Manastiri i Shën Marenës
(Përcjellë nga Manastiri i Shen Marenes)
Manastiri i Shën Marenës i dedikohet Marinës murg,[2] dhe ndodhet në veri të fshatit Llëngë, zona e Pogradecit, me një pamje dominuese ne maje te malit mbi lumin Shkumbin. Eshtë monument i trashëgimisë kulturore në Llëngë, rrethi i Korçës, Shqipëri.[1]. Ky monument është i llojit "Arkitekture", i miratuar nga Instituti i Shkencave, nr. 95 më "dt.16.10.1948 ".
Manastiri i Shën Marenës | |
---|---|
Lloji | Arkitekture |
Vendndodhja | Llëngë, Shqipëri |
Organi drejtues | Administrimi: Instituti i Monumenteve të Kulturës, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Korçë |
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore[1] | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Kriteret | I |
Nr. i referencës | KO022 |
Tipologjia | Kishë |
Përshkrim
RedaktoKisha është një ndërtesë e vogël afërsisht 8-12 metra e gjatë. Altari është i ndarë nga pjesa qendrore e kishës me një ikonostas druri 6 m të gjerë dhe 4 m të lartë. Ikonostasi është gdhendur me motive luleje. Gjithë pjesa e brendshme e kishës është e mbuluar me afreske që i përkasin dorës së mjeshtrit të këtyre zonave, Kostandin Shpatarakut. Manastiri është monument kulture.[3]
Referime
Redakto- ^ a b LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I KORÇËS. Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali më 28 nëntor 2016. Marrë më 26 janar 2016.
- ^ Elsie, Robert (2001). A dictionary of Albanian religion, mythology, and folk culture. NYU Press. fq. 165–. ISBN 978-0-8147-2214-5.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Religious buildings with the "Culture Monument" status". Republic of Albania National Committee for Cult. Marrë më 28 tetor 2010.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)