Lothar Matthäus
Lothar Herbert Matthäus, (i lindur më 21 Mars 1961 në Erlangen, Gjermani Perëndimore) është një ish futbollist gjerman dhe tani menaxher futbolli, i cili ka menaxhuar së fundmi klubin izrael-it të futbollit Maccabi Netanya.
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Lothar Herbert Matthäus | ||
Datëlindja | 21 mars 1961 (63 vjeç) | ||
Vendlindja | Erlangen, Gjermani | ||
Gjatësia | 1.74 m (5 ft 9 in) | ||
Pozicioni | Mesfushor | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1971–1979 | FC Herzogenaurach | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
1979–1984 | Borussia Mönchengladbach | 162 | (36) |
1984–1988 | Bayern München | 113 | (57) |
1988–1992 | Internazionale | 115 | (40) |
1992–2000 | Bayern München | 189 | (28) |
2000 | MetroStars | 16 | (0) |
Gjithsej | 595 | (161) | |
Karriera ndërkombëtare | |||
1979–1983 | Gjermania U–21 | 15 | (2) |
1979–1981 | Gjermania B | 4 | (1) |
1980–2000 | Gjermania | 150 | (23) |
Skuadra të menaxhuara | |||
2001–2002 | Rapid Wien | ||
2002–2003 | Partizan Belgrade | ||
2004–2006 | Hungaria | ||
2006 | Atlético Paranaense | ||
2006–2007 | Red Bull Salzburg | ||
2008–2009 | Maccabi Netanya | ||
2010–2011 | Bullgaria | ||
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase |
Parathënie
RedaktoNë vitin 1990 ai u emërua Futbollisti Evropian i Vitit dhe Lojtari i Futbollit i Vitit pasi si kapiten e drejtoi Gjermani-në drejt fitimit te Kupës së Botës në Futboll 1990. Një vit më vonë ai u emërua për herë të parë në historinë botërore, si i pari Lojtar i FIFA-s i Vitit.
Ai ka luajtur në pesë Kupa Bote FIFA të njëpasnjëshme, më shumë se çdo lojtar futbolli qe luan jo në pozicion portieri dhe mban rekordin për luajtjen e më shumë ndeshjeve të Kupës së Botës FIFA se çdo lojtar tjetër (25 ndeshje). Ai gjithashtu ka fituar Euro 80 dhe ka luajtur në Euro 84, Euro 88, dhe Euro 2000. Në 1999 ai u votua serish si Lojtari Gjerman i Vitit. Ai është lojtari gjerman që ka luajtur më shumë ndeshje për Kombëtaren Gjermane të Futbollit, se kushdo tjetër në histori. Duke u tërhequr pas 150 paraqitjesh (83 prej të cilave ishin me Gjermaninë Perëndimore) dhe shënimit te 23 golave me Kombëtaren. Matthäus është pjesëtar i FIFA 100 - një listë prej 125 futbollistsh të cilët jetojnë, e zgjedhur nga Pele. Maradona ka thënë për Matthäus : "ai është rivali më i mirë që kam pasur ndonjëherë, besoj se kaq mjafton për ta përshkruar." në autobiografinë e tij Yo soy el Diego (Unë jam Diego).
Gjatë karrierës së tij ai ka luajtur si një mesfushor i Avancuar dhe si një mesfushor Shkatërrues, megjithatë në karrierën e tij më të vonë, ai luajti si një Libero. Ai është i njohur për pasimet e sakta, aftësitë e pozicionimit, ndërhyrjet e sakta si dhe për goditjet eksplozive.
Karriera Futbollistike
RedaktoMatthaus lindi në Erlangen, të Bavari-së. Herët në karrierën e tij ai luajti si mesfushor, para se të fillonte te luante si Libero në të 30-tat e tij.