Në shkurt të vitit 1972, presidenti amerikan Richard Nixon vizitoi Kinën. Të dyja palët botuan “Komunikatën e Përbashkët Kino-amerikane” (Komunikata e Shangait) që shënoi përfundimin e gjendjes izoluese mbi 20-vjeçare midis Kinës dhe SHBA-së. Më 16 dhjetor të vitit 1978, Kina dhe SHBA-ja botuan “Komunikatën e Përbashkët Kino-amerikane për Vendosjen e Marrëdhënieve Diplomatike”. Më 1 janar të vitit 1979, Kina dhe SHBA-ja krijuan zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike në rang ambasadorësh. Më 17 gusht të vitit 1982, Kina dhe SHBA-ja botuan “Komunikatën e 17 gushtit” ku u përcaktua mënyra e zgjidhjes më në fund të problemit të shitjes së armëve amerikane në Tajvan.

Në janar të vitit 1984, kryeministri kinez vizitoi SHBA, në prill, presidenti amerikan Ronald Reagan vizotoi Kinën. Në korrik të vitit 1985, kryetari i shtetit i Kinës Li Xiannian vizitoi SHBA, kjo ishte vizita e parë e liderit kinez në SHBA.

Në janar të vitit 1998, sekretari i Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së Villiam Korn vizitoi Kinën, të dyja palët nënshkruan “Marrëveshjen e Ministrive të Mbrojtjes Kino-amerikane për Forcimin e Sistemit të Konsultimeve për Sigurimin Ushtarak Detar”. Më 25 maj, kryetari Jiang Zemin dhe presidenti Klinton biseduan për herë të parë në telefon të drejtpërdrejtë të liderëve të dy vendeve dhe shkëmbyen mendime për situatën e Azisë jugore dhe marrëdhëniet kino-amerikane.

Nga 25 qershori deri më 3 korrik të vitit 1998, me ftesën e kryetarit Jiang Zemin, presidenti amerikan Klinton vizitoi Kinën. Kryetari Jiang Zemin dhe presidenti Klinton zhvilluan bisedime, të dyja palët ranë dakord të forcojnë më tej dialogun dhe bashkëpunimin dypalësh në problemet e rëndësishme ndërkombëtare dhe të bëjnë vazhdimisht përpjekje për krijimin e marrëdhënieve të partneritetit strategjik konstruktiv kino-amerikan drejt shekullit të 21-të. Të dyja palët vendosën që nuk do i drejtojnë njëra-tjetrës armët bërthamore strategjike. Të dyja palët ranë dakord të forcojnë më tej dialogun strategjik në fushën ekonomike e financiare për të dhënë kontribut aktiv në nxitjen e zhvillimin e shëndetshëm të ekonomisë botërore dhe të financave ndërkombëtare.

Më 1 janar të vitit 1999, kryetari Jiang Zemin dhe presidenti Klinton i dërguan njeri-tjetrit mesazh urimi me rastin e 20-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike kino-amerikane. Nga 6 deri më 14 prill, kryeministri kinez Zhu Rongji bëri vizitën zyrtare në SHBA. Kjo ishte vizita e parë e kryeministrit kinez në SHBA gjatë 15 vjetëve.

Më 8 maj të vitit 1999 në orën 5 e 45 minuta në mëngjes sipas orës së Pekinit, 5 raketa të NATO-s me SHBA në krye qëlluan ambasadën e Kinës në Republikën e Federatës së Jugosllavisë, si pasojë u vranë 3 gazetarë kinezë, u plagosën mbi 20 punonjës të Ambasadës dhe u prish rëndë ndërtesa e Ambasadës. Populli kinez shprehu indinjatën e madhe për veprimtarinë brutale amerikane, marrëdhëniet kino-amerikane hasën pengesë.

Më 11 shtator, kryetari Jiang Zemin u takua me presidentin Klinton gjatë konferencës jo-zyrtare të udhëheqësve të APEK-ut në Aukland të Zelandës së Re duke pasur rezultate aktive.

Në vitin 2000, u shtuan shkëmbimet dhe bashkëpunimi kino-amerikan në të gjitha fushat. Më 15 dhjetor, Kongresi Amerikan miratoi “Ligjin e Përgjithshëm Financiar”, sipas këtij ligji, SHBA-ja pagoi 28 milionë dollarë si dëmshpërblime për humbjet e pasurive të Ambasadës së Kinës në Federatën e Jugosllavisë.

Më 1 prill pasdite të vitit 2001, kur bënte patrullë zbulimi mbi zonën detare 104 km në jug-lindje të ishullit Hainan të Kinës, një aeroplan ushtarak zbulues amerikan i tipit EP-3 përplasi aeroplanin kinez “Jianba” që e ndiqte duke shkaktuar rrëzimin e aeroplanit kinez dhe vdekjen e pilotit Wang Wei. Pastaj aeroplani amerikan hyri pa leje në hapësirën ajrore të Kinës dhe u ul në aeroportin ushtarak Lingshui të ishullit Hainan. Më 11 prill, ministri i jashtëm Tang Jiaxuan pranoi letrën e qeverisë amerikane që kërkon ndjesë të dorëzuar nga ambasadori i SHBA-së në Kinë Prih.

Më 11 shtator, Njujorku dhe Uashingtoni i SHBA-së pësuan sulme terroriste duke shkaktuar shumë të vrarë e të plagosur dhe humbje të mëdha të pasurive. Më 19 tetor, kryetari Jiang Zemin u takua në Shangai me presidentin Bush. Të dyja palët shkëmbyen thellësisht mendime për marrëdhëniet kino-amerikane, problemin e anti-terrorizmit etj duke arritur shumë mendime unanime. Ata ranë dakord të zhvillojnë së bashku marrëdhëniet e bashkëpunimit konstruktiv kino-amerikan.

Në vitin 2002, megjithëse hasën disa pengesa, marrëdhëniet kino-amerikane ishin përmirësuar dhe zhvilluar në përgjithësi. Me ftesën e kryetarit Jiang Zemin, më 21 e 22 shkurt, presidenti Bush bëri vizitë pune në Kinë. Liderët e dy vendeve diskutuan thellësisht marrëdhëniet dypalëshe dhe situatën ndërkombëtare, ranë dakord të forcohen dialogu e bashkëpunimi dypalësh dhe të trajtohen mirë divergjencat për të nxitur së bashku zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhëniet e bashkëpunimit konstruktiv kino-amerikan. Kryetari Jiang pranoi ftesën e presidentit Bush dhe vizitoi SHBA-në në tetor para pjesëmarrjes në konferencën e APEK-ut në Meksikë. Kryetari Jiang i theksoi presidentit Bush rëndësinë e problemit të Tajvanit në marrëdhëniet kino-amerikane. Presidenti Bush ritheksoi se SHBA-ja i përmbahet politikës së një Kine dhe respekton 3 komunikata të përbashkëta kino-amerikane, kjo është politika e përhershme e qeverisë amerikane.

Referime

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto
  Commons: Relations of China and the United States – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale