Manifesti Komunist
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Nga ”Manifesti I Partisë Komuniste” nga Karl Marx & F. Engels. Shkruar ne dhjetor 1847-janar 1848.Manifesti eshte botuar ne Londer me 21.shkurt 1848
Nje fantazme sillet neper Evrope, fantazma e komunizmit. Te gjitha forcat e Evropës plake, papa, cari, Metrnihu dhe Gizoi, radikalet franceze dhe policet gjermane janë bashkuar për ti bere luftën e shenjte kësaj fantazme.
Cila është ajo parti opozitare, qe nuk është akuzuar si komuniste nga kundërshtaret e saj ne fuqi ? Cila është ajo parti opozitare qe nuk i ka akuzuar gjithashtu si komuniste, per ti poshteruar, si perfaqesuesit me te perparuar te opozites, ashtu edhe kundershtaret e saj reaksionare? Dy konkluzione dalin nga ky fakt Komunizmin tashme e njohim si force te gjitha fuqite evropiane. Ka ardhur koha qe komunistet te shtrojne haptazi perpara gjithe botes pikpamjet e tyre, qellimet e tyre, aspiratat e tyre dhe qe perrallave per fantazmen e komunizmit tu vene perballe nje manifest te vete partise. Per kete qellim u mblodhen ne Londer komunistet e kombesive me te ndryshme dhe hartuan kete ”Manifest”, i cili po botohet ne anglisht, frengjisht, gjermanisht, italisht, ne gjuhen flaminge dhe daneze.
I
Historia e te gjitha shoqerive qe kane ekzistuar deri me sot eshte histori e luftes se klasave. I liri dhe skllavi, patrici dhe plebeu, cifligari dhe bujkrobi, mjeshtri dhe shegerti, shkurt—shtypesi dhe i shtypuri kane qene ne antagonizem te perjetshem me njeri tjetrin, kane bere nje lufte te pareshtur, here te mbuluar, here te hapet, qe kane perfunduar kurdohere me transformim revolucionar te gjithe godines shoqerore ose me zhudkjen e perbashket te klasave ne lufte. Ne epokat e meparshme historike gjejme pothuajse kudo nje ndarje te shoqerose ne shtresa te ndryshme—nje shkalle te tere gjendjes te ndryshme shoqerore. Ne Romen e Vjeter ne gjejme patricet, kaloresit, plebejte, sklleverit; ne mesjete—zoterinjte feudale, vasalet, mjeshtrit e esnafeve, shegertet, bujkroberit dhe per me teper, gati ne secilen nga keto klasa – edhe shkallezime te vecanta. Shoqeria e sotme borgjeze, qe doli nga gjiri i shoqerise se permbysur feudale, nuk i zhduku kontradiktat e klasave. Ajo sberi gje tjeter, vecse solli klasa te reja, kushte te reja shtypjeje dhe forma te reja lufte ne vend te te vjetrave. Por epoka jone, epoka e borgjezise, -- dallohet sepse ajo i thjeshtoi kontradiktat e klasave: shoqeria vjen duke u ndare gjitnje me teper ne dy kampe te medha armiqesore, ne dy klasa te medha qe qendrojne njera kunder tjetres – ne borgjezi dhe ne proletariat. Nga bujkroberit e mesjetes doli popullsia e lire e qyteteve te para; nga kjo shtrese qytetaresh u zhvilluan elementet e pare te borgjezise. Zbulimi i Amerikes dhe i rruges detare rreth Afrikes krijoi nje fushe te re veprimatarie per borgjezine qe po rritej. Tregu i Indise lindore dhe ai i Kines, kolonizimi i Amerikes, kembimi me kolonite, shtimi i sasise se mjeteve te kembimit dhe mallrave ne pergjithesi i dhane tregtise, lundrimit, industrise nje hov qe s’ishte pare deri atehere dhe shkaktuan ne kete menyre zhvillimin e shpejte te elementit revolucionar ne gjirin e shoqerise feudale qe po shkaterrohej. Organizimi i meparshem i industrise mbi baza feudale ose mbi baza esnafesh nuk mund ti plotesonte me kerkesat qe shtoheshin bashke me tregjet e reja. Vendin e tij e zuri manifaktura. Vendin e mjeshterve te esnafeve e zuri shtresa e mesme industriale; ndarja e punes midis korporatave te ndryshme u zhduk, duke i leshuar vendin ndarjes se punes brenda cdo punishteje te vecante. Por tregjet gjithnje shtoheshin, gjithnje shtohej edhe kerkesa. Ate nuk ishte ne gjendje ta plotesonte as edhe manifaktura. Atehere avulli dhe makina bene nje revolucion ne industri. Vendin e manifaktures e zuri industria e madhe moderne, vendin e shtreses se mesme industriale e zune industrialistet milionere, prijesit e ushtrive te medha industriale, borgjezet e sotem. Industria e madhe krijoi tregun boteror, te cilin e kishte pregatitur zbulimi i Amerikes. Tregu boteror beri qe te zhvillohen pamase tregtia, lundrimi dhe mjetet e komunikacionit tokesor. Kjo gje nga ana e saj influencoi ne zgjerimin e industrise; dhe sa me shume perparonte industria, tregtia, lundrimi dhe hekurudhat, aq me shume zhvillohej edhe borgjezia, aq me shume i shtonte ajo kapitalet e saj dhe i shtynte ne plan te dyte te gjithe klasat e trasheguara nga mesjeta. Ne shohim pra se vete borgjezia e sotme eshte produkt i nje procesi te gjate zhvillimi i nje vargu permbysjesh ne menyren e prodhimit dhe te kembimit. Secila nga keto etapa te zhvillimit te borgjezise eshte shoqeruar nga suksesi poltik perkates. Shtrese e shtypur ne kohen e sundimit te feudaleve, shoqate e armatosur dhe autonome ne komune, ketu –republike e pavarur bashkiake, atje—shtrese e trete, nga e cila monarkia nxirrte tatimet, pastaj ne periudhen e manifaktures, --kunderpeshe perballe finsikeve ne monarkine e kufizuar ose absolute dhe ne pergjithesi baze kryesore e manarkive te medha me nje fund krijimin e industrise se madhe dhe te tregut boteror, borgjezia arriti ta vendose sundimin e saj te plote plolitik ne shtetin e sotem parlamentar. Pushteti i sotem shtetror s’eshte gje tjeter vecse nje komitet qe administron punet e perbashketa te gjithe klases se brogjezise. Borgjezia ka luajtur nje rol jashtezakonisht revolucionar ne histori. Kudo qe ka marre fuqine, borgjezia i ka shkaterruar te gjitha mardheniet feudale, patriarke. Ajo i beri cope pa meshire prangat e shumellojshme feudale, qe e lidhnin njeriun me “proret e natyrshem” te tij dhe nuk la midis njerzve asnje lidhje tjeter vec interesit te zhveshur, vec pageses se pashpirt me para ne dore. Ajo i mbyti ne ujin e akullt te llogarise egoiste drithmat e shenjta te ekstazes fetare te entuziazmit kalorsiak dhe te sentimentalizmit mikroborgjez. Ajo e shendrroi dinjitetin personal te njeriut ne nje vlere kembimi dhe ne vend te lirive te panumerta, te fituara ne nje vlere kembimi dhe ne vend te lirive te panumerta, te fituara pas kaq perpjekjesh e mundimesh, vuri vetem lirine e paturpshme te tregtise. Me nje fjale shfrytezimin e mbuluar me iluzione fetare dhe politike ajo e zevendesoi me shfrytezimin e hapet te paturpshem, te drejteperdrejte dhe brutal. Borgjezia ua hoqi aureolen e shenjte te gjitha llojeve te veprimtarise, qe deri ne ato kohe gezonin nder dhe respekt te thelle. Mjekun, juristin, priftin poetin dhe shkenctarin ajo i shendrroi ne punetore me menditje. Borgjezia e grisi cipen e sentimentalizmit te embel qe mbulonte mardheniet familjare dhe i ktheu keto ne mardhenie te thjeshta monetare. Borgjezia tregoi se forca brutale, qe perdorej ne mesjete dhe reaksionaret e admirojne aq shume , gjente pltosimin e saj te natyrshem ne pertesen dhe plogeshtine. Ajo per te paren here tregoi se c’mund te beje puna e njeriut. Ajo beri mrekullira ne art, por te tilla qe ndryshojne krejtesisht nga piramidat e Egjiptit, nga ujesjellesit e Romes dhe nga katedralet gotike; ajo beri fushata por te tilla qe ndryshojne krejtesisht nga dyndjet e popujve dhe nga kryqezatat. Borgjezia nuk mund te ekzistoje pa shkaktuar vazhdimisht permbysje ne veglat e prodhimit, pa revolucionuar, pra mardheniet ne prodhim dhe si rrjedhim te gjitha mardheniet shoqerore. Perkundrazi kushti i pare per ekzistencen e te gjitha klasave industriale te meparshme ishte qe menyra e vjeter e prodhimit te mbetet e pandryshuar. Permbysjet e vazhdueshme ne prodhim, tronditja e vazhdueshme e te gjitha mardhenieve shoqerore, pasiguria e perhershme dhe levizja jane ato qe e dallojne epoken borgjeze nga gjithe epokat e meparshme. Te gjitha mardheniet, qe nuk zhvillohen me, dhe kane zene ndryshme se bashku me perfytyrimet dhe pikepamjet qe i shoqerojne e qe koha i ka shenjteruar, shkaterrohen, te gjitha ato qe lindin rishtazi vjeterohen pa arritur akoma te zene vend. Cdo gje qe nuk zhvillohet me, cdo gje qe ka te beje me kastet mesjetare, tani zhduket, cdo gje e shenjte profanohet, dhe njerzit me ne fund kuptojne se duhet ti shohin kushtet e tyre te jeteses dhe mardheniet e ture reciproke ashtu sic jane. Nevoja per te shitur vazhdimisht sa me shume produkte e shtyn borgjezine te shtrihet neper te gjithe rruzullin e dheut. Asaj i duhet te futet kudo, te hedhe baza kudo, te vendose lidhje kudo. Me anen e zhfrytezimin te tregut boteror, borgjeza e beri kosmopolit prodhimin dhe knsumin e te gjitha vendeve. Me gjithe hidherimin e madh te reaksionareve, ajo ja hoqi industrise bazen e saj kombetare. Deget e vjetra kombetare te industrise u asgjesuan dhe po asgjesohen cdo dite. Vendin e tyre e zene dege te reja te industrise, ngritja e te cilave po behet nje ceshtje jete per te gjitha kombet e qytetruara, -- ato dege te industrise qe perpunojne tashme jo lendet e para te vendit por lendet e para te sjella nga viset me te largeta te rruzullit te theut dhe prodhojne produkte te fabrikuara, te cilat konsumohen jo vetem brenda vendit, por edhe ne te gjitha kontinetet. Ne vend te nevojave te vjetra qe plotesoheshin me produktet kombetare, lindin nevojat e reja per plotesimin e te cilave lypsen produktet e vendeve me te largeta dhe klimave me te ndryshme me anen e produkteve vendas e zene lidhjet e gjithanshme midis kombeve dhe varesia e tyre e gjithanshme, reciproke. Kjo mund te thuhet si per prodhimin material, ashtu edhe per prodhimin shpirteror. Frytet e veprimtarise shpirterore te kombeve te vecanta behen prone e perbashket. Njeanesia dhe vecimi kombetar behen dita dites me te pamundur, keshtu qe nga letersite e shumta kombetare dhe lokale formohet nje letersi e vetme boterore. Duke permiresuar nje menyre te shpejte te gjithe veglat e prodhimit duke e bere jashtezakonisht te lehte komunikacionin, borgjezia ve ne rrugen e qyteterimit dhe kombet me barabare. Cmimet e uleta te mallrave te saj—artileria e rende, me anen e se ciles ajo shkaterron te gjitha muret kineze dhe ben qe te kapitulloje urrejtja me e forte e barabarte kundrejt te huajve. Ajo i shterngon te gjitha kombet te pranojne menyren borgjeze te prodhimit, i shterngon te fusin ne vendin e tyre te ashtuquajturin qytetrim , dmth, te behen borgjeze, po nuk deshen te shkaterrohen. Me nje fjale, ajo krijon nje bote sipas fytyres dhe shembelltyres se saj. Borgjezia e vuri fshatin nen sundimin e qytetit. Ajo krijoi qytete shume te medha, e shtoi pa mase popullsine qytetare ne krahasim me popullsine fshatare dhe e nxori keshtu nje pjese te madhe nga idiotizmi i jetes fshatare. Ashtu sikurse e vuri fshatin nen varesine e qytetit, ashtu i vuri ajo edhe vendet barbare nen varesine e vendeve te qytetruara, popujt fshatare—nen varesine e popujve borgjeze, Lindjen – nen varesine e Perendimit. Borgjezia po e zhduk gjithnje e me teper copetimin e mjeteve te prodhimit, te prones dhe te popullsise. Ajo e dendesoi popullsine, centralizoi mjetet e prodhimit, koncentroi pronen ne pak duar. Pasoje e pashmangshme e kesaj qe centralizmi politik. Krahina te pavarura, te lidhura mes tyre pothuajse vetem me ane te lidhjesh federale, krahina me interesa, ligje, qeveri e tarifa doganore te dryshme, u bashkuan ne nje komb te vetem me nje qeveri te vetme, me nje legjislacion te vetem, me nje interes klasor kombetar te vetem, me nje kufi doganor te vetem. Borgjezia ne me pak se 100 vjet, sundimi i klases krijoji forca prodhuese me te shumta ne numer dhe me te medha se ato qe kishin krijuar gjithe brezat e meparshem te marre sebashku. Nenshtrimi i forcave te natyres, prodhimi me anen e makinave, perdorimi i kimise ne industri dhe ne bujqesi, lundrimi me avull, hekurudhat, telegrafi elektrik, shnderrimi i kontinenteve te tera ne toka te pershtatshme per bujqesi, rregullimi i lumenjeve per lundrim, masa te tera popullsie qe dalin si me magji mbi dhe, -- cili nga shekujt e meparshem mund te parandjente se ne gjirin e punes shoqerore fshiheshin forca prodhuese kaq te medha? Pame, pra se mjetet e prodhimit dhe kembimit, mbi bazen e te cilava u formua borgjezia, u krijuan ne gjirin e shoqerise feudale. Ne nje shkalle te caktuar te zhvillimit te ketyre mjeteve te prodhimit dhe kembimit, mardheniet, brenda te cilave zhvilloheshin prodhimi dhe kembimi i shoqerise feudale, organizimi feudal i bujqesise dhe i industrise, me nje fjale, mardheniet feudale te pronesise, nuk u pergjigjieshin me forcave prodhuese qe tani ishin zhvlluar. Ato ne vend qe ta zhvillonin prodhimin, u bene nje pengese per te. Ato u zhendrruan ne pranga per te, keto pranga duheshin keputur dhe u keputen. Vendin e tyre e zuri konkurenca e lire me rendin shoqeror dhe politik qe i pergjigjiet asaj, me sundimin ekonomik dhe politik te klases se borgjezise. Para syve tane po kryhet i njejti proces. Shoqeria e sotme borgjeze, ne mardheniet e saj borgjeze te prodhimit dhe kembimit, me mardheniet borgjeze te pronesise, shoqeri qe krijoji si me meagji mjete kaq te fuqishme prodhimi dhe kembimi i perngjet magjistarit i cili s’eshte me ne gjendje ti shtroje forcat e nendheshme qe i ka thirrur vete. Ka tashme disa dhjetra vjet qe historia e industrise dhe e tregtise seshte gje tjeter vecse histori e revoltimit te forcave prodhuese te sotme kunder mardhenieve te sotme ne prodhim, kunder atyre mardhenieve te pronesise qe jane kusht per ekzistencen e borgjezise dhe per sundimin e saj. Mjafton te permenden krizat tregtare te cilat duke u perseritur periodikisht vene ne rrezik gjithnje e me shume ekzistencen e gjithe shoqerise borgjese. Ne kohen e krizave tregtare cdo here asgjesohet nje pjese e madhe qe jane krijuar qysh me pare. Ne kohen e krizave shperthen nje epidemi shoqerore e cila te gjia epokave te merparshme do tu dukej si nje marrezi—epidemia e superprodhimit. Befas shoqeria hidhet prapa ne nje gjendje barbarie te ardhur papritmas; duket suikur nje zi, nje lufte e pergjithshme shfarosese i ka hequr cdo mjet jetese shoqerise; duket sikur industria dhe tregetia jane asgjesuar;-- dhe perse? Sepse shoqeria ka arritur nje qytetrim teper te madh, ka mjete jetese me teperice, ka nje industri dhe nje tregti teper te madhe. Forcat prodhuese qe ndodhen ne dispozicion te saj, nuk i sherbejne me zhvillimit te qytetrimit borgjez dhe mardhenieve borgjeze te pronesise; perkundrazi ato jane bere teper te medha per keto mardhenie, mardheniet borgjeze e pengojne zhvillimin e tyre; dhe kur forcat prodhuese fillojne ti kapercejne keto pengesa, ato e bejne rremuje gjithe shoqerine borgjeze, vene ne rrezik ekzistencen e prones borgjeze. Mardheniet borgjeze jane bere teper te ngushta per tu gjetur vend pasurive te krijura prej tyre. – me c’menyre i kapercen krizat borgjezia? Nga njera ane, duke shkaterruar me dhune nje sasi te madhe forcash prodhuese nga ana tjeter duke pushtuar tregje te reja dhe duke shfrytezuar me mire te vjetrat. Me c’menyre pra? Duke pergatitur kriza me te gjera dhe me shkaterrimtare dhe duke i pakesuar mjetet e luftes kunder tyre. Arma me te cilen borgjezia permbysi feudalizmin, tani kthehet kunder vete borgjezise. Por borgjezia nuk farketoi vetem armen qe po i sjell asaj vdekjen; ajo krijoi edhe njerzit qe do ta drejtojne kunder saj kete arme, - punetoret e sotem, proletaret. Ne ate shkalle qe zhvillohet borgjezia, dmth kapitali zhvillohet vetem kur gjejne pune, dhe gjejne pune vetem kur puna e tyre shton kapitalin. Keta punetore, qe detyrohen ta shesin veten me cope, jane nje mall tregu si te gjithe mallrat e tjera dhe prandaj jane ne meshiren e te gjitha te papriturave te konkurences, e te gjithe lekundjeve te tregut. Me perhapjen e perdorimit te makinerive dhe me zhvillimin e ndarjes se punes, proletareve u humbi cdo karakter i pavarur, dhe njekohesisht edhe cdo terheqese per punetorin., punetori behet shtojce e thjeshte e makinerise, prej tij s’kerkohen vecse veprime fare te thjeshta monotone, qe mund te mesohen fare lehte. Prandaj shpenzimet qe behen per punetorin kufizohen pothuajse vetem me mjetet e jeteses qe i nevojiten atij per te mbajtur gjalle dhe per tu shumuar. Por cmimi i cdo malli, pra i punes, eshte i barabarte me shpenzimet e prodhimit te tij. Prandaj sa me pak terheqese behet puna, aq me shume pakesohet paga. Per me teper po ne ate mase shtohet perdorimi i makinerive dhe ndarja e punes, shtohet edhe sasia e punes, qofte per shkak te shtimit te oreve te punes, apo per shkak te shtimit te sasise se punes qe nevojitet ne cdo interval te dhene kohe, te shtimit te shpejtesise se makinave etj. Industria e sotme e shenderroi punishten e vogel te mjeshtrit patriarkal ne nje fabrike te madhe te kapitalistit industrial. Masa punetoresh te grumbulluara ne fabrike organizohen ne menyre ushtarake. Si ushtare te armates industriale, ata vihen nen mbikqyrjen e nje hirarkie te tere nenoficeresh dhe oficeresh. Ata nuk jane vetem skllever te klases borgjeze, te shtetit borgjez; ata i roberon cdo dite e cdo ore makineria e tyre, mbikeqyresi dhe, para se gjithashe, vete fabrikanti borgjez. Sa me shume haptazi shpallet fitimi si qellimi i ketij despotizmi, aq me i ulet, me i urryer, me i eger behet ky despotizem.
Sa me pak shkathtesi dhe force kerkon puna e dores, dmth sa me teper zhvillohet industria e sotme, aq me teper puna e burrave zevendesohet nga puna e grave dhe e femijeve. Persa i perket klases punetore, ndryshimet e seksit dhe te moshes humbasin cdo vlere shoqerore. Ekzistojne vetem vegla pune qe kerkojne shpenzime me te ndryshme sipas moshes dhe seksit.
Kur mbaron shfrytezimi i punetorit nga fabrikanti dhe punetori me ne fund, merr pagen ne te holla, mbi te versulen, pjestare te tjere te borgjezise—pronari i shtepise, bakalli, fajdexhi etj. Shtresat e uleta te klasave te mesme: industrialistet e vegjel, tregtaret e vegjel dhe rantieret, zejtaret dhe fshataret – te gjithe keta zbresin ne radhet e proletariatit, pjeserisht sepse kapitali i tyre i vogel nuk mjafton per te mbajtur ndermarrje te medha industriale dhe nuk mund ti beje balle konkurences me kapitalistet e medhenj, pjeserisht sepse mjeshtria e tyre profesionale zhvleftesohet nga metodat e reja te prodhimit. Keshtu proletariati shton radhet e tij nga te gjitha klasat e popullsise. Proletariati kalon faza te ndryshme ne zhvillimin e tij. Lufta e tij kunder borgjezise fillon bashke me ekzistencen e tij. Ne fillim luftojne punetore te vecante, pastaj punetoret e nje fabrike, me vone punetoret e nje dege te punes ne nje krahine te vecante kunder nje borgjezie te vecante, i cili i shfrytezon drejt per se drejti. Punetoret i drejtojne sulmet e tyre jo vetem kunder veglave te prodhimit; ata asgjesojne mallrat e huaja qe i konkurojne, shkaterrojne makinat, u vene zjarrin fabrikave dhe perpiqen te rifitojne me force poziten e humbur te punetorit mesjetar. Ne kete faze punetoret formojne nje mase te perndare neper te gjithe vendin dhe te copetuar nga konkurenca. Bashkimi i masave punetore nuk eshte akoma pasoje e bashkimit te organizuar nga ata vete, por vetem pasoje e bashkimit te borgjezise, e cila, per te arritur qellimet e saj politike, eshte e detyruar te vere ne levizje te gjithe proletariatin, dhe kete ajo ka akoma mundesi ta beje. Pra ne kete faze te armiqve te tyre—kunder mbeturinave te monarkise absolute, kunder cifligareve, kunder borgjezeve joindustriale, kunder borgjezve te vegjel. Keshtu, gjithe levizja historike perqendrohet ne duart e borgjezise; cdo fitore e korrur ne kushte te tilla eshte fitore e borgjezise. Por ne zhvillimin e industrise proletariati shtohet jo vetem ne numer; ai grumbullohet ne masa te medha, forca e tij vjen duke u rritur, dhe ai fillon ta ndjeje kete gjithnje e me teper. Interesat e proletariatit dhe kushtet e tij te jeteses nievelohen gjithnje e me teper, sepse makina i zhduk gjithnje me teper ndryshimet midis llojeve te vecanta te punes dhe pagen e zbret pothuajse kudo ne nje nivel te ulet te njellojte per te gjithe. Konkurenca gjithnje me e madhe qe bejne borgjezet midis tyre dhe krizat tregtare te shkakturar prej saj bejne qe paga e punetoreve te jete gjithnje e paqendrushme; permiresimi i parreshtur dhe gjithmone me i vrullshem i makinerive e ben gjithnje me te veshtire jetesen e proletareve; konfliktet midis punetoreve te vecante dhe borgjezeve te vecante marrin gjithnje me teper karakterin e konflikteve kunder borgjezeve; ata luftojne se bashku per te mbrojtur pagen e tyre. Ata arrijne te formojne edhe shoqata te perhershme per te siguruar mjetet qe u nevojiten ne rast konfliktesh eventuale. Aty-ketu kjo lufte kthehet ne kryengritje te hapur. Kohe pas kohe punetoret fitojne, por keto fitore sjane vecse te perkoheshme. Rezultati i vertete i luftes se tyre nuk eshte suksesi imediat, por bashkimi i punetoreve, qe merr perpjestime gjithnje me te gjera. Kete bashkim e favorizojne mjetet e komunikacionit gjithnje me te zhviluara, te cilat i krijon industria e madhe dhe te cilat vendosin lidhjet midis punetoreve te viseve te ndryshme. Mjaftojne vetem keto lidhje qe te perqendrohen shume nga vatrat lokale te luftes, e cila ka kudo karakter te njellojte dhe te shkrihen ato ne nje lufte te vetme kombetare, klasash. Mirpo cdo lufte klasash eshte nje lufte politike. Dhe bashkimi, per te cilen qytetareve te mesjetes, me rruget e vogla lokale u duheshin shekuj te tere, arrihet nga proletaret e sotem, ne saje te hekurudhave, brenda pak vjetesh. Ky organizim i proletareve ne klase, dhe njekohesisht – ne parti politike, vjen e thyhet rishtazi cdo cast nga konkurenca midis vete punetoreve. Por ai lind perseri dhe perseri, duke u bere cdo here me i forte, me i shendoshe, me i fuqishem. Duke shfrytezuar grindjet midis shtresave te ndryshme te borgjezise, ky organizim e shtrengon borgjezine te njohe me ligj disa interesa te puneotreve. P.sh. ligji mbi diten 10-oreshe te punes ne Angli. Konfliktet ne gjirin e shoqerise se vjeter ne shume pikpamje e ndihmojne procesin e zhvillimit te proletariatit. Borgjezia eshte ne nje lufte te vazhdueshme: ne fillim kunder aristokracise, me vone kunder atyre pjeseve te vete borgjezise, interesat e te cilave bien ne kundershtim me perparimin e industrise, dhe gjithmone – kunder borgjezise se te gjitha vendeve te huaja. Ne te gjitha keto beteja ajo eshte e detyruar ti nenshtrohet proletariatit, ti kerkoje ndihme dhe ta hedhe keshtu ne levizjen politike. Pra, vete ajo i jep proletariatit elementet e arsimit te vet, dmth nje arme kunder vetes se saj. Pastaj sikurse pame me lart, perparimi i industrise hedh ne radhet e proletariatit shtresa te tera te klases sunduese, ose, te pakten ve ne rrezik kushtet e jeteses se tyre. Edhe keto i sjellin proletariatit nje sasi te madhe arsimi. Me ne fund ne ato periudha kur lufta e klasave i afrohet castit vendimtar, procesi i dekompozimit brenda klases sunduese, brenda gjithe shoqerise se vjeter, behet aq i vrullshem, aq i ashper, saqe nje pjese e vogel e klases sunduese shkeputet prej kesaj dhe bashkohet me klasen revolucionare, me ate klase se ciles i perket e ardhmja. Ja perse, ashtu sikurse me pare nje pjese e fisnikeve mori anen e borgjezise, ashtu edhe tani nje pjese e borgjezise merr anen e proletariatit, pikerisht – pjesa e ideologeve borgjeze, te cilet kane arritur ta kuptojne teorikisht gjithe zhvillimin historik. Nga te gjitha klasat qe sot qendrojne perballe borgjezise, vetem proletariati eshte nje klase me te vertete revloucionare. Te gjitha klasat e tjera bien dhe zhduken me zhvillimin e industrise se madhe, ndersa proletariati eshte pikerisht produkt i saj. Shtresat e mesme: industriali i vogel, tregtari i vogel, zejtari dhe fshatari – te gjithe keta luftojne kunder borgjezise per te shpetuar ekzistencen e tyre si shtresa te mesme. Pra , ata nuk jane revolucionare, por konservatore. Bile edhe me teper, jane reaksionare; ata perpiqen ta kthejne prapa rroten e historise. Ne jane revolucionare, jane vetem perderisa ata do te kalojne ne te ardhmen ne radhet e proletariatit, perderisa ata nuk mbrojne interesat e tyre te tashme, por interesat e tyre te ardhshme, perderisa ata braktisin pikpamjet e tyre per te perqafuar pikpamjen e proletariatit. Lumpen-proletariati, ky produkt pasiv i kalbezimit te shtresave me te uleta te shoqerise se vjeter, aty-ketu vihet ne levizje nga revolucioni proletar, por per shkak te vete kushteve te tij te jeteses ai eshte me i gatshem te shese veten per tu vene ne sherbim te intrigave reaksionare. Kushtet e jeteses se shoqerise se vjeter, jane asgjesuar tashme ne kushtet e jeteses se proletariatit. Proletari nuk ka prone: marrdheniet e tij me gruan dhe femijet nuk kane me asgje te perbashket me mardheniet familjare borgjeze; puna e sotme industriale, zgjedha e sotme e kapitalit, qe eshte e njellojte si ne Angli, ashtu edhe ne France, si ne Amerike, ashtu edhe ne Gjermani, si kane lene atij asgje nacionale. Ligjet, morali, feja – te gjitha keto sjane per te vecse paragjykime borgjeze, prapa te cilave fshihen interesat e borgjezise. Te gjitha klasat e meparshme, pasi shtinin ne dore fuqine, perpiqeshin ti forconin pozitat e fituara ne jete, duke ua nenshtruar gjithe shoqerine kushteve qe mund te siguronin menyren e tyre ne gjithe shoqerine kushteve qe mund te siguronin menyren e tyre te pervetesimit. Kurse proletaret mund ti shtien ne dore forcat prodhuese te shoqerise, vetem pasi ta kene asgjesuar menyen e tyre te sotme te pervetesimit, dhe njekohesisht gjithe menyren e pervesimit qe ka ekzistuar deri me sot. Proletaret skane asgje te tyren per te ruajtur, ata duhet te shkaterrojne cdo gje qe ka ruajtur dhe ka siguruar pronen private. Te gjitha levizjet qe kane ndodhur deri me sot, kane qene levizje te pakices, ose jane bere ne interes te pakices. Lavizja proletare eshte levizje e pavarur e shumices dermuese ne interes te shumices dermuese. Proletariati, shtresa me e ulet e shoqerise se sotme, nuk mund te ngrihet, nuk mund te mekembet, po nuk u hodh ne ere gjithe superstruktura qe i rri persiper dhe qe formohet nga shtresat qe perbejne shoqerine zyrtare. Ne mos nga permbajtja, nga forma lufta e proletariatit kunder borgjezise ne fillim eshte nje lufte kombetare. Prletariati i cdo vendi duhet, sigurisht, me pare ti qeroje hesapet me borgjezine e vet. Duke pershkruar fazat me te pergjitheshme te zhvillimit te proletariatit, ne analizuam luften civile pak a shume te maskuar, qe zhvillohet, ne gjirin e shoqerise ekzistuese deri ne ate pike, kur ajo shnderrohet ne revolucion te hapur, dhe proletariati e vendos sundimin e tij duke permbysur me force borgjezine. Te gjitha shoqerite qe kane ekzistuar deri me sot, kane pasur si baze, sikurse pame, antagonizmin midis klasave shtypese dhe klasave te shtypura. Por, qe te mund te shtypet nje klase, duhen siguruar kushtet ne te cilat ajo te mund te beje te pakten nje jete te mjeruar prej skllavi. Bujkrobi ne rendin e bujkroberise arrinte te behej anetar i komunes, ashtu sikuse dhe borgjezi i vogel nen zgjedhen e absolutizmit feudal arrinte te behej borgjez. Perkundrazi, punetori i sotem, me perparimin e industrise, nuk ngrihet, por bie gjithnje me poshte, me poshte se kushtet e ekzistences se klases se tij. Punetori behet pauper, dhe pauperizmi shtohet edhe me shpejt se popullsia dhe pasuria. Kjo tregon qarte se borgjezia nuk eshte e afte te qendroje me gjate si klase puntore e shoqerise dhe tja imponoje gjithe shoqerise kushtet e ekzistences se klases se vet si nje ligj rregullues. Ajo nuk eshte e afte te sundoje, sepse nuk eshte e afte ti siguroje skllavit te saj qofte edhe nje nivel jetese prej skllavi, sepse eshte e shternguar ta lere ate te katandiset ne nje gjendje te atille saqe do ti duhet pastaj ta ushqeje ate, ne vend qe te ushqehet prej tij. Shoqeria nuk mund te jetoje me nen pushtetin e saj, dmth, jeta e saj nuk pajtohet me me shoqerine. Kushti kryesor i ekzistences dhe sundimit te klases se borgjezise eshte grumbullimi i pasurise ne duart e njerzve te vecante, formimi dhe shtimi i kapitalit. Kusht i ekzistences se kapitalit eshte puna me meditje. Puna me meditje mbeshtetet kryekeput ne konkurrencen e punetoreve midis tyre. Perparimi i industrise, bartes i te cilit eshte padashur borgjezia qe nuk eshte ne gjendje ta kundershtoje, ne vend te percarjes se punetoreve nga konkurenca sjell bashkimin revolucionar te tyre me anen e organizmit ne shoqata. Ne kete menyre, me zhvillimin e industrise se madhe, borgjezia e humb bazen mbi te cilen ajo prodhon dhe perveteson produktet. Ajo prodhon, ne radhe te pare, varrmihesit e vet. Zhdukja e saj dhe fitorja e proletariatit jane njelloj te pashmangeshme.