Maqedonia është një rajon historik dhe gjeografik në gadishullin e Ballkanit në juglindje të Evropës. Kufinjtë e këtij rajoni kanë ndryshuar shumë me kalimin e kohës, dhe sot ky rajon është pjesë e gjashtë shteteve Ballkanike: Greqia, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Shqipëria, Serbia dhe Kosova. Ai përfshin një sipërfaqe prej rreth 67,000 square kilometres (25,869 sq mi) dhe një popullsi prej 4.76 milion banorë.

Harta topografike e Maqedonisë.

Vendbanimet më të vjetra që dihen datojnë prej afërsisht 9,000 vite. Prej nga mesi i shekullit të 4 p.e.s, Mbretëria e Maqedonit u bë fuqi dominuese e Gadishullit Ballkanik; që nga atëherë Maqedonia ka pasur një histori të larmishme.

Etimologjia

Redakto

Kufijtë dhe përkufizimet

Redakto
 
Kufijtë e Maqedonisë, sipas autorëve të ndryshëm (1843–1927)

Përkufizimi i Maqedonisë ka ndryshuar disa herë gjatë historisë.

Para zgjerimin e saj nën Filipi II, mbretëria e lashtë e Maqedonisë, sipas të cilës rajoni modern e mban emrin, shtrihet tërësisht në pjesët qendrore dhe perëndimore të provincës së tanishme greke të Maqedonisë [1]. Në shekullin e dytë Maqedonia përafërsisht përfshinte atë zonë që konsiderohet të jetë edhe sot, por rajonet veriore të Republikës së Maqedonisë të sotshme nuk janë identifikuar si pjesë e tokave të rajonit të Maqedonisë. Megjithatë, për arsye që janë ende të paqarta, gjatë njëmbëdhjetë shekujve të ardhshëm vendndodhja e Maqedonisë është ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme. Provinca Romake e Maqedonisë përbëhej nga ajo që është sot Greqia Veriore dhe Qendrore, një pjesë e madhe e zonës gjeografike të Republikës së Maqedonisë të sotshme dhe juglindja e Shqipërisë.

Demografia

Redakto

Gjatë kohëve mesjetare dhe moderne, Maqedonia ka qenë e njohur si një rajon Ballkanik i banuar nga shqiptarët, grekët, vllahët, serbët, bullgarët, çifutët dhe turqit.[2] Sot, si një rajon kufitar ku takohem disa kultura shumë të ndryshme, Maqedonia ka një profil shumë të larmishëm demografik.

Literatura

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ The Ancient Greeks: New Perspectives, Stephanie Lynn Budin, ABC-CLIO, 2004, ISBN 1-57607-814-0, p. 12.
  2. ^ "Macedonia Redux", Eugene N. Borza, The Eye Expanded: Life and the Arts in Greco-Roman Antiquity

Coordinates: 41°N 22°E / 41°N 22°E / 41; 2241°N 22°E / 41°N 22°E / 41; 22