Marijana Matthäus
Marijana Matthäus (lindur në 27 shtator 1971) është një biznesmene me origjinë serbe, sipërmarrëse, shkrimtare dhe personalitet i shquar me vendbanim në Londër, Angli. Ajo është themeluese, pronare dhe drejtoreshë e markës për veshje luksoze “The Marijana Matthaeus Collection”; “Lux Uniforms” që është e specializuar për dizajnimin e kostumeve për uniformat e bizneseve dhe koorporatave; "Andaj", një markë veshjesh luksoze në Londër. Në vitet e fundit, Marijana ka fituar shumë ndjekës në rrjetet sociale dhe së shpejti do të lançojë produkte të tjera të lidhura me emrin e saj.
Jeta e hershme dhe edukimi
RedaktoMarijana Matthäus, e cila emrin e lindjes e ka Marijana Čolić në serbisht, kultivoi dashurinë e saj për modën në një moshë të njomë dhe shumë shpejt mamaja do ta merrte me vete në sfilatat e modës në kryeqytetin serb, Beograd. Më pas ajo jetoi në qytetin e Nju-Jorkut ku dhe u diplomua në Universitetin e Lubinit për degën e Biznesit në 1999. Vite më vonë, ajo u regjistrua në Universitetin e Arteve në Londër- Kolegji londinez i Modës në 2014. Përveç kësaj, Marijana gëzon një diplomë universitare në Pedagogji.
Karriera profesionale
RedaktoNë 1990 Marijana nisi karrierën e saj duke krijuar markën e famshme të këpucëve serbe Obuća Metro, duek e drejtuar me sukses nga viti 1990- 1996 në pozicionin e drejtoreshës së përgjithshme. Në 2003 ajo themeloi butikun e parë të modës “My Style” në Budapest, Hungari si dhe një butik të dytë në 2007 në Salzburg, Austri ku ajo ishte duke jetuar me bashkëshortin e saj të dytë Lothar Matthäus.[1] Disa vite më vonë, në 2009, Marijana themeloi markën e saj personale me emër “Marijana Class” (më vonë u përshtat me emrin “The Marijana Matthaus Collection) si dhe kontribuoi me sfilatën e saj të modës gjatë Javës së Modës në Beograd në po të njëjtin vit.[2] Në 1 qershor 2010 Marijana prezantoi linjën e saj të parë të rrobave të banjos. [3] Dizenjimet e saj u përdorën dhe nga konkurrentet në konkurset e bukurisë në Serbi. [4] Shumë personalitete të famshme të televizionit veshin dizenjimet e saj, duke përfshirë këngëtare të famshme nga rajoni: Svetlana Ražnatović sikurse dhe Milena Vasić, Snežana Dakić, Sanja Marinković, Jelena Jovičić, Vesna Dedić, Katarina Radenković, Ksenija Mijatović. [5][6][7]
Iniciativa të tjera
RedaktoMarijana Matthäus u kthye në imazhin për kompaninë “Samsung” për fushatën televizive të futbollit në 2006. [8] Në 27 prill 2010 Marijana publikoi novelin e saj të parë me titull “Amouage”.[9][10]
Jeta personale dhe mediat sociale
RedaktoMarijana Matthäus u martua me njërin prej biznesmenëve më të suksesshëm në rajon, Miodrag Kostić në 1990 dhe kanë së bashku tre fëmijë. Bashkëshorti i saj i dytë është trajneri gjerman i futbollit dhe futbollisti Lothar Matthäus. Matthäus momentalisht udhëton shpesherë në Londër, Budapest dhe Beograd. Ajo është njohëse e pesë gjuhëve: serbisht, anglisht, italisht, hungarisht dhe gjermanisht.[11][12] Marijana njihet për kontributin e saj filantropik në organizata bamirëse dhe kauza të ndryshme.[13][14][15]
Referime
Redakto- ^ Matthäus, Marijana. "My Style". www.marijanamatthaeus.com. Arkivuar nga origjinali më 1 nëntor 2011. Marrë më 28 tetor 2011.
{{cite news}}
:|archivedate=
dhe|archive-date=
është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!);|archiveurl=
dhe|archive-url=
është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Revija Marijane Mateus". Story. 14 prill 2009. Arkivuar nga origjinali më 17 dhjetor 2014. Marrë më 5 shkurt 2013.
{{cite news}}
:|archivedate=
dhe|archive-date=
është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!);|archiveurl=
dhe|archive-url=
është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ B., E. (27 maj 2010). "Marijana Mateus kreira kupaće kostime". Blic (në serbisht). Marrë më 28 tetor 2011.
- ^ B, R., A, M. (2 qershor 2010). "Ivana najlepša". Blic (në serbisht). Marrë më 28 tetor 2011.
{{cite news}}
: Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja) - ^ "Ceca u Prilepu prevazišla samu sebe". Tračara.com (në serbisht). 20 korrik 2010. Marrë më 28 tetor 2011.
- ^ "Ceca Ražnatović proslavila rođendan". Hello! (në serbisht). 15 qershor 2011. Arkivuar nga origjinali më 21 janar 2012. Marrë më 28 tetor 2011.
- ^ "Famous in Marijana Class". Marijana Class. www.marijanamatthaeus.com. Arkivuar nga origjinali më 2 tetor 2011. Marrë më 5 shkurt 2013.
{{cite web}}
:|archivedate=
dhe|archive-date=
është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!);|archiveurl=
dhe|archive-url=
është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Article in Blic News
- ^ "Marijana Mateus promovisala knjigu". Blic. 27 prill 2010. Marrë më 5 shkurt 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Amoaž - iskrena knjiga Marijane Mateus". Mondo. 27 prill 2010. Marrë më 5 shkurt 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Stanković, Simonida (2006). "Marijana Mateus: Žena koja živi kako želi". Puls (në serbisht). Arkivuar nga origjinali më 14 shkurt 2011. Marrë më 28 tetor 2011.
{{cite news}}
:|archivedate=
dhe|archive-date=
është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!);|archiveurl=
dhe|archive-url=
është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!) - ^ Karanović, Zorica (10 prill 2008). "Dva uspešna muža i kolekcija". Politika (në serbisht). Marrë më 28 tetor 2011.
- ^ "Marijana Mateus priprema humanitarni bal". Svet (në serbisht). 27 janar 2010. Arkivuar nga origjinali më 30 janar 2010. Marrë më 28 tetor 2011.
- ^ "Svetosavski bal". Story (në serbisht). 29 janar 2010. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 28 tetor 2011.
{{cite news}}
:|archivedate=
dhe|archive-date=
është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!);|archiveurl=
dhe|archive-url=
është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!) - ^ "Bal vraćen među oficire". Politika (në serbisht). 31 janar 2011. Marrë më 28 tetor 2011.[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]