Manastiri i Shën Mërisë (Kakome)

(Përcjellë nga Manastiri i Kakomesë)

Manastiri i Shën Mërisë në Kakome ndodhet 1 km larg gjirit me të njëjtin emër të bregdetit Jon, Shqipëri.

Përshkrim dhe histori

Redakto

Kisha hyn në grupin e kishave me tre absida dhe ngjason me ato të tipit kryq i brendashkruar me kupolë mbi mbështetje të lira të periudhës përpara pushtimit osman. Përbëhet nga naosi dhe ambienti i altarit, të ndara ndërmjet tyre nga një ikonostas druri. Me gjithë ngushtësinë e naosit dhe proporcionet e zgjatura të tij, hapësira e brendshme nuk është e ndrydhur. Pjesët këndore të tij janë të mbuluara me qemerë cilindrike, të cilat hapen ndaj nefit qendror. Naosi ndriçohet nga 4 dritare në absidat anësore, ndërsa ambienti i altarit nga 3 dritare të vogla. Në brendësi të kishës, mbi 4 kolona krijohet bërthama katrore mbi të cilën ngrihet kupola me tamburin 8 faqesh. Çatia është e mbuluar me tjegulla, është dyujëse duke pasur më të ngritur pjesën që i takon krahëve jugorë dhe veriorë të kryqit që afron me bazilikat me kupolën. Kisha është ndërtuar nga duar mjeshtërish, të cilët kanë punuar edhe në Manastirin e Shën Mërisë, në Krorëz.[1]

Kisha u pikturua në 1672 nga piktori Mihal Jerma.[2] Mbishkrimi i piktorit është shqip, po me shkronja greke, dhe konsiderohet si një nga mbishkrimet shqip me shkronja greke më të hershme të regjistruara.[3] Ne

Kisha u dogj nga gjermanët në Luftën e Dytë Botërore. Midis relikeve të tjera të rralla, u rrëmbye edhe "Ungjilli", i shkruar mbi 500 cope lëkure viçi i cili, ekziston dhe vizitohet në Muzeumin e Luvrit, Paris.[4]

Kambana e manastirit ishte dhuruar ne 1695 nga Mbreti i Napolit dhe i dy Sicilive dhe mbante mbishkrimin "Kushtuar Kapedaneve Lukovjotë" pasi në atë kohë ky manastir i përkiste Lukovës.[5]

Referime

Redakto
  1. ^ Budini, Velika (2013). "VLERESIMI TURISTIK I POTENCIALIT NATYROR DHE KULTUROR I NJE DESTINACIONI" (PDF). Teze diplome (Udheheqes Elmaz Leci). Universiteti Aleksander Mojsiu. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 29 tetor 2019. Marrë më 12 korrik 2018.
  2. ^ "Keshilli i Qarkut Vlore / Galeria". Arkivuar nga origjinali më 3 shtator 2018. Marrë më 12 korrik 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Xhevat Lloshi (2008). Rreth alfabetit të shqipes: me rastin e 100-vjetorit të Kongresit të Manastirit. Logos-A. fq. 99–. ISBN 978-9989-58-268-4. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Erebara, Gjergj (11 mars 2004). "Niviciotët, njerëzit që e ndjejnë veten pronarë". Marrë më 12 korrik 2018. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Sarande, paqe ne qershorin e kalter te Jonit". Bosiera. Marrë më 12 korrik 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)