Mark Kaçinari
Mark Kaçinari (Prizren, 1935 - Prishtinë, 1985) ishte kompozitor, pedagog, dirigjent, hartues i teksteve shkollore.
Biografia
RedaktoU lind më 20 Janar të vitit 1935 në Prizeren dhe vdiq më 19 Nëntor të vitit 1985 në Prishtinë. Ai i përket brezit të parë të studentëve shqiptarë nga Kosova, të cilët kanë kryer
Akademinë e Muzikes. Studimet e para për muzikë i kreu në qytetin e tij të lindjes në shkollën e Mesme të Muzikës në vitin 1949 – 1953. Pasi punon një vit (1953 – 1954) si mësues në gjimnazin e ulët të Gjilanit, në vitin 1954 fillon studimet e larta pranë Akademisë së Muzikës në Beograd në degën e Teorisë dhe Pedagogjisë Muzikore, të cilat i përfundon në vitin 1961. Gjatë viteve 1956 -1961 ishte anëtar i rregullt i korit profesionist të Radio Beogradit. Në vitet 1973 – 1975 studioi kompozim pranë Fakultetit të Muzikës në Shkup në klasën e T.Proshev, ndërsa studimet postuniversitare (Shkallën e III) për dirigjim i ndoqi gjatë viteve 1977 – 1979 në klasën e prof. V. Ilic në Beograd.
Pas studimeve në Beograd (1961), kthehet në Kosovë, ku në fillim punon si profesor pranë shkollës së Mesme të Muzikës në Prizren. Krahas punës pedagogjike angazhohet dhe si dirigjent i korit SHKA “Agimi”, me të cilin pati një aktivitet shumë të sukseseshëm. M. Kacinari është një ndër pedagogët e parë të Shkollës së Lartë Pedagogjike në Prishtinë, që dha mësim në degën e edukatës muzikore. Me themelimin e degës së muzikës, në vitin 1975, pranë Akademisë së Arteve në Prishtinë, Mark Kaçinari kalon pranë këtij institucioni ku jep lëndën e Solfezhit. M. Kaçinari u emërua si Dekan i Akademisë së Arteve të Prishtinës ku shërbeu prej vitit 1984 deri në vitin 1985 kur ndërroi jetë.
Si dirigjent, M. Kaçinari ka zhvilluar një aktivitet të shquar. Që në vitin 1969, kur themeloi korin “Collegium Cantorum” e deri në ditët e fundit të jetës së tij, ai realizoi një numër të madh koncertesh, jo vetëm në Kosovë, por edhe në vende të tjera të botës. Kori i drejtuar prej Mark Kaçinarit ia shtoi famën jo vetëm zhvillimeve muzikore shqiptare në Kosovë, por përmes aktivitetit të larmishëm e të vazhdueshëm i rriti dhe famën vetë Kosovës. Përfaqësimi i Kosovës me këtë kor në veprimtari kombëtare e ndërkombëtare muzikore është vlerësuar me çmime të lakmueshme[1]. Në vitin 1972 fiton me “Collegium Cantorum” çmimin e III në Festivalin Botëror të koreve në Langolen të Anglisë. Në të njëjtin festival, pjesa "Vjeshta" e kompozitorit Rexho Mulliqi vlerësohet me çmimin e parë si "Kënga më e mirë". Ky kor u bë gjithashtu një nxitje e vërtetë për kompozitorët e tjerë, si dhe një mbështetje serioze në realizimin e shumë veprave të mëdha të muzikës shqiptare të Kosovës. Përpos veprave të mëdha të kompozitorëve botëror, si “Requiem” e W. A. Mozart, fragmente nga opera “Trubadur” e G.Verdit, etj., në bashkëpunim me Orkestrën Simfonike te RTP, kori “Collegium Cantorum” ka ekzekutuar edhe veprat e autorëve shqiptare dhe kroatë. Kori “Collegium Cantorum” në drejtimin e Kaçinarit, brenda një periudhe relativisht të shkurtër, arriti të hedhë baza të shëndosha të një tradite të sukseseshme të kulturës së këndimit vokalo-koral në Kosovë. Mark Kacinari ishte njohes i shkelqyer i teknikes se te kenduarit koral dhe krijoi nje standard te tingellimit dhe interpretimit te korit te tij te nje niveli shume te larte dhe nderkombetar[2].
Edhe si kompozitor, aktiviteti i M. Kaçinarit është i lidhur ngushtë me aktivitetin e tij si dirigjent. Që në vitin 1962, kur përpunoi të parën këngë popullore “Zogu i Ohrit”, ai do të shkruajë një numër të konsiderueshëm veprash korale, gjuha e të cilave shpesh është mjaft e përparuar, megjithë se krijimtaria e tij shtrihet edhe në gjinitë e muzikës instrumentale dhe asaj simfonike.
Për punën e palodhur pedagogjike, organizative, udhëheqëse dhe krijuese, M. Kaçinari është shpërblyer me shumë diploma dhe mirënjohje. Së fundmi, në vitin 2015, Mark Kaçinari dekorohet nga Presidentja e Republikës së Kosovës znj. Jahjaga me "Medalje Presidenciale të Meritave", për kontributin e tij të veçantë në fushën e arsimit dhe kulturës.
Veprat korale
Redakto- “Bijtë e shqipes” – kantatë për kor mikst accapella, teksti Rifat Kukaj, 1968, me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, botuar në Collegium Cantorum, Prishtinë, 1971
- “Zogu i Ohrit”, përpunim për kor mikst, teksti popullor, 1962, botuar në LKSHM,Prishtinë, 1966
- “Shamikuqja” suitë me motive popullore, për kor mikst, teksti popullor, botuar në LKSHM, Prishtinë, 1971
- “Serenada” përpunim për kor mikst, teksti popullor, botuar në Collegium Cantorum, Prishtinë, 1983
- “Drandofillja e vogël”, këngë popullore, përpunuar për kor mikst, botuar në Collegium Cantorum, 1972
- “Vendlindja ime”, (bashkautor V.Gjini), pjesë korale, teksti R. Hoxha, botuar në LKSHM,Prishtinë, 1971
- “Kënga jonë”, këngë masash për kor mikst, teksti K.B. Shiroka, botuar në Collegium Cantorum, Prishtinë, 1984
- “Prishtinës heroike”, këngë masash për kor mikst, teksti Esad Mekuli, botuar në Collegium Cantorum, Prishtinë, 1981
- “Puna e jonë”, këngë masash për kor mikst, teksti Q. Ujkani, botuar në Prishtinë, 1984
- “Nënë o nanë” për kor fëmijësh
Muzikë dhome dhe solistikë
Redakto- “Duart e vogla”, katër miniatura pianistike, 1973
- “Loja e bariut”, për piano, 1971
- “Elegjia”, për piano, 1971
- “Suitë ilire”, për piano, 1972
- “Buzë lumit ke shtëpinë”, për baritone dhe piano
- “Fyelli i bariut”, për piano, botuar në LKSHM, Prishtinë, 1974
- “Trëndelina”, vepër për violinçel dhe piano (kompozuar për vajzën e tij të vogël Rina), 1983
Libra
Redakto- M. Kaçinari, V. Gjini - “Kanga jonë” – libër i edukatës muzikore për kl. 3 dhe 4 të Shkollave fillore, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore, Prishtinë, 1968
- M. Kaçinari, V.Gjini - “Kënga jonë”: libër i edukatës muzikore për klasën e 3-të dhe të 4-t të shkollës fillore, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore, Prishtinë, 1971
- M. Kaçinari, V.Gjini - “Kënga jonë”: libër i edukatës muzikore për klasën e 3-të dhe të 4-t të shkollës fillore, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore, Prishtinë, 1973, Bot i 3-të, i përmirësuar.
- M. Kaçinari, V. Gjini – “Tingujt e jetës” – libër i edukatës muzikore për kl. I dhe II të Shkollave të mesme, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore, Prishtinë, 1974
- M. Kaçinari, V.Gjini - “Kënga e Zemrës”-libër i edukatës muzikore për klasën e 3-të të shkollës fillore, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore, Prishtinë,1982
Familja
RedaktoBashkëshortjaː Roza Kaçinari (1944), ekonomiste, auditore e licencuar dhe bankiere e mirnjohur në Kosovë[3]. Fëmijëtː Donika Kaçinari (1969), përkthyese, interpretuese profesionale dhe profesor i gjuhës dhe letersise angleze; Gasper Kaçinari (1971), ekonomist, trajner i mirënjohur i sportit te Kickbox-it në Kosovë[4]; Rina Kaçinari Mikula (1974), violonceliste e njohur, kompozitore, pedagoge e violonçelos, q̥ë jeton e vepron në Vjenë, Austri[5].
Mirënjohje dhe shpërblime
Redakto- Shpërblim i dhënë nga Kuvendi i Komunës Prishtinë për përpjekje të jashtëzakonshme dhe rezultate të arritura në lëmin e muzikës, Nëntor 1971
- Shpërblimi Krahinor i akorduar nga Krahina Socialistë Autonomë ë Kosoves per arritjet në lëmin e muzikës, Dhjetor 1972
- Mirënjohje Publike nga Kuvendi i Komunës së Prishtinës, 1968
- Diplomë, mirënjohje e posaçme për rezultate të arritura në përhapjen e kulturës dhe arsimit, dhënë nga Bashkësia Kulturale Arsimore e Kosovës, 1970
- Diplomë për rezultate të arritura në fushën e kulturës dhe arsimit akorduar nga Bashkësia Vetëqeverisëse e interesit për Kulturë e Komunës së Prishtinës, 1981
- Kartë dhe Plaketë në shenjë mirënjohje për kontribut të veçantë në zhvillimin e bibliotekës, nga Biblioteka Popullore dhe Universitare e Kosovës, 1982
- Lëvdatë për kontributin vetëmohues për zhvillimin dhe afirmimin e shkollës, Shkolla e muzikës Prizren 1968, 1978
- Diplomë për rezultate të jashtëzakonshme të realizuara në punën kreative në lëmin e artit estradesk në KSAK, nga Shoqata e Artistëve dhe Interpretëve te Kosoves, 1981
- Mirenjohje për kontributin e dhënë në arritjen e sukseseve gjatë 30 viteve të punës së shoqatës, dhënë nga SHKA “Agimi” Prizren 1974, 1984
- BKA 1970 - Shpërblim vjetor
- Diplomë në shenjë mirnënjohjeje për bashkëpunim të suksesshëm, Enti i Teksteve dhe Mjeteve Mësimore, 1977
- Odlukom Predsednika SFRJ, Odlikovanje za zasluge za narod sa srebrnom zvezdom, 1971
- Kulturno Prosvetna Zajednica Srbije, Vukova Nagrada za izvanredan doprinos u razvoju kulture, 1978
- Kulturno Prosvetna Zajednica Srbije, Zlatna znacka za nesebican, predan i dugotrajan rad i stvaralacki doprinos u sirenju culture naroda i narodnosti,1976
- Jugoslovenske Horske Svecanosti, Povelja,1976, 1980, 1984
- Kulturno Prosvetna Zajednica Ruma, Diploma za ucesce na X Festivalu muzickih drustava Vojvodine, 1973
- Radnicki Univerzitet Svetozarevo, Priznanje za uspesnu saradnju, 1968
- Mokranjcevi dani Negotin, Zahvalnica, 1977
- Medalje Presidenciale të Meritave, dhene nga Presidenti i Republikes se Kosoves, 2015
Shih edhe
RedaktoLiteratura
Redakto- Ahmet Bella (2006). Ett regn av tonet. Collegium Musicum. f. 65.
- Susana Turku, FOLKLORI MUZIKOR DHE MUZIKA SKENIKE SHQIPTARE”, (Këndimi koral shqiptar dhe rrënjët e tij popullore e kombëtare), Tiranë, 2013. fq.9, 95-101, 132,163-165 ( http://qsa.edu.al/site/images/Suzana%20Turku.pdf Arkivuar 5 qershor 2020 tek Wayback Machine )
- Fjalori Enciklopedik i Kosovës, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, (KAÇINARI Mark, fq.736; ANSAMBLI KORAL “COLLEGIUM CANTORUM, fq. 54”), Prishtinë, 2018
- https://www.ashak.org/repository/docs/2014_3_4_Fjalesi_534298.pdf
- http://www.bksh.al/adlib/scripts/wwwopac.exe?&DATABASE=catalo&OPAC_URL=/adlib/beginner/index_al.html&LANGUAGE=1&l1=Kacinari,+Mark&LIMIT=0
- https://albemigrant2011.wordpress.com/2016/03/24/mark-kacinari-korifeu-i-muzikes-shqiptare/
- http://prizrenisot.com/ne-kujtesen-e-qytetit-prof-mark-kacinari-pedagog-kompozitor-dirigjent-hartues-i-teksteve-shkollore-dhe-themelues-i-korit-colegium-cantorum/ Arkivuar 5 qershor 2020 tek Wayback Machine
- http://worldcat.org/identities/lccn-n95060362/
- https://books.google.com/books?id=-hXxBQAAQBAJ&pg=PA107&lpg=PA107&dq=mark+kacinari&source=bl&ots=lmCR_V6RT-&sig=ACfU3U39MYDswFYExun6T8lqXIiPrXV-8A&hl=sq&sa=X&ved=2ahUKEwif4IGXrunpAhXC4aYKHU4nAu0Q6AEwFHoECBAQAQ#v=onepage&q&f=false
- https://president-ksgov.net/sq/lajme/presidentja-jahjaga-dekoroi-nje-numer-personalitetesh Arkivuar 5 qershor 2020 tek Wayback Machine
- https://www.oxfordmusiconline.com/grovemusic/view/10.1093/gmo/9781561592630.001.0001/omo-9781561592630-e-0002286679
- http://www.grupoinstrumentalsigloxx.com/ensay_confe/kontrapunt_3.pdf
- http://www.aqshf.gov.al/archive/load/id/727 Arkivuar 5 qershor 2020 tek Wayback Machine
- https://search.lib.virginia.edu/catalog/u2072998
- https://www.bumbablog.com/biography/?bio=2427948 Arkivuar 5 qershor 2020 tek Wayback Machine
- https://www.ceeol.com/search/article-detail?id=422782
- http://www.kishakatolike.org/repository/docs/Drita-8-2007.pdf
- https://no.qwe.wiki/wiki/Music_composition_and_composers_in_Pristina
- http://alpa.mali-it.eu/pub/aktet/vol/vol6/Aktet_Vol_VI_Nr_3_pp_290_296.pdf
- https://fbv.uni-pr.edu/Files/Dokumente/Relevante/Monografia_opt.aspx Arkivuar 5 korrik 2018 tek Wayback Machine (faqe 90)
Referime
Redakto- ^ Susana Turku, FOLKLORI MUZIKOR DHE MUZIKA SKENIKE SHQIPTARE”, Tiranë, 2013, faqe 100,http://qsa.edu.al/site/images/Suzana%20Turku.pdf Arkivuar 5 qershor 2020 tek Wayback Machine
- ^ Susana Turku, FOLKLORI MUZIKOR DHE MUZIKA SKENIKE SHQIPTARE”, Tiranë, 2013, faqe 96,http://qsa.edu.al/site/images/Suzana%20Turku.pdf Arkivuar 5 qershor 2020 tek Wayback Machine
- ^ https://kallxo.com/gjate/gruaja-qe-njeh-jeten-e-parase/ https://archive.koha.net/?id=8&l=107169
- ^ http://kosovaboxing.org/site/yll-maliqi-fiton-titullin-e-kampionit-te-botes-ne-versionin-wku
- ^ http://www.rinakacinari.com/ http://www.arkivalajmeve.com/Rina-Kacinari-sonte-ne-Prishtine.1047193683/ Arkivuar 5 qershor 2020 tek Wayback Machine https://shqiptarja.com/lajm/rina-ka-ccedil-inari-sonte-n-euml-prishtin-euml?r=app