Marrëdhëniet mes Bangladeshit dhe Kosovës
Marrëdhëniet Bangladesh-Kosovë janë marrëdhënie të jashtme midis Bangladeshit dhe Kosovës. Bangladeshi e njohu Republikën e Kosovës si shtet të pavarur më 27 shkurt 2017. Një vit më vonë në të njëjtën datë, konsullja kosovare në New York Teuta Sahatqija dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i Bangladeshit në Kombet e Bashkuara Masud Bin Momen nënshkruan një traktat për të krijuar zyrtarisht marrëdhënie diplomatike.[1]
Bangladesh |
Kosova |
---|
Reagimi i Bangladeshit ndaj shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008
RedaktoMë 29 qershor 2008, Këshilltari Kryesor i Bangladeshit, Fakhruddin Ahmed, gjatë një takimi me Ambasadorin e SHBA në Bangladesh, James F. Moriarty, pohoi se "Bangladeshi do të njohë vendin e ri evropian". Kryetari i Këshillit siguroi gjithashtu ambasadorin amerikan se "Bangladeshi është i përkushtuar të lobojë që vendet aziatike myslimane ta njohin Kosovën. Bangladeshi do të kontribuojë në mënyrë aktive në zhvillimin e Kosovës".[2] Pas një takimi më 17 dhjetor 2008 midis Këshilltarit të Jashtëm të Bangladeshit Iftekhar Ahmed Chowdhury dhe Moriarty, medieve u tha që çështja e njohjes së Kosovës ishte nën "konsiderimin aktiv të qeverisë [së Bangladeshit]."[3] Në një konferencë shtypi më 22 gusht 2009, Sekretari i Jashtëm i Bangladeshit Mohamed Mijarul Quayes tha "Në këtë moment, ne nuk e ndiejmë të domosdoshme ta njohim Kosovën". Ai tha se qeveria e tij do të konsideronte "shumë faktorë" para se të merrte vendimin e saj. "Nëse ne e njohim Kosovën, me siguri po marrim njërën anë. Por nëse nuk e bëjmë, ne nuk po marrim anën e askujt," tha ai.[4] Në një takim me ambasadorin amerikan Moriarty më 15 nëntor 2009, Quayes tha se do të merret një vendim i pavarur për njohjen e Kosovës nga Bangladeshi, duke i mbajtur në konsideratë interesat kombëtare të vendit. Është raportuar që Bangladeshi ende nuk e ka njohur Kosovën pasi është duke u përqëndruar në forcimin e lidhjeve me Moskën, pasi Rusia i kishte kërkuar zyrtarisht Bangladeshit që të mos e njohë [Kosovën].[5] Më 13 maj 2010, Ministrja e Jashtme e Bangladeshit, Dipu Moni tha se vendi i saj do të marrë një vendim në lidhje me njohjen e pavarësisë së Kosovës pasi Gjykata Ndërkombëtare të arrijë në një përfundim në lidhje me këtë çështje.[6] Pas një takimi në shtator 2010 me Kryeministrin e Bangladeshit, Kryeministri shqiptar Sali Berisha tha se Bangladeshi kishte premtuar të vendosë pozitivisht në lidhje me njohjen e Kosovës.[7] Pasi mbajti një fjalim në Universitetin e Ankarasë në prill 2012, Kryeministri i Bangladeshit Sheikh Hasina iu përgjigj një pyetje rreth njohjes së Kosovës duke thënë: "Ne kemi diskutuar tashmë çështjen dhe po vëzhgojmë situatën në Kosovë. Ju së shpejti mund të dëgjoni lajmin e mirë".[8] Në dhjetor 2013, Përfaqësuesi Special i Bangladeshit në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik deklaroi se njohja e Kosovës do të konsiderohej seriozisht.[9]
Njohja
RedaktoQeveria e Republikës Popullore të Bangladeshit e njohu Republikën e Kosovës si shtet të pvarur më 27 shkurt 2017.[10] Kryeministri i Bangladeshit Sheik Hasina i dërgon shënimin verbal Kryeministrit kosovar Isa Mustafa.[11]
Referime
Redakto- ^ "Kosova vendos marrëdhënie diplomatike me Bangladeshin". KOHA. 2018-02-27. Marrë më 2018-03-02.
- ^ Kosovo to receive more recognitions, New Kosova Report, 2008-06-30
- ^ Moriarty congratulates Iftekhar on lifting of emergency Arkivuar 16 tetor 2008 tek Wayback Machine, Ministry of Foreign Affairs, Bangladesh, 2008-12-17
- ^ "Quayes rules out Kosovo recognition". bdnews24.com (në anglisht). 22 gusht 2009. Marrë më 1 tetor 2017.
- ^ "US seeks Dhaka's support". The Daily Star (në anglisht). 16 nëntor 2009.
- ^ "Dr. Dipumoni Speaks on the Recognition of Kosovo's Independence". Voice of America (në anglisht). 13 maj 2010.
- ^ Bangladeshi e Kenia pro pavarësisë së Kosovës Arkivuar 19 janar 2012 tek Wayback Machine, Gazeta Express, 2010-09-21 (në shqip)
- ^ "'People's empowerment key to development'". Bdnews24.com (në anglisht). 13 prill 2012. Arkivuar nga origjinali më 19 korrik 2012.
- ^ Lobimi i ministrit Hoxhaj, njohja në agjendë nga Bangladeshi, Togo dhe Taxhikistani, Ministry of Foreign Affairs of the Republic of Kosovo, 2013-12-10 (në shqip)
- ^ "Bangladesh Officially Recognizes Kosovo as an Independent State". Dhaka Tribune (në anglisht). 27 shkurt 2017.
- ^ Prime Minister Mustafa accepted verbal note of recognition of Kosovo by Bangladesh, Prime Minister of the Republic of Kosovo, 2016-02-28