Mamurrasi

qytet në Shqipëri, në Qarkun e Lezhës
(Përcjellë nga Mamurras)

Mamurrasi është një qytet që ndodhet në Rrethin e KurbinitShqipëri. Mamurrasi ka rreth 7.600 banorë. Banorët e Mamurrasit quhen Mamurrzakë. Është një qytezë. Bashkia e Mamurrasit kohëve të fundit është shkrirë dhe bashkuar me atë të Laçit dhe në godinën e bashkisë gjenden vetëm pak zyra të cilat ofrojnë shërbime, si ajo e gjendjes civile.

Mamurrasi
Popullsia
21.675
{{{postal_code_type}}}
4704

Historia

Redakto

Mamurrasi është një qytet me rreth 20.000 banorë. Ndodhet midis Laçit dhe Fushë-Krujës, e rreth 30 km në veri të kryeqytetit Tiranë. Përmendet qysh në Mesjetë me emrin Mamur nga kronikanë osmanë. Në Mesjetë bënte pjesë në principatat e Topiajve dhe Kastriotëve.

Mamurrasi, historikisht krahinë rurale, u themelua si qendër urbane vetëm pas Luftës së Dytë Botërore nga qeveria komuniste e Tiranës. Popullsia e Mamurrasit është e përzier për nga prejardhja, sepse duke filluar nga vitet '20 në Mamurras u vendosën familje të shpërngulura nga Mati, Dibra, Kukësi, Midrita, Malsia e Shkodrës, Tropoja dhe Kosova. Mbas Luftës së Dytë Botërore në Mamurras u vendosën edhe familje nga Skrapari, Korça, Gjirokastra, dhe rralle ndonjë nga Mallakastra e Vlora.

Gjatë viteve të regjimit komunist, Mamurrasi u zhvillua në bujqësi e vreshtari; të gjitha kodrat ishin të mbjella me vreshta dhe fushat me perime. U hapën ofiçina, pulari e ferma.U hap banka, shkolla, kopshte, çerdhe, maternitet, kinema e qendra shëndetësore. Në kohën komuniste, Mamurrasi u njoh si "Qytet i Mimozave" për shkak të numrit të shumtë të mimozave të mbjella, por sot, fatkeqësisht nuk ndjehet më era e mimozave. Mamurrasi ka qene edhe i njohur per zboret e shkollave te larta.

Mamurrasi urban, ka edhe fshatrat e tij : Zhej, ShënMëri, Vilzë, Fushë-Mamurras, Gjorëm, Katund i Ri. Në lindje kufizohet me Burrelin, në perëndim laget nga deti Adriatik, në veri me Laçin, dhe në jug me Krujën.

Gjeografia

Redakto

Demografia

Redakto

Ekonomia

Redakto

Kultura

Redakto

Politika

Redakto

Burimet

Redakto


POPULLSIA

Shiko dhe këtë

Redakto