 44-45.
- ^ Ulqini, Kahreman (2003). Struktura e shoqërisë tradicionale shqiptare. Shkodër: Idromeno. fq. 69. ISBN 9789992784150.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)