Filipi II i Maqedonisë

(Përcjellë nga Filipi II)
This is the stable version, checked on 8 maj 2022. 4 pending changes await review.


Filipi II (greqisht e lashtë Fílippos V' Φίλιππος Β'; lindi rreth 382 p.e.s.; maqedonisht: Филип II Македонски, vdiq 336 p.e.s.Aigai) ishte nga viti 359 deri në vitin 336 p.e.s. mbret i Maqedonisë së lashtë dhe i ati i Lekës së Madh.

Mbret i Maqedonisë

Monedhë nga shekulli III me profilin e Filipit II
Mbretërimi: 359-336 p.e.s.
Paraardhës: Perdikasi III
Pasues: Aleksandri III

Bashkëshorte: Fila, e motra e Derdasit III; Audata, ndoshta një farefisnore e mbretit ilir Bardhyl; Olimpia nga Epiri, mbesa e mbretit molos të Epirit dhe nëna e Lekës së Madh dhe e Kleopatrës; Nikesipolisi nga Ferai, Thesali, nëna e Thesalonikës; Filina nga Larisa, Thesali, nëna e Aridaiosit; Meda, e bija e një mbreti getë; Kleopatra, mbesa e gjeneralit maqedon Atalos; Theodorja Antikas, e bija e mbretit skit Atheas
Fëmijë të ligjshëm: Thesalonika, Aridaiosi, Aleksandri, Kleopatra dhe Evropa
Dinastia: Argeadët
Babai: Amyntasi III
Nëna: Euridikja
Ditëlindja: 382 p.e.s.
Vendlindja: nuk dihet
Ditëvdekja: 336 p.e.s.
Vendvdekja Aigai

Pas luftimeve dhjetëvjeçare kundër ilirëve, trakëve dhe qyteteve greke, ai e ngriti Maqedoninë në fuqinë epërore në Greqinë e lashtë. Pas një fitoreje ndaj athinasve dhe tebasveBetejën e Heronejës në vitin 338 p.e.s., Filipi e bashkoi botën e shteteve greke në Lidhjen e Korintit, hegjemoni i së cilës ai vetë u la të zgjidhet. Suksesshmëritë e ushtrisë maqedonase nën udhëheqjen e të birit dhe pasuesit të tij Leka u bazuan thelbësisht në reformën ushtarake që ndërmori Filipi II.

Filipi lindi në Pelle kryeqytetin e Maqedonisë. Ai ishte djali i Amyntasit III dhe Euridikes. Në rininë e tij ai u çua në Tebe si peng nga i dashuri i nënës së tij, Ptolemeu Aloros, për të siguruar aleancën ndërmjet tij dhe Tebesë. Kjo periudhe zgjati 3 vjet (368-365 para Krishtit). Gjatë kohës që ndenji atje ai morri nja edukim ushtarak dhe diplomatik nga Epaminonda. Në 364 para Krishtit ai u rikthye në Maqedoni. Vdekja e vëllezërve të vet Aleksandërit II dhe Perdikas III i kishte hapur rruge për në fron të cilin e morri në 359 para Krishtit.

Aftësitë ushtarake te cilat i zotëronte Filipi i sollën atij shumë suksese në fillim. Megjithatë atij i duhej të rregullonte një situatë e cila ishte përkeqësuar jashtë mase prej disfatës kundër Ilirëve ku kishte gjetur vdekjen edhe Perdika III. Paionasit dhe Thraket kishin pushtuar lindjen e vendit ndërsa Athinasit kërcënonin në jug. Duke përdorur diplomacinë si arriti t'i largonte Paionasit dhe Thraket me anë të shumave premtuese që do tu jepte. Pas kësaj arriti ta shkatërronte ushtrinë athinase prej 3000 hopliteve (359 P.K). Tashmë i lirë prej kundërshtareve ai u përpoq të forconte pozitat e tij në vend dhe sidomos ushtrinë. Risia e tij më e rëndësishme ishte te përdorte këmbësorinë te armatosur me sarissa, një shtize jashtëzakonisht e gjatë me të cilën u formua "Falanga Maqedonase".

Filipi ishte martuar me Audatën stërmbesë e mbretit Ilir të Dardanisë, Bardhyl. Megjithatë kjo nuk e pengoi te marshonte kundrejt Ilirëve në (358) dhe ti dërrmonte në një betejë të egër ku vdiqën 7000 ilire (357). Me këtë ai vendosi autoritetin e tij në Liqenin e Ohrit dhe në favor të Epirotëve.

Ai përdori edhe luftën sociale si një mundësi për zgjerim. Bëri një marrëveshje me Athinasit e cila nuk kishte mundur dot të pushtonte Amfiolisin, që komandonte minierat e arit në malin Pangaion. Ai do ta mposhte ketë qytet dhe do te ia jepte Athinasve në këmbim te qytetit Pydnas te cilin Maqedonasit e kishin humbur në 363. Megjithatë pasi pushtoi Amfiolisin ai i mbajti te dy qytetet. Pasi Athina i shpalli lufte ai lidhi aleance me "Lidhjen Kalkidiane te Olnysit". Me pas pushtoi Potidaean dhe kësaj radhe duke e mbajtur fjalën dhe ia dha Lidhjes (356) një vit përpara se te martohej me princeshën Epirote Olimpia, e cila ishte e bija e mbretit te Molosëve.

Në 356 p.k Filipi pushtoi edhe Creniden te cilës ia ndryshoi emrin në Filipi : atje themeloi një garnizon te fuqishëm i cili do te kontrollonte minierat e saj , te cilat i dhanë shume ar me ane te te cilave financoi fushatat ushtarake. Në te njëjtën kohe gjenerali i tij Parmenioni kishte mundur Iliret përsëri. Gjithashtu në 356 p.k lindi djali i tij Aleksandri dhe Filipi kishte fituar në gare me kuaj në lojërat Olimpike. Në 355-354 p.k ai rrethoi Methonen qytetin e fundit që kontrollonte Athina në gjirin Thermaik. Gjate rrethimit Filipi humbi një sy. Megjithë ardhjen e dy flotave Athinase qyteti ra në 354 p.k. Filipi gjithashtu sulmoi edhe dy qytete Thrake te vendosura në bregdet : Abdera dhe Maronea (354-353).

 
Harta e territorit i Filipit II

I përfshire edhe në luftën e 3 fetare që kishte shpërthyer në Greqi, Filipi në verën e 353 p.k ai pushtoi Thesaline duke mposhtur 7000 Fokeas nen vëllanë e Onomarkusit. Kjo e fundit mundi Filipin në dy beteja që pasuan. Filipi u kthye në Thesali veren e ardhshme me 20000 këmbësore dhe 3000 kalores duke përfshire te tere trupat Thesaliane te rekrutuar. Në betejën e Krokusit 6000 Fokeas vdiqën ndërsa 3000 te tjerë u burgosen dhe me vonë u mbytën. Kjo luftë i dha Filipit një prestigj të madh si dhe blerjen e lirë të Feraes një qytet në juglindje te Thesalisë. Ai gjithashtu u bë tagus i Thesalisë. Mori regjionin Magnesia që ndodhej në juglindje te Thesalisë së bashku me qytetin e saj kryesor Pagasae. Filipi nuk avancoi për në Greqinë qendrore sepse Athinasit duke mos arritur në kohë për te mbrjtur Pagasaen kishin pushtuar Termopilet.

Armiqësia me Athinën nuk ishte tërësisht e hapur por Athina ishte kërcënuar nga pala maqedonase për arin në Eube. Në 352 p.k deri në 346 p.k Filipi serisht nuk sulmoi në jug. Ai ishte aktiv në nënshtrimin e qyteteve kodër te Ballkanit perëndimor e verior dhe zvogëlimin e qyteteve bregdetare greke deri në Hebrus. Për qytetin kryesor bregdetar Olynthesit Filipi vazhdonte te pretendonte miqësinë përderisa qytetet e tjera fqinjë ishin në duart e tij.

 
Filipi i II në monedhe ari, me kokën e Apollonit.

Në 349 p.k, Filipi nisi rrethimin e Olynthesit e cila përveç pozicionit te saj strategjik pretendonte në fronin maqedonas prej disa lidhjeje me Arrhideusin dhe Menelaun. Olynthesi në fillim ishte aleat me Maqedoninë por me vone lidhi besnikëri me Athinën. Kjo e fundit nuk beri asgjë për te ndihmuar qytetin, ekspedita e tyre u kthye mbrapa për shkak te një revolte në Eube te cilën e pagoi Filipi me arin e tij. Në vitin 348 p.k mbreti maqedonas mundi Olynthesin dhe e shkatërroi te tere qytetin. Te njëjtin fat kishin pësuar edhe qytetet e tjera te Kolkides. Meqë Maqedonia dhe te tere regjionet e tjera fqinjë ishin te sigurta, Filipi festoi lojërat e tij Olimpike në Dium. Në 347 p.k Filipi avancoi për te pushtuar te tere zonat lindore rreth Hebrusit dhe detyroi paraqitjen e princit thrak Cersobleptesit. Në vitin 346 p.k ai ndërhyri në mënyre efektive në luftën midis Tebes dhe Fokeasve por luftërat e tij me Athinën ende vazhdonin. Megjithatë Athina i kishte bere kërkese për paqe dhe kur Filipi shkoi përsëri në jug u vendos paqja në Thesali. Me qytet shtetet kyçe greke ai i dërgoi një mesazh Spartes ``Nqs ju nuk paraqiteni pa vonesa te mëtejshme, unë do te shkoj me ushtri në tokat tuaja dhe do te shkatërroj fermat tuaja, vras njerëzit tuaj dhe do te shkatërroj qytetin tuaj. Përgjigja e tyre lakonike ishte "në qofte se". Filipi dhe Aleksandri do ti linin te dy vetëm. Me vone ushtritë maqedonase kaluan nga Epiri në detin Adriatik.

Në 345 p.k ai kryen një fushate te vështire kundër Ardiaios, nen mbretin e tyre Pluratus, gjate se cilës ai u plagos rende nga një ushtar ardian në këmben e djathte.

Në 342 p.k Filipi udhëhoqi një ekspedite në veri kundër Skitheve duke pushtuar qytetin e fortifikuar Thrak, Eumolpia për t'i dhëne asaj emrin e tij, Filipolis (Plovidi modern).

Në 340 p.k Filipi filloi rrethimin e Perinthusit. Ai filloi edhe një rrethim tjetër në 349 p.k në qytetin e Bizantit. Pas mossuksesit në te dy rrethimet ndikimi i Filipit në Greqi ishte kompromentuar. Megjithatë ai me sukses arriti te rikonfirmonte autoritetin në Egje duke mundur një ushtri Tebane dhe Athinase te bashkuar në betejën e Kerones, në 338 p.k, ndërsa në te njëjtin vit, ai shkatërroi Amfisen sepse banoret e saj kishin kultivuar në mënyre te paligjshme pjesë te fushës Krisaian e cila i takonte Delfit. Filipi krijoi dhe udhëhoqi Ligen e Korintit në 337 p.k. Anëtaret e Lidhjes thane se nuk do te bënin lufte kundër njëri-tjetrit, përveç nqs kjo ishte për te shtypur revolucion. Filipi u caktua si lider i ushtrisë kundër Perandorisë Persiane. Në 336 p.k kur po bëheshin përgatitjet e para Filipi u vra dhe u zëvendësua në fron nga djali i tij, Aleksandri i III.

Vrasja

Redakto
 
Larnaksi i arte, në muzeun e Virgjinias, e cila mund te përmbaje mbetjet e Filipit te II te Maqedonisë.

Vrasja ndodhi gjate tetorit te viti 336 p.k, Aegje kryeqytetin e lashte te mbretërisë se Maqedonisë. Gjykatat ishin mbledhur për te festuar martesën midis Aleksandërit te I te Epirit me vajzën e Filipit nga gruaja e katërt e tij, Kleopatra. Ndërsa mbreti po hynte në teatër ai u vra nga Pausania i Orestit një nga shtate truperojat e tij. Vrasësi menjëherë u përpoq te shpëtonte duke vrapuar drejt bashkëpunëtoreve te tij që po prisnin në hyrjen te Aegjeas me kuaj. Ai u ndoq nga tre truperoja te Filipit te cilët e kapen dhe e vranë me duart e tyre.

Arsyet e vrasjes se Pausanias kane qene te vështira te shpjegohen plotësisht për shkak se edhe historianet e lashte kane pasur mendime te ndryshme. Aristoteli thotë se Filipi u vra sepse Pausania ishte ofenduar nga Attalusi- mbreti vjehërr i Filipit.

Pesëdhjete vjet me vone, historiani Cleitarchus, shpjegoi dhe zgjeroi me shume historinë. Shekuj me vone ky version iu transmetua Didorus Sicilusit dhe nga tere historianet e tjerë që përdorën Cleitarchusin. Në librin e gjashtëmbëdhjetë historik te Didorusit shkruhet : Pausania ishte një dashnor i Filipit dhe u be xheloz kur ky i fundit kthye sytë tek një tjetër i ri i quajtur serisht Pausania.

Kur Pausania iu ankua Filipit për Attalusin por ky kishte ndërmend ta çonte Attalusin se bashku me Parmenionin në Azi për te bere një përgatitje për pushtimin e tij te planifikuar. Filipi gjithashtu u martua me mbesën ose vajzën e Attalusit te quajtur Euridike. Në vend që te fyente Attalusin, Filipi e zbuti Pausanian duke e ngritur në rangun e truprojës. Pausanias, dëshira për tu hakmarrë ndaj atij që nuk ia ktheu nderin në vend i qëndronte akoma e gjalle ; kështu ai planifikoi te vriste Filipin, dhe disa kohe pas përdhunimit te dyshuar, ndërsa Attalusi ishte në Azi duke lufuar me Përsianet, ai vendos planin e tij në veprim. Historiane te tjerë mendojnë se Aleksandri dhe/ose mamaja e tij Olimpia kishin bere shume intriga në mos vete nxitësit. Kjo e fundit duket sikur mund te jete diçka sepse Olimpia ia shprehu mirënjohjen në te njëjtën nate kur u kthye nga mërgimi vendosi kurorë në trupin e vrasësit dhe urdhëroi te bëhen sakrifica vjetore në një kodër ku ndodhej varri, në kujtim te tij.

 
Hyrja për në "Tumën e Madhe" Muzeu i Virgjinias.

Shume historiane moderne kane vërejtur se te gjitha llogarite janë te pamundshme. Në rastin e Pausanias motivi i krimit është vështire te duket adekuat. Në anën tjetër implikimi i Aleksandërit dhe i Olimpies duket i çuditshëm : te veproje si ata nuk do te duhej te kishin treguar paturpësi te pacipe në fytyrën e një makine ushtarake besnike përgjithësisht ndaj Filipit si Pausania (ata nuk dinin gjë për konfliktin midis te dyve). Ajo që duket të jenë të regjistruar në këtë janë dyshimet e natyrshme që ra mbi përfituesit kryesor të vrasjes, veprimet e tyre pas vrasjes, sadoqe e mire do te ishte për ata kjo vrasje, nuk mund te provoje fajësinë e tyre. Me tej : Attalusi u ekzekutua nga Aleksandri pasi ky morri fronin, një mund të pyes veten nëse regjistrimi i tij në mesin e komplotistët nuk ishte për efekt të futjes se motive politike në një spastrim. Attalus kishte deklaruar publikisht shpresën e tij se nuk do të ketë sukses, Aleksandri sa Filipi, por më tepër se një bir i mbesës se tij Euridike që u martua me Filipin, mund ta largonte Aleksandërin nga froni, kështu ai vrau babanë në bashkëpunim me mamanë për te siguruar fronin.