Marija Ujeviq-Galletoviq

skulptore kroate
(Përcjellë nga Marija Ujević-Galetović)

Marija Ujević Galetović (lindur në 20 tetor 1933 në Zagreb - vdiq në 13 mars 2023) është një skulptore kroate, por eksperimenton herë pas here dhe në mediumin e pikturës. Ajo jeton dhe punon në Zagreb, Kroaci.

Statujanë Muzeun e Artit Bashkëkohor në Zagreb

Puna dhe jeta artistike

Redakto
 
Pamje anësore të statujave

Punimet e saj artistike përfshijnë portretet dhe figurat. Ajo ka studiuar skulpturë në Qendrën për Art dhe Dizajn në Londër. Që prej 1987 ajo ka dhënë mësim në Akademinë e Arteve të Bukura, në Universitetin e Zagrebit, ku ajo u punësua si profesoreshë me kohë të plotë në 1995. Ajo është pjesëtare aktive e Akademisë kroate të arteve dhe shkencave.[1] Ajo është autore e shumë skulpturave publike në Zagreb, Vrsar, Virovitica, Marija Bistrica, Sinj, Cres, Rijeka, Osijek, Labin, Visoko, Bihać dhe Novi Sad. Disa prej skulpturave më të njohura janë: monumenti Miroslav Krleža në Osijek, Miroslav Krleža në Zagreb, monumenti August Šenoa në Zagreb, skulptura Runner në argjinaturën pranë lumit Sava, monumenti Frane Petrić në Cres, monumenti Jakov Gotovac në Osor dhe monumenti Sterija Popović në Novi Sad.[2]

Ajo ka zhvilluar shumë ekspozita solo në Kroaci si dhe jashtë shteti, duke përfshirë ekspozita në Gallery Forum (Zagreb, 1980, 1992), Gallery Sebastian (Dubrovnik, 1981), Gallery Sebastian (Beograd, 1984), Ex Granai della Repubblica a Zitellelle (Venice, 1991), Ambasada Kroate në Romë (Romë, 2009) dhe galeria Močibob (Zagreb 2010).

Referime

Redakto
  1. ^ Artist biography Croatian Academy of Sciences and Arts Official Website Arkivuar 2011-07-21 tek Wayback Machine, (accessed, 21/02/2011).
  2. ^ Dugandžija, Mirjana (26 shkurt 2002). "'Sve što znam o Evi' - Aktovi Marije Ujević" ["All I know about Eve" - Marija Ujević nudes] (në kroatisht). Nacional (weekly). Arkivuar nga origjinali më 2 korrik 2012. Marrë më 2 korrik 2012.