Malet e Prilepit
Malet e Prilepit gjenden në veriperëndim të Deçanit. Sipërfaqja e zonës është 0.92 ha e shpallur si rezerevat strikt i natyrës në vitin 1963.[1]
Malet e Prilepit | |
---|---|
IUCN kategoria Ia (rezervat strikt natyror) | |
Shteti | Kosova |
Komuna | Deçan |
Sipërfaqja | 1 ha |
Krijimi | 1963 |
Bjeshka e Prilepit është zonë e maleve të larta në gëlqeror me vlera të veçanta fitocenologjike, gjeomorfologjike, gjeologjike dhe peizazhore. Karakteristika e zonës është biodiversiteti i theksuar i dendroflorës (llojeve drunore) midis të cilëve veçohen llojet endemike panja e heldrahit (Acer heldreichii) dhe arneni (Pinus peuce). Zona është e dominuar me bashkësi pyjore dhe shkëmbinjtë gëlqerore në pjesët me të larta të zonës.[1]
Nga llojet e tjera drunore veçohen: Pisha e bardhë (Pinus silvestris), Hormoqi (Picea abies), Bredhi (Abies alba), Panja malore (Acer pseudoplatanus), Panja gjetherrapi (Acer platanoides), Ahu (Fagus moesiacae), Mështekna (Betula pendula), Plepi i egër (Populus tremula), Shelgu i egër (Salix caprea) etj.[1]
Llojet më të rëndësishme të faunës janë: Ariu i murrëm (Ursus arctos), Shqarthi (Martes foina), Vjedulla (Meles meles) etj. Nga llojet e ornitofaunës veçohen: Thëllëza e gurëve (Alectoris graeca), Pëllumbi i egër (Columba oenas), Korbi (Corvus corax), Qyqja (Cuculus canorus), Qukapiku i larmë malor (Dryobates leucotos), Lauresha e pyjeve (Lullula arborea) etj.[1]
Burimi
Redakto- ^ a b c d "RAPORT PËR GJENDJEN E NATYRËS 2010 - 2014" (PDF). ammk-rks.net. Prishtinë: MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPESINOR. 2015. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 10 shtator 2016. Marrë më 1 qershor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)