Maria José Martínez-Patiño

atlete spanjolle

Maria José Martínez-Patiño (lindur në 10 korrik 1961) është një vrapuese e garave me pengesa nga Spanja, skualifikimi i së cilës nga skuadra spanjolle, pretendente për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike në 1986, për shkak të moskalimit të testit për identifikim e gjinisë përbën një moment kyç në procesin e verifikimit të gjinisë në sporte.[1][2][3]

Martínez-Patiño u shkarkua pas një gare e cila do ta katapultonte atë në Lojërat Olimpike të 1988.[4] Ajo u turpërua publikisht pasi garoi në garat me pengesa në kampionatin kombëtar spanjoll në 1986, por luftoi me sukses humbjen e licensës nga Shoqata Ndërkombëtare e Federatave Atletike. Së fundmi arriti të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të 1992. Që atëhere ajo ka shkruar për këtë eksperiencë, për testin që ka bërë dhe pasojat e publikimit të rezultatit, duke u kthyer në një rast referues për problemin e testit të gjinisë dhe privatësinë e atletëve.[5]

Karriera atletike

Redakto

Martínez-Patiño mori pjesë në 100 metërshin e garës me pengesa, ku rekordi i saj më i mirë është 13.71 (në Madrid 1983). Performanca e saj më e mirë në garat ndërkombëtare ishte 13.78 në Kampionatin Botëror të Atletikës në 1983 në Helsinki.[6]

Testi i gjinisë

Redakto

Martínez-Patiño ka sindromn e androgjenitetit jo-sensitiv. Ajo kaloi një test gjinor në 1983 në Shoqatën Ndërkombëtare të Federatave Atletike si dhe mori certifikatën e saj të feminitetit. Pavarësisht këtij rezultati, ajo dështoi në kalimin e testit të kromozomeve në 1985, ndaj iu hoq mundësia për të marrë pjesë në atletikën e grave. Ajo iu nënshtrua testit në 1985 në Kobe të Japonisë, të cilin ajo duhet ta ndërmerrte si test pasi kishte harruar të merrte me vete rezultatet e testit të zhvilluar dy vite më parë, të cilin e kishte kaluar si test. Asokohe ky test i kromozomeve ishte hapi i parë në procesin e verifikimit të gjinisë, por nuk ishte ai që jepte vendimin final, por zyrtarë nga Shoqata Ndërkombëtare e Federatave të Atletikës i udhëzonin atletët të shpifnin ose pretendonin se kishin pësuar ndonjë lëndim në mënyrë që të tërhiqeshin paqësisht nga konkursi, pa e bërë publike rezultatin e tyre. Kjo është ajo çfarë iu komunikua Martínez-Patiño, për të cilin ra dakort parimisht. Dy muaj më vonë ajo mori një letër ku klasifikohej sipas rezultateve të marra si mashkull.

Në 1986 ajo hyrë në garën me pengesa të 60 metrave në kampionatin kombëtar spanjoll por iu komunikua se duhet të tërhiqej ose do të bëhej publike rezultati për seksin. Ajo konkurroi dhe fitoi, por u stigmatizua në shtypin spanjoll. Ajo humbi bursën sportive fill pas bërjes publike të lajmit, si dhe plot peripecira të tjera ndër të cilat ishte dhe humbja e të fejuarit. Ajo nuk u dorëzua por luftoi kundër përjashtimit të saj: në 1988 ajo u mor në mbrojtje nga një shkencëtar gjenetik me emrin Albert de la Chapelle ndërsa licensa e saj u rikthye tre muaj më vonë. Ajo u përpoq të kualifikohej në Lojërat Olimpike të 1992, por nuk arriti për 1/10 e sekondës.

References

Redakto
  1. ^ Zeigler, Cyd (7 shtator 2011). "Moment #27: María José Martínez-Patiño kicked off Spanish track team, titles stripped". Outsports. Marrë më 2 mars 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Ruth Padawer (28 qershor 2016). "The Humiliating Practice of Sex-Testing Female Athletes". New York Times. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Caster Semenya expected to be affected by IAAF rule changes". BBC Sport. Marrë më 26 prill 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Bardin, Jon (30 korrik 2012). "Olympic Games and the tricky science of telling men from women". Los Angeles Times. Marrë më 2 mars 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Ferrante, Joan (2010). Sociology: A Global Perspective, Enhanced. Cengage Learning. fq. 268. ISBN 9780840032041. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Athlete profile for María José Martinez Patino". International Association of Athletics Federations. Marrë më 2 mars 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)