Marrëvëshjet Ndërkombëtare të Kosovës
Marëveshjet ndërkombëtare paraqesin ligj për shtetet që janë palë të atyre marrëveshjeve. Si të tilla marrëveshjet ndërkombëtare në kuadër të së drejtës publike në përgjithësi njihen si burime të rëndësishme të së drejtës, sidomos të asaj ndërkombëtare. Ato krijojnë të drejta dhe detyrime për shtetetqë janë palë.[1] Sa i përket nocioneve ka variante të ndryshme për marëveshjet ndërkombëtare, si traktate apo edhe të tjera. Marëveshjet ndërkombëtare mund të jenë të ndryshme. Teoria e së drejtës ndërkombëtare njeh këto lloje kryesore të marrëveshjeve ndërkombëtare :
- Marëveshjet ndërkombëtare kontrata;
- Marëveshjet ndërkombëtare ligjëbërëse;
- Marëveshjet ndërkombëtare legjislative ;
Secila nga këto lloje të marëveshjeve ndërkombëtare kanë specifikat e veta, natyrisht edhe dallimet. Kushtetuta e Republikës së Kosovës, i ka dhënë hapësirë të theksuar marrëveshjeve ndërkombëtare, si kategori e rëndësishme në bazë të nenit 17.[2]
Marëdhëniet Ndërkombëtare
RedaktoNë më pak se një dekadë, që nga shpallja e pavarësisë, Kosova në vazhdimësi ka forcuar dhe zgjeruar prezencën dhe subjektivitetin e saj ndërkombëtar. Brenda kësaj kornize kohore, ka arritur t’i sigurojë 115 njohje ndërkombëtare, të vendosë marrëdhënie diplomatike me 88 vende, që e kanë njohur Kosovën, si shtet të pavarur dhe sovran, përderisa vendosja e marrëdhënieve diplomatike me 26 shtete të tjera është në progres.
Anëtarësimi në Organizata Rajonale, Evropiane dhe Ndërkombëtare vazhdon të mbetet një prioritet kyç për Kosovën, pasi që konsiderohet si një proces vendimtarë për të përmirësuar pozicionin ndërkombëtarë të vendit si dhe për të përfituar nga mundësitë, që ofron secila organizatë për zhvillimin ekonomik, politik dhe social.
Anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare, si një vend i pavarur dhe sovran nga vendimmarrësit vendorë, por edhe shumica e shoqërisë kosovare vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt përmbushjes së aspiratës së vendit për t'u bashkuar me BE-në, [[[NATO]]-n dhe OKB-në. Në Kosovë nuk ekziston asnjë parti politike apo iniciativë qytetare, që mbështet orientim tjetër alternativ nga ai i marrëdhënieve strategjike me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimit Evropian dhe anëtarësimit të plotë të vendit në strukturat evro-atlantike. Të gjitha sondazhet më kredibile ndërkombëtare, siç është edhe ai i Pew Research Center kanë dëshmuar se shqiptarët janë populli më pro-amerikan, përderisa anëtarësimi në Bashkimi Evropian dhe NATO ka mbështetje absolute nga Institucionet dhe populli.[3]
Gjatë dhjetë viteve të fundit, Kosova është bërë anëtare e plotë dhe me të drejta të barabarta në mbi 60 organizata të ndryshme rajonale, evropiane dhe ndërkombëtare.
Brenda ekzistencës së saj dhjetë vjeçare, Kosova ka arritur që të ketë një shtrirje të gjerë diplomatike pothuaj në çdo cep të botës. Si rezultat i kësaj, ajo sot numëron 25 Ambasada, 1 Mision Special, 6 Konsullata të Përgjithshme dhe 5 Konsullata.[4]
- Ambasadat e Republikës së Kosovës
- Misionet Konsullore të Republikës së Kosovës
- Misionet e Huaja në Kosovë
Referime
Redakto- ^ Bajrami, Arsim. E drejta kushtetuese e Kosovës. Prishtinë: Shtëpia botuese " Artini ". fq. 170. ISBN 978-9951-8532-7-9.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 1 maj 2017. Marrë më 4 shkurt 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ Bajrami, Arsim. E drejta kushtetuese e Kosovës. ISBN 978-9951-8532-7-9.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 12 dhjetor 2017. Marrë më 4 shkurt 2018.
{{cite web}}
:|archivedate=
dhe|archive-date=
është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!);|archiveurl=
dhe|archive-url=
është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)