Margherita Hack (Firence, 12 qershor 1922 - Trieste, 29 qershor 2013) ishte një astrofizikante e njohur italjane.

U diplomua në fizikë në vitin 1945. Profesore e astronomisë në Universitetin e Triestes nga 1964-1992, ishte femra e parë që drejtoi Oservatorin Astronomik të Triestes. Gjatë karrirës së saj shkencore ajo ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në kërkimin, zhvillimin dhe klasifikimin e disa kategorive të yjeve. Gjithashtu ajo ishte angazhuar edhe në fushën e politikës me të majtën. Margherita Hack është një prej mendjeve më brilante të komunitetit shkencor italian dhe emri i saj lidhet ngushtë me shkencën astrofizike botërore. Ajo ishte anëtare e “Accademia Nazionale dei Lincei” në Romë, Unionit Ndërkombëtar të Astronomëve dhe e “Royal Astronomical Society”-it.