Marenglen Kasmi
Prof. asoc. dr. Marenglen Kasmi
Drejtor i Qendrës së Botimeve Albanologjike dhe Enciklopedike në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.
Lindur në Gramsh më 20 qershor 1977.
Në vitet 1991-1995 ka kryer shkollën e mesme në Gjimnazin “Shefqet Guzi”, Gramsh.
1995-1997 studime në Akademinë Ushtarake “Skënderbej”. Në kuadër të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe Bundeswehr-it të Republikës Federale Gjermane, në vitin 1997 u përzgjodh nga radhët e kadetëve të Akademisë “Skënderbej” për të vazhduar arsimimin e plotë për oficer në Bundeswehr-in gjerman.
Dhjetor 1999 u diplomua në Shkollën e Oficerëve të Forcave Tokësore në Drezden, Gjermani (Offizierschule des Heeres, Dresden).
2000-2003 pedagog në Akademinë Ushtarake “Skënderbej”.
2004-2008 studioi në Universitetin Helmut-Schmidt Hamburg, Gjermani, Fakulteti i Historisë dhe Shkencave Sociale (Helmut-Schmidt Universität/Universität der Bundeswehr Hamburg) ku edhe u diplomua si Magister Artium në Shkencat Historike (M.A.).
2012-2013 kualifikim shkencor në Fushën e Historisë dhe Arkivave tre mujor në Institutin e Historisë Ushtarake Potsdam (Militärgeschichtliches Forschungsamt der Bundeswehr, Potsdam).
2008-2015 pedagog/studiues i historisë dhe drejtues i Seksionit të Historisë në Akademinë e Mbrojtjes “Spiro Moisiu” Tiranë.
2016-2021 Anëtar i Autoritetit për Informim për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të RPSSH, me mandat 5-vjeçar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.
Prej muajit Janar 2022, drejtor i Qendrës së Botimeve Albanologjike dhe Enciklopedike në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.
Pedagog dhe titullar lëndësh në disa Universitete, publikë dhe jopublikë.
Është njohës i mirë i arkivave vendase e të huaja dhe ka marrë pjesë në shumë konferenca kombëtare dhe ndërkombëtarë për çështje të historisë. Fusha e tij studimore kryesore është historia moderne e Shqipërisë dhe historia ushtarake.
Ka botuar shumë artikuj shkencorë dhe disa studime në Fushën e Historisë si brenda edhe jashtë vendit. Merr pjesë në mënyrë aktive në debatet shkencore për çështje historike.
ANGAZHIMI SHKENCOR
RedaktoKonferenca ndërkombëtare
- Kumtesë me temë “Pushtimi gjerman i Shqipërisë 1943-1944”, mbajtur në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “100 vjet Shtet Shqiptar-100 vjet Forca të Armatosura Shqiptare”, organizuar nga Akademia e Forcave të Armatosura, Instituti i Historisë Tiranë, Instituti i Historisë Ushtarake Potsdam, Gjermani, Zyra e Historisë Ushtarake Romë, Itali, Akademia e Studimeve të Paqes për Europën, Vjenë dhe Akademia e Mbrojtjes Vjenë, Austri Qendra e Studimeve Strategjike dhe Historike, Stamboll, Turqi, më 10 Tetor 2012.
- Kumtesë me temë „Fillimet e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë – arsyet, domosdoshmëria e krijimit dhe karakteri gjithëshqiptar i tij në vitet 1912-1919“, mbajtur në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare „100 vjet Shtabi i Përgjithshëm i FA“, organizuar nga Instituti i Historisë Ushtarake, Universiteti i Strugës dhe studiues nga Kosova, më 02.05.2013.
- Kumtesë me temë “Princ Wied-i dhe koha e tij në Shqipëri”, mbajtur në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Nga krijimi i Shqipërisë në Luftën e Parë Botërore”, organizuar në datat 30.08.2013 deri 02.10.2013 në Akademinë e Mbrojtjes Kombëtare, Departamentin e Historisë Vjenë, Austri.
- Kumtesë „Wilhelm zu Wied dhe krijimi i shtetit shqiptar 1913-1914“, organizuar në Akademinë Diplomatike Vjenë, Austri në aktivitetin me titull “Ballkani i Jugut para 1914 – 100 vjet prej Luftës së Parë Botërore, më 06.05.2014.
- Kumtesë me temë “Shqipëria në Luftën e Parë Botërore”, mbajtur në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “1914-2014. Nga Lufta e Tretë Ballkanike në Luftën e Parë Botërore”, organizuar në datat 06-07.10.2014 në Akademinë e Mbrojtjes Kombëtare, Departamentin e Historisë Vjenë, Austri.
- Kumtesë (me bashkautor) me temë “Formacionet ushtarake nën ushtritë e huaja gjatë Luftës së Parë Botërore në teatrin shqiptar të luftës”, mbajtur në Konferencën “Shqipëria në rrjedhat e Luftës së Parë Botërore” në Prishtinë të Kosovës, më 15.10.2014.
- Kumtesë “Shqipëria dhe pushtimi gjerman 1943-1944. Ndërtimi i aparatit pushtues dhe qëndrimi i forcave politike”, mbajtur në konferencën “Marrëdhëniet shqiptaro-gjermane: Konfliktet dhe bashkëjetesa”, organizuar nga Shoqata e Miqësisë gjermano-shqiptare, Hamburg më 15.11.2014.
- Kumtesë “Politika gjermane në Kosovë 1943-1944”, mbajtur në konferencën shkencore “Ripushtimi jugosllav i viseve shqiptare dhe Lufta e Drenicës (1944-1945), organizuar nga Instituti i Historisë Ali Hadri”, Prishtinë 30.10.2015.
- Kumtesë “Albanien und Kosovo während der deutschen Besatzung 1943–1944”, mbajtur në konferencën shkencore “Against our will? East and Southeast Europeans in the Waffen-SS – cultural aspects and historical context”, organizaur nga Imre Kert é s z K o l l e g J e n a/ Friedrich Schiller- Universität Jena, Jena (Gjermani) 4-5 dhjetor 2015.
- Kumtesë “Albanien und Kosovo während der deutschen Besatzung 1943–1944”, mbajtur në konferencën shkencore “Against our will? East and Southeast Europeans in the Waffen-SS – cultural aspects and historical context”, organizaur nga Imre Kert é s z K o l l e g J e n a/ Friedrich Schiller- Universität Jena, Gjermani, 4-5 dhjetor 2015.
- Kumtesë “Der bewaffnete Widerstand geges das Hoxha Regime 1948-1953”, mbajtur në Konferencën Ndërkombëtare “Gewaltsamer Widerstand. Vom Baltikum bis nach Zentral- und Südosteuropa”, organizuar nga Akademia e Shkencave të Austrisë, më 16-18 mars 2017, Vjenë, Austri.
- Kumtesë (me bashkautor) “Ndihmesa e Ushtrisë Shqiptare në organizimin dhe përgatitjen e forcave çlirimtare të Kosovës”, mbajtur në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Jasharajt dhe lufta çlirimtare”, organizuar nga Instituti i Historisë Ali Hadri”, Prishtinë, më 6 mars 2018.
- Kumtesë “CIA ‘Political Banditry’ and Albania 1948-1953”, mbajtur në konferencën shkencore ndërkombëtare “UC Policy in the Wetern Balkans”, organizuar nga Universiteti Mesdhetar, Tiranë 29 tetor 2019.
- Kumtesë “Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë në fokusin e ish-Sigurimit të Shtetit”, Konferencë shkencore “Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë”, 40-vjetori, 10 qershor 2021, Prishtinë. Organizuar nga Instituti i Historisë “Ali Hadri”- Prishtinë dhe Akademia e Studime Albanologjike.
- Kumtesë “Die Staatswerdung Albaniens 1912-1923”, Konferencë Shkencore Ndërkombëtare “Sieger und Besiegte: Ruhe und Unruhe im Osten Europas nach dem Ersten Weltkrieg”, Wien, 27. und 28. Sept. 2021, organizuar nga Landesverteidigungsakademie Wien, Institut für Strategie und Sicherheitspolitik.
- Kumtesë “Ndihmesa e shtetit shqiptar për organizimin dhe stërvitjen ushtarake te forcave të UÇK-së”, mbajtur në Sesionin Shkencor “Ushtria Çlirimtare e Kosovës - vlerë kombëtare”, organizuar nga Instituti Albanologjik – Prishtinë, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave e Shqipërisë dhe Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës, Prishtinë 7 mars 2022.
- Kumtesë “Evidentimi i dhunës ndaj shqiptarëve në Kosovë në dokumentacionin e ish-Sigurimit të Shtetit (1980-1990)”, mbajtur në Konferencën shkencore “Gjenocidi serb kundër shqiptarëve gjatë shek. XIX-XX”, Prishtinë, 7-8 prill 2022.
- Kumtesë “Qëndrimi i shqiptarëve në Kosovë ndaj hebrenjve”, mbajtur në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Shqiptarët dhe hebrenjtë në Luftën e Dytë Botërore”, organizuar nga Akademia e Shkencave E Shqipërisë dhe Israeli House (Albania), në kuadër të Javës Kulturore të Izraelit në Shqipëri, 25.01.2023.
Konferenca kombëtare:
- Kumtesë me temë „Gjergj Kastrioti Skënderbeu në autorët e huaj në shekuj...“, mbajtur në Konferencën Shkencore „Dita e Skënderbeut“, në Akademinë e Mbrojtjes „Spiro Moisiu“, më 30.04.2009.
- Kumtesë me temë „Aspekte të historiografisë gjermane për pushtimin gjerman të Shqipërisë 1943-1944“, mbajtur në Konferencën Shkencore “Shqipëria në Luftën e Dytë Botërore”, organizuar nga Qendra e Studimeve Albanologjike, Instituti i Historisë, më 26 nëntor 2009.
- Kumtesë (me bashkautor) me temë „Viktimizimi i hebrenjve dhe mbrojtja e tyre nga shqiptarët“, mbajtur në Konferencën Shkencore „Holokausti dhe Shqipëria: Një ditë për të pyetur“, organizuar nga Universiteti i Elbasanit dhe Konsullata e Nderit e Izraelit në Tiranë, më 28.01.2011.
- Kumtesë (me bashkautor) mbajtur në diskutimin shkencor mbi përshtatjen e strukturës së Akademisë në përputhje me misionin e saj, të programeve të studimit, organeve dhe autoriteteve drejtuese, statutit dhe rregulloreve, sigurimit të brendshëm të cilësisë së vlerësimit dhe dijeve si dhe të ecurisë së punës kërkimore-shkencore të zhvilluar nga Akademia e Mbrojtjes „Spiro MOISIU“ më 24.03.2011 me tematikë „Masteri i Shkencave (me kohë të pjesshme) dhe risitë e tij për kushtet i institucionit tonë“ (Shkresë Nr. 487, datë 09.03.2011 e Komandantit të Akademisë së Mbrojtjes „Spiro MOISIU“).
- Kumtesë me temë „Disa vlerësime për Gjergj Kastriotin Skënderbeun në historiografinë botërore“, mbajtur në datën 04.04.2011 në Qendrën Kulturore të Forcave të Armatosura me rastin e përvjetorit të Lidhjes së Lezhës.
- Reçensë e mbajtur në prezantimin e librit:“Qëndresa e ushtarakëve italianë në Shqipëri” i autorit Gjeneral Massimo Coltrinari në datën 02.11.2011, në ceremoninë e promovimit të librit, të organizuar nga LBN Editor dhe Ambasada Italiane në mjediset e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes.
- Kumtesë me temë ”Tipare të kryengritjeve të armatosura shqiptare” mbajtur në sesionin shkencor “100 vjetori i kryengritjeve të viteve 1910-1911, pararendëse të shpalljes së pavarësisë” më 25 nëntor 2011, organizuar nga Instituti i Studimeve të Historisë Ushtarake, Shoqatës së Historianëve ushtarakë, Shoqatës Kombëtare të Ushtarakëve në Rezerve dhe Shoqatës «Labëria», Dega Tiranë.
- Kumtesë (bashkautor) “Doktrina ushtarake shqiptare në kontekstin historik të saj”, mbajtur në Konferencën Shkencore “Zhvillimi i Doktrinës Ushtarake në një mjedis të ndryshueshëm të Sigurisë dhe mbrojtjes”, organizuar nga Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes/ Akademia e Forcave të Armatosura (Institucion i përshirë në Ligjin e Arsimit të Lartë), më 3 dhjetor 2014, Tiranë.
- Kumtesë me temë “Dokumente të Legatës dhe Konsullatës së Përgjithshme gjermane në Tiranë 1924-1943”, mbajtur në “Ditët Albanologjike”, Edicioni III, organizuar nga Qendra e Studimeve Albanologjike në datën 21, 22 dhe 23 dhjetor 2011.
- Kumtesë me temë “Historia Ushtarake, fushë e gjerë për refleksion”, mbajtur në Konferencën Shkencore “55 vjet Akademi e Forcave të Armatosura 10 maj 1958 – 10 maj 2013“, organizuar nga Akademia e Forcave të Armatosura, 9 maj 2013.
- Kumtesë “Arti Ushtarak shqiptar në shek. XV”, mbajtur në Konferencën shkencore “Shteti i Parë shqiptar. 800-vjetori i Principatës së Arbrit (shek.. XII-XVIII”, organizuar nga Qendra e Studimeve Albanologjike, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dhe Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar, më 18 prill 2014.
- Kumtesë “Historiografia gjermane e pasluftës dhe trajtimi i pushtimit gjerman të Shqipërisë 1943-1944”, mbajtur në konferencën shkencore “Sfida te Artit Ushtarak ne Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare te popullit shqiptar gjate viteve te Luftës se Dyte Botërore, 1939-1944”, organizuar nga Instituti i Studimeve të Historisë Ushtarake, Tiranë më 1 nëntor 2014.
- Kumtesë “Politika gjermane në Shqipëri 1943-1944”, mbajtur në Konferencën Shkencore “Shqiptarët në rrjedhat e Luftës së Dytë Botërore”, organizuara nga Instituti i Historisë, Qendra e Studimeve Albanologjike, Tiranë, më 20.11.2014.
- Kumtesë “Lufta e Tiranës sipas dokumenteve gjermane”, mbajtur në konferencën e organizuar nga Bashkia e Tiranës me rastin e 71-vjetorit të çlirimit të kryeqytetit, Tiranë 17.11.2015
- Kumtesë “Pushtimi Austro–Hungarez i Shqipërisë dhe ngritja e formacioneve vullnetare shqiptare gjatë Luftës së Parë Botërore” mbajtur në Konferencën Shkencore Kombëtarë “Lufta e Parë Botërorë: Shqiptarët, Ballkani, Europa”, organizuar nga Fakulteti Historisë dhe Filologjisë, 6-7 dhjetor 2016.
- Kumtesë “Forcat luftarake shqiptare në ushtrinë austro-hungareze gjatë Luftës së Parë Botërore”, mbajtur në Konferencën Shkencore “Austro-Hungaria dhe Shqipëria 1916-1916”, Tiranë 26-27 janar 2018.
- Kumtesë (autor i parë) “Robërit gjermanë të luftës dhe puna e detyruar gjatë viteve 1944-1952”, mbajtur në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Të mohuar nga regjimi. Burgjet, sistemi i internim-dëbimeve dhe puna e detyruar në Shqipëri 1945-1990”, organizuar nga Akademia e Studimeve albanologjike, Autoriteti Për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit etj., Tiranë më 29-30 tetor 2018.
- “Kumtesë “Politika pushtuese gjermane në Shqipëri 1943-1944 dhe forcat politike shqiptare”, mbajtur në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare – Luftë për liri, pavarësi dhe dinjitet e popullit shqiptar”, organizuar nga Akademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencave, Tiranë më 25 nëntor 2019.
- Kumtesë “Fan Noli dhe qeveria e tij në dokumentet e legatës gjermane në Tiranë”, organizuar nga Muzeu Kombëtar Dhe Akademia e Shkencave të Shqipërisë me rastin e 140-vjetorit të lindjes së Fan Nolit dhe 100 vjetorin e vendosjeve të marrëdhënieve diplomatike me SHBA, Tiranë, 03.02.2022.
- Kumtesë “Antifashizmi dhe kolaboracionizmi në Shqipëri gjatë Luftës së dytë Botërore”, mbajtur në Konferencën Përkujtimore në 8-vjetorin e rënies së Qemal Stafës me titull “Antifashizmi, një vlerë e shtuare popullit shqiptar”, organizuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë më 05.05.2022.
- Kumtesë “Operacionet gjermane në rajonin e Matit (1943-1944)”, mbajtur në Konferencën Shkencore “Burreli, 100 vjet qendër administrative e nënprefekturës Mat”, organizuar nga Akademia e Shkencave dhe bashkia Mat më 07.05.2022.
- Kumtesë “Noli dhe qeverisja e tij në fokusin e politikës gjermane”, mbajtur në Konferencën Shkencore “Fan S. Noli – Personalitet i gjithanshëm”, organizuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Universiteti i Korçës “Fan S. Noli”, në Tiranë, më 17.06.2022.
- Kumtesë “Dritëhijet e disa personaliteteve letrare në dy kohë”, mbajtur në tryezën shkencore “Martin Camaj në sistemin letrar shqiptar”, organizuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë më 28 qershor 2022.
- Kumtesë “Mitrush Kuteli - një jetë me ndërlikime”, mbajtur në Konferencën shkencore në 115-vjetorin e lindjes së Mitrush Kutelit me titull “Shkrimtari, Studiuesi, Përkthyesi”, organizuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë më 08.07.2022.
- Kumtesë, “Wilhelm zu Wied dhe Shqipëria: 6 muaj ksenokraci”, mbajtur në konferencën shkencore me rastin e 110-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë me titull “Rrugëtimi shqiptar për Pavarësinë”, organizuar më 23.11.2022 nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
- Kumtesë “Marrëveshja e Beratit shtator-tetor 1943 në dritën e dokumenteve arkivore gjermane”, mbajtur në Konferencën Shkencore me titull “Veçori të Luftës Antifashiste në krahinën e Skraparit (1942-1944)” , organizuar nga akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Bashkia Skrapar më 20.01.2023.
Botime kryesore
RedaktoTekste mësimore:
- Tekst mësimor për ciklin e mesëm „Historia e Shqiptarëve 12“. Miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Botimet shkollore „Filara“, Tiranë 2011, (bashkautor).
- Tekst mësimor për ciklin 9-vjeçar „Historia e Shqiptarëve 9“. Miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Botimet shkollore „Filara“, Tiranë 2012, (bashkautor).
MONOGRAFI
RedaktoJashtë vendit/ Gjermani:
Redakto- (Autor) „Die deutsche Besatzung in Albanien 1943 und 1944, Band 20, Potsdam 2013. (Potsdamer Schriften zur Militärgeschichte, Herausgegeben vom Zentrum für Militärgeschichte und Sozialwissenschaften der Bundeswehr), Potsdam, Gjermani. (ISBN 978-3-941571-24-2). Regjistruar bibliografinë kombëtare gjermane të Bibliotekës Kombëtare Gjermane (Deutsche Nationalbibliographie der Deutschen Nationalbibliothek).
- (Bashkautor) në: Matthias Dornfeldt, Enrico Seewald (Hrsg): Kontinuitäten und Brüche. Albanien und die deutschen Staaten 1912-2019. Band 27, Studien des Forschungsverbundes SED-Staat an der Freien Universität Berlin. Herausgegeben von Klaus Schroeder und Jochen Staadt), Peter Lang Verlag, Berlin 2019. – Rankuar në SENSE Ranking of Academic Publishers, kategoria C.
- (Bashkautor - kapitulli 19) në Michael Gehler, David Schriffl (eds.): Violent Resistance. From the Baltics to Central, Eastern and South Eastern Europe 1944-1956, Verlag Ferdinand Schöningh, Paderborn 2020 (ISBN 978-3-506-70304-0. Rankuar në SENSE Ranking of Academic Publishers, kategoria B. (Prej vitit 2017 Verlag Ferdinand Schönigh është pjesë e publikimeve holandeze BRILL, një nga shtëpitë botuese më prestigjioze për botimet shkencore).
- (Bashkautor- kapitull) në: John Paul Newman, Ljubinka Škodrić, Rade Ristanović (Ed.) “Anti-Axis Resistance in Southeastern Europe, 1940-1944. Forms and Varieties”, ISBN 978-3-506-79039-2 , Series: Balkan Studies Library, Brill-Schöningh 2023, (proces botimi, koha e publikimit maj 2023).
Brenda vendit
Redakto- (Bashkautor)Teori të Luftës dhe Strategjisë“, Tiranë 2011, ISBN978-9928-07-014-2.
- (Autor) “Pushtimi gjerman i Shqipërisë 1943-1944. Një këndvështrim në dritën e dokumenteve gjermane. Shtëpia Botuese Filara, Tiranë, dhjetor 2013. (ISBN 978-9928-142-24-5)
- (Bashkautor) „55 vjet Akademi e Forcave të Armatosura 10 maj 1958 – 10 maj 2013“, Tiranë 2013 (ISBN 978-9928-134-25-7), (Bashkautor).
- (Bashkautor) “Historia e shqiptarëve gjatë shekullit XX”, vëllimi I, botimet albanologjike, botuar nga Akademia e Studimeve Albanologjike, Instituti i Historisë, Tiranë 2019, (Fitues i çmimit Çabej për vitin 2018).
- (Autor) “Marrëdhëniet shqiptaro-gjermane në shekullin XX (1900-1945), Tiranë 2020 (Botim i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë).
- (Autor) “Qemal Stafa (1920-1942)”, përgatitur me rastin e 80-vjetorit të rënies. Botuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, maj 2022.
- (Autor) “50 vjet Akademi e Shkencave e Shqipërisë”, Tiranë, shtator 2022 (Botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë).
ARTIKUJ SHKENCORË
RedaktoJashtë vendit/ Gjermani, Austri, etj.
Redakto- (Autor) „Die deutsch-albanischen Beziehungen 1912-1939“ në: Zeitschrift für Balkanologie, 49 (2013) 1, Harrassowitz Verlag Wiesbaden 2013, (ISSN 0044-2356, indexed in: SCOPUS, IBZ online, International Bibliography of Social Sciences etj.)
- (Autor) „Ein Österreischicher Offizier in Albanien 1928-1944; Hermann von Kirchner“, në: „Truppendienst“, ISSN 0041-3658, Vjenë, Austri, shtator 2013.
- (Autor) „Albanien und die deutsche Besetzung 1943-44. Die Errichtung der Besatzungsmacht und die Haltung der politischen Kräfte“, in: Albanische Hefte 1/2015, Zeitschrift für Berichte, Analysen, Meinungen aus und über Albanien, 44 Jahrgang, Bochum, Gjermani (ISSN: 0930-1437).
- (Autor) “Divizioni SS-Skanderbeg dhe kushtet e krijimi të tij në vitin 1944, në: Kosova (Organ shkencor i Institutit të Historisë “Ali Hadri”, Prishtinë), KDU: 94 (05), nr. 40, Prishtinë 2015.
- (Autor) „Die Sitze der deutschen diplomatischen Vertretungen in Tirana 1923-1944“ në: Zeitschrift für Balkanologie, 55 (2019) 1, Harrassowitz Verlag Wiesbaden 2019, (ISSN 0044-2356, indexed in: SCOPUS, IBZ online, International Bibliography of Social Sciences etj.)
- (Autor) “Widerstand und Kollaboration in Albanien zur Zeit der deutschen Besatzung 1943-1994”, botuar në Informationen (Wissenschaftliche Zeitschrift des Studienkreises Deutscher Widerstand 1933-1945), Nr. 96, November 2022, 47. Jg. [Qëndresa dhe bashkëpunimi në Shqipëri gjatë pushtimit gjerman 1943-1944, botuar në revistën shkencore të rrethit studimor për qëndresën gjermane 1933-1945, Nr. 96, nëntor 2022, viti 47 i botimit).
Brenda vendit
Redakto- (Autor) „Aspekte të pushtimit gjerman të Shqipërisë 1943-1944“, në: Revista Ushtarake, Nr. 3/2010 f. 189-194. (Organ teoriko-shkencor i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, ISSN: 2227-8133)).
- (Autor) „Pushtimi gjerman i Shqipërisë 1943-1944“, në „Studime Historike“, Nr. 3/ 2011 (Botim i Institutit të Historisë/ Qendrës së Studimeve Albanologjike, Tiranë).
- (Bashkautor)„Viktimizimi i hebrenjve dhe mbrojtja e tyre nga ana e shqiptarëve“, në: Revista Ushtarake, Nr 1/2011 f. 219-232. (Organ teoriko-shkencor i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes), bashkautor, ISSN: 2227-8133).
- (Bashkautor) “Tipare të kryengritjeve të armatosura shqiptare në shek. XIX-XX”, në: Studime për Historinë Ushtarake, Nr. 2/2012, f. 105-115, Tiranë (Organ i Institutit të Studimeve të Historisë Ushtarake, ISSN: 2305-5073).
- (Autor) “Vështrim në prag të Luftës së Dytë Botërore” në: Revista Ushtarake, Nr 1/2012, f. 219-232. (Organ teoriko-shkencor i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, ISSN: 2227-8133).
- (Autor) “Lufta e Tiranës dhe çlirimi i Shqipërisë nga pushtuesit gjermanë më 29 nëntor 1944”, në: Studime për Historinë Ushtarake, Nr. 6, dhjetor 2013 (Organ i Institutit të Historisë Ushtarake, ISSN: 2305-5073).
- (Autor) “Hermann Kirchner: Një oficer austriak në shërbim të ushtrisë shqiptare”, në Studime për Historinë Ushtarake, 7 (2014) 1, (Organ i Institutit të Historisë Ushtarake, ISSN: 2305-5073).
- (Autor) “Wilhelm zu Wied dhe Shqipëria”, në: Revista Ushtarake, Nr 1/2014 f. 122-137. (Organ teoriko-shkencor i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, ISSN: 2227-8133).
- (Autor) Aspekte politike, ushtarake dhe strategjike në prag të fillimit të Luftës së Dytë Botërore, në Studime për Historinë Ushtarake, 8 (2014) 2, (Organ i Institutit të Historisë Ushtarake, ISSN: 2305-5073).
- (Autor) “Historiografia gjermane e pasluftës dhe trajtimi i pushtimit gjerman të Shqipërisë 1943-1944”, në Studime për Historinë Ushtarake, 8(2014)2, (Organ i Institutit të Historisë Ushtarake, ISSN: 2305-5073).
- (Autor) „Lufta e Tiranës dhe tërheqja e ushtrisë gjermane nga Shqipëria Nëntor 1944“, në: „STUDIME HISTORIKE Nr. 1-2/ 2015, viti LXIX (LII), Tiranë 2015 (Botim i Institutit të Historisë/ Qendrës së Studimeve Albanologjike, Tiranë).
- (Autor) “Masakra e 4 shkurtit në dokumentet gjermane” , në: Studime për Historinë Ushtarake 9 (2017) 1, ISSN: 2305-5073, (Botim i Institutit të Historisë Ushtarake me Bord botues shkencor).