Manastiri i Zvërnecit

This is the stable version, checked on 1 prill 2022. 1 pending change awaits review.

Kisha e Shën Mërisë së Manastirit të Zvërnecit është një kishë në fshatin e Zvërnecit, Vlorë, Shqipëri.

Kisha e Zvernecit

Historia e kishës

Redakto

Për përcaktimin e kohës se ndërtimit te kësaj faltore kristiane ekzistojnë disa mendime. Njeri prej tyre studiuesi shqiptar A. Meksi argumenton se kisha i përket shek XIII-XIV. Ndërsa çifti i studiuesve austriake Helmut dhe Herta Bushhausen mendon se koha e ndërtimit i përket shek. te X.

Kurse një tjetër studiues Krauthemeri mendon se ky tip e ka marre stilin arkitektonik nga mauzoleumet romake dhe është ndërtuar larg qendrave urbane midis shekujve X-XI. Kjo ide duket interesante sepse çuditerisht brenda kishës ne naos ndodhet ne dyshemene e saj edhe një pllake varri. E shkruar ne greqishten bizantine, ajo ka shërbyer si mbulesa e një sarkofagu, i cili ose ka qene aty qysh ne fillim, ose është marre nga ndërtuesit per tu vendosur ne dyshemenë e sallës se kishës. Autori Theofan Popa duke ju referuar shënimeve te Historianes Bizantine Ana Komnena mendon se : varri duhet te këtë qene i Dukes Argjiro k**ANXHAS i cili u dërgua ne këtë rajon ne shekullin e XI nga Perandori Bizantin Aleks Komneni. Mbishkrimi i vetëm i kësaj kishe ndodhet siç e thamë edhe me sipër ne dyshemenë e Naosit ne një pllake prej guri gëlqeror. Ai ka përmasat 1,87 m x 0,67 m dhe anash është i zbukuruar me një kornize prej kapitelesh jonike. Brenda saj ndodhet mbishkrimi ne forme libri, i cili është i përkthyer nga Profesori i Universitetit te Vjenës k**l Paç, i cili e vizitoi këtë manastir ne vitin 1902 dhe arriti te përkthente këtë tekst. Ne këtë kishë është gjetur edhe një ikone e Shën Mërisë vepër e piktorit ikonograf Tërpo Zografi, i cili e nisi veprimtarine e tij ne vitin 1782, ku midis te tjerave punoi ne Shën NAum, Voskopoje, Libofshe dhe Malin e Shenjte. (Th. Popa. Piktoret mesjetare shqiptare Tirane 1961. fq.99).

Karakteristikat

Redakto

Sipas studiuesit te saj Pr .Dr. Aleksander Meksit kisha është e tipit "kryq i lire" me kupole. Ajo mbart ne vetvete dy faza ndërtimi, duke u veçuar në pjesën e vjetër dhe atë të re. E vjetra përbehet nga Naosi (salla) dhe Narteksi (parasalla). Naosi ka formën e një kryqi të lire, ku krahët lindore dhe perëndimore janë më të gjatë se krahët jugore dhe veriore. Ai përbehet nga absida, një protezis gjysmerrethor dhe diakonikoni. Pjesën më të madhe të tij e zë tamburi me kupolën, i cili është ndërtuar me gurë e copa tullash te vendosur me llaç midis tyre. Narteksi është pjesa tjetër e ndërtimit të vjetër që përfaqësohet nga një zgjatim katërkëndor. Ndersa pjesa me e re e kësaj kishe përbehet nga ekzonarteksi dhe kembanorja.

Ekzonarteksi është ndërtuar me te njëjtën teknike si pjesa e vjetër e kishës dhe është shtuar me vone. Fasada e tij përbehet nga shtate harkada te mbeshtetura ne gjashtë kolona, te cilat janë ndikim i arkitekture romake ne atë bizantine. Ne pjesën perëndimore te kishës ndodhet kembanorja, e cila mund te jete e te njëjtës kohë ndërtimi me ekzonarteksin. Restaurimi i fundit te këtij objekti ështe bere ne vitin 2003.

Themeluesi i jetës manastiriale ishte Pakomi i cili lindi dhe jetoi në Egjipt gjatë shekullit IV. Ai krijoi komunitetin e parë të njerëzve që jetonin të veçuar dhe i përkushtoheshin vetëm besimit. Këta njerëz u quajtën murgj dhe jetonin në kuvende, nga ku i largoheshin jetës së përditshme dhe kërkonin në vetmi paqen dhe qetësinë. Ata kishin si detyrë kryesore që ti luteshin zotit së bashku kurse pjesën tjetër të kohës e kalonin duke ju përkushtuar zejeve, shkrimit të librave, kopjimit të traktateve, veprimtarive të tjera, etj.

Pakomi përcaktoi edhe rregullat e para të këtij shërbimi siç ishin: betimi, besimi, dhe bindja ndaj kryemurgut . Manastiri është një institucion i veçantë që vepron Brenda kishës si organizatë fetare zyrtare. Ai përbëhet nga një objekt në formë katërkëndëshi ku në qendër të tij është vendosur kisha, e cila zakonisht mban emrin e një figure të Panteonit Kristian. Kisha rrethohet nga një oborr i gjerë rreth të cilit janë vendosur një kishëz më e vogël, banesat e murgjëve, mensa (trapezeria), punishtja, depot, stallat, etj. Manastiret ndërtoheshin në vende të veçuara, dhe të mbrojtura larg qendrave të banuara. Në ta zhvillohej monakizmi, jeta e murgjeve, që zyrtarisht nisi në vitin 471, kur Murgu Italian Benedeto i Norçias formuloi "Rregullin e Mjeshtrit", i cili rregulloi veprimtarinë e jetës monastike. Manastiri i parë u ndërtua në Kampanjë pranë Napolit prej tij në vitin 530. Megjithatë Manastiret rrethoheshin nga ndërtesa dykatëshe dhe mure të lartë. Ato kishin disa porta por ajo kryesorja ishte e tipit monumental e paisur edhe me kullë fortifikimi.

Njerëzit që jetonin në Manastire quheshin murgj. Ata ishin persona që në mënyrë individuale e kishin braktisur jetën e përditshme dhe i ishin kushtuar këtij shërbimi, për të arritur bashkimin me zotin. Nën drejtimin e kryemurgut (Abatit, Igumenit) ata bënin një jetë të thjeshtë, të bindur, dhe të përkushtuar. Në manastire ishin hapur shkolla, ishin ngritur punishte etj, ishin krijuar anekse të veçanta për të sëmuret psiqike. Pranë tyre zhvilloheshin panaire, ndërsa në to murgj të specializuar shkruanin libra, kodike, traktate si dhe kopjonin vepra te autoreve te shquar. Në rrethana të tilla në manastire u realizuan kodike, ikona, afreske, epitafe dhe vepra të tjera artistike e kulturore. Diku rreth shekullit të VI kjo traditë nisi të aplikohej edhe në vendin tonë, duke krijuar traditën e saj edhe në rajonin e Vlorës, ku nuk mungonin vendet e përshtatshme dhe të vetmuara për ngritjen e manastireve. Të tilla ka pasur në : Shashicë, Marmiro (Orikum), Dhërmi, Sazan, apo murgj të veçuar kanë jetuar në pjesë të Karaburunit.

Sipas studiuesit të saj Pr.Dr. Aleksandër Meksit kisha e Shën Mërisë së Manastirit të Zvërnecit është e tipit "kryq i lirë" me kupole. Ajo mbart në vetvete dy faza ndërtimi, duke u veçuar në pjesën e vjetër dhe atë të re. E vjetra përbëhet nga Naosi (salla) dhe Narteksi (parasalla). Naosi ka formën e një kryqi të lirë, ku krahet lindore dhe perëndimore janë më të gjatë se krahët jugore dhe veriore. Ai përbëhet nga absida, një protezis gjysmërrethor dhe diakonikoni. Pjesën më të madhe të tij e zë tamburi me kupolën, i cili është ndërtuar me gurë e copa tullash të vendosur me llaç midis tyre. Narteksi është pjesa tjetër e ndërtimit të vjetër që përfaqësohet nga një zgjatim katërkëndor. Ndërsa pjesa më e re e kësaj kishe përbëhet nga ekzonarteksi (Portiku) dhe këmbanorja.

 

Ekzonarteksi është ndërtuar me të njëjtën teknike si pjesa e vjetër e kishës dhe është shtuar më vonë. Fasada e tij përbëhet nga shtatë harkada të mbështetura në gjashtë kolona, të cilat janë ndikim i arkitekture romake në atë bizantine. Në pjesën perëndimore të kishës ndodhet këmbanorja, e cila mund të jetë e të njëjtës kohë ndërtimi me ekzonarteksin. Restaurimi i fundit i këtij objekti është bërë në vitin 2003. Për përcaktimin e kohës së ndërtimit të kësaj faltore kristiane ekzistojnë disa mendime. Studiuesi shqiptar A. Meksi argumenton se kisha i përket shek XIII-XIV. Ndersa çifti i studiuesve austriake Helmut dhe Herta Bushhausen mendon se koha e ndërtimit i përket shek. te X. Kurse një tjetër studiues Krauthemeri mendon se ky tip e ka marre stilin arkitektonik nga mauzoleumet romake dhe është ndërtuar larg qendrave urbane midis shekujve X-XI. Kjo ide duket interesante sepse çuditërisht brenda kishës ne naos ndodhet ne dyshemenë e saj edhe një pllake varri. E shkruar ne greqishten Bizantine, ajo ka shërbyer si mbulesa e një sarkofagu, i cili ose ka qene aty qysh ne fillim, ose është marre nga ndërtuesit për tu vendosur ne dyshemenë e salles se kishës. Autori Theofan Popa duke ju referuar shënimeve të Historianes Bizantine Ana Komnena mendon se: varri duhet të ketë qene i Dukës Argjiro KARANXHAS, i cili u dërgua në këtë rajon në shekullin e XI nga Perandori Bizantin Aleks Komneni.

Argjiro Karanxha ishte komandant i gardës Perandorake Bizantine (Eteriarh). Ai u dërgua në vitin 1091 nga Perandori Aleks Komneni me mision në Durrës, i paisur me dy letra. Njëra ishte për Joan Komnenin Dukën e Durrësit, ndërsa tjetra ishte për parinë e këtij qyteti. Argjiro Karanxha u nis drejt këtij qyteti me qëllim të dyfishtë. Si fillim ai do të dorëzonte letrën e parë, e cila i kërkonte Dukës Joan, që të shkonte në Kostandinopol, për të dhënë shpjegime, pasi dyshohej për veprimtari komplotiste ndaj Perandorit. Qëllimi kryesor i Argjiros ishte ta bindte Dukën Joan, që të kthehej në Kryeqytet dhe vetë të merrte kontrollin e Durrësit. Ndërkohë që letra e dytë me të cilën Perandori e kishte ngarkuar Karanxhasin ishte tepër sekrete. Atë ai do ta përdorte në rast se vërtetohej fakti se Duka Joan ishte vërtet komplotist. Atëherë Argjiro Karanxhas do ta përdorte këtë letër, duke i kërkuar në emër të Perandorit Parisë së Durrësit ndihmë, për të arrestuar Dukën Joan, që ishte njëkohësisht nip i Perandorit. Por në këtë mision u përdor vetëm letra e parë, sepse Joan Komneni u bind nga Argjiroja dhe u nis drejt Perandorit, që ndodhej në Filipol të Bullgarisë. Këtu Perandori e priti dhe pasi u bind se akuzat e përhapura për të nipin ishin të rremë, e nisi përsëri drejt Durrësit ku e "thërriste detyra". (Burime tregimtare bizantine për historinë e Shqipërisë, shek X-XV, Tiranë 1975, fq fq 107). Ky ishte njoftimi që na jep në librin e saj Aleksiada (vëll II. Lib VIII, 7.8 fq 19-23) historiania bizantine Ana Komnena për misionin e Komandantit Argjiro Karanxhas, i cili u dërgua në Durrës për të marrë drejtimin e kësaj theme në vitin 1091. Argjiro duhet të ketë qëndruar në Durrës për një periudhë të shkurtër pothuajse dy mujore. Për fatin e tij nuk dihet gjë se ç’ndodh më tej. Por erdhi dita kur studiuesi i monumenteve të kultit kishtar i ndjeri Theofan Popa, publikon në librin e tij : "Mbishkrime të kishave të Shqipërisë", një mbishkrim nga Kisha e Manastirit të Shën Mërisë në Zvërnec të Vlorës. Mbishkrimi ndodhet në dyshemenë e sallës së kishës mbi një pllakë varri prej guri gëlqeror të gjatë 1,87 m e të gjerë 0,67 m. Ai është vendosur në një fushë të sheshtë. Pllaka anash është zbukuruar nga imitimi i dy kolonave korintikë, sipër të cilave qëndron një hark. Mbishkrimi përbëhet nga 3 rreshta dhe përmban këtë tekst : "Këtu prehet Kondos Karanxhas, burrë fisnik me preardhje prej një fisi fisnik, degë fisnike". Poshtë mbishkrimit dora e e një skulptori ka gdhendur me shumë art një kafkë njeriu, rrethuar prej një gjarpri e të kurorëzuar prej dy kockash simbol i cili nuk është shpjeguar deri më tani.

Ne librin e tij "Kalaja e Kaninës dhe shkrime te tjera" Eqrem Bej Vlora citon një kronike anonime normane "Breve cronaca normanna". Sipas saj gjate fushatës Normane te vitit 1081 Boemundi i Tarentit pasi pushtoi Vlorën, rrethoi edhe kështjellën e Kaninës. Njerëzit e tij e binden gruan e komandantit bizantin të kështjellës qe ta eliminonte te shoqin dhe te hapte portat e fortesës. Keshtu u veprua dhe gruan tradhtare e shpërblyen për këtë gjë. Por kur ne Vlore zbarkoi Robert Guiskardi, i ati i Boemundit, ngjarjet morën një tjetër rrjedhe.

Duke dëgjuar këtë ndodhi ai dha urdhër qe gruan tradhtare ta burgosnin ne Manastirin e ishullit te Zvernecit. Këtë fakt sipas autorit te mësipërm e citon edhe kryepeshkopi i Ohrit Dhimiter Homatjani ne librin e tij "Biografi e shkurtër", botuar ne vitin 1230. Histori të tjera që lidhen me këtë objekt janë edhe ato që tregohen për Patrikun e Kostandinopojës Shën Nifonin, i cili kaloi një periudhë kohe duke shërbyer këtu gjatë shekullit të XV.

Ndërkohë në vitin 1932 në varrezën e vogël të këtij Manastiri u varros edhe qëndistarja e flamurit kombëtar Marigo Pozio. Por historia me interesante është ajo e gjetjes se këtij varri, i cili pas furisë ateiste te shkatërrimit te objekteve fetare, që nisi në vitin 1967 ishte braktisur dhe askujt nuk i shkonte nder mend se ku mund te ndodhej ai. Ndërkohe diku ne mesin e viteve 1980 në adrese te sesionit te kulturës se rrethit te atëhershëm të Vlorës erdhi një letër. Atë e dërgonte një plak nga Kolonja, i afërm i Marigo Pozios, i cili këmbëngulte se ne varrezën e këtij manastiri ndodhej varri i Marigose, i cili tek pjesa e poshtme kishte një kryq hekuri te ngulur ne toke. Ndërkaq nisen menjëherë kërkimet dhe kështu u gjend varri i saj, që sot përben një tjetër element qe i shton vlerat këtij manastiri.[1]

Referime

Redakto
  1. ^ Gjika, Ilirian (31 tetor 2017). "Varri i Marigosë së flamurit në Manastirin e Shën Mërisë". Marrë më 9 korrik 2018. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]