Manastiri i Shën Jovan Bigorskit
Manastiri i Shën Jovan Bigorskit (maqedonisht: Свети Јован Бигорски) është një manastir ortodoks i cili ndodhet në pjesën perëndimore të Maqedonisë së Veriut, në afërsi të rrugës e cila lidh Dibrën dhe Gostivarin.
Manastiri i është dedikuar Shën Gjon Pagëzorit. Një nga thesaret më të vlefshme është ikonostasi, i krijuar nga Petre Filipovski Garkata nga fshati Gari, dhe konsiderohet si një nga shembujt më të mirë të ikonostasit nga druri i gdhendur.
Historiku
RedaktoSipas kronikës së manastirit nga viti 1833, ky manastir është ndërtuar në vitin 1020 nga Ivani I Dibran. Osmanët shkatërruan këtë manastir në shekullin XVI, por ai u rindërtua më 1743 nga Murgu Ilarion. Arkimandriti Arsenius zgjeroi edhe më tej manastirin mes viteve 1812 dhe 1825. Të dhënat historike gjithashtu përmendin edhe një murg me emrin Iov, i identifikuar nga disa studiues si edukatori Yoakim Karchovski.
Kompleksi i vjetër i manastirit, që u shkatërrua nga një zjarr në vitin 2009, ndërsa pjesa e kishës, ishte ruajtur. Rindërtimi i saj filloi në Maj të vitit 2010, me qëllim të restaurimit të ndërtesave origjinale afër tyre.
Relikte të Shenjëta
RedaktoManastiri ka një koleksion të madh reliktesh të shenjëta duke përfshirë Gjon Pagëzorin, Klementin e Ohrit, Llazari nga Betania, Shën Stefanin, Shën Nikollën, Shën Barbara, Paraskeva e Romës, Tryfon, Respicius, dhe Nymfa, dhe një pjesë e Kryqit të Shenjtë.
Një tjetër vlerë e thesarit të manastirit është një ikonë që daton nga viti 1020 me fuqi (të supozuar) të mrekullueshme shëruese.