Bint ʿamm-i (arabisht بنت عم, „vajza e xhaxhait“) është kushërira paralele patrilaterale (nga ana a babait), e cila luan një rol të veçantë në praktikën martesore tradicionale të popullsive semite dhe myslimane duke vlerë si nusja ideale.

Bint ʿamm-i është ose e bija e vëllait të babait (xhaxhait) të një mashkulli ose e bija e një burri të afërm tjetër të këtij mashkulli, farefisnia e të cilëve është vetëm sipas linjës mashkullore, dmth. praktikisht e bija e një burri nga e njëjta familje ose fis (hamula) me dhëndrin, por veç jo motra e tij.

Që në kohën e patriarkëve biblikë bint ʿamm-i mbahej për nuse ideale. Isaku i biblës ishte martuar me Rebekën po ashtu si dhe Jakobi me Lean dhe Rakelën, secila përkatësisht bint ʿamm-i.

Ky zakon vazhdon të ruhet deri sot sidomos nga beduinët (arabët nomadë) por edhe në përgjithësi nga popullsitë arabofolëse dhe myslimane, psh. nga kurdët ose jorukët turq. Në disa zona, ku ky zakon praktikohet, pjesa më e madhe e martesave të mundshme bëhen me të vërtetë me bint ʿamm-in. Për shembull në Jordani janë bërë në vitin 1994 rreth 45% e të gjithë martesave me bint ʿamm-et, (nga të cilat 25% me kushërirën paralele patrilaterale [1]. Një analizë konstaton në vendet e lindjes së afërme një përqindje të martesave me bint-ʿamm-et ndërmjet 32% dhe 65%[2]. Beduinët i martojnë vajzat e tyre mënyrë jo-zyrtare disa herë. Në shumicën e rasteve vajzat janë shumë të reja, ndërsa burrat e tyre mbi 50 vjeç.

Meqenëse bint ʿamm-i është nga familja ose fisi i dhëndrit, nuk ka nevojë të paguhet as çmimi i nuses, i cili do t'i paguhej familjes së nuses. Gjithashtu shihet si përparsi që me familjen e nuses, e cila do të ishte ajo e vetja, nuk do të dilnin probleme ndërmjet dy familjeve të lidhura me anë të kësaj martese.

Fëmijët e dalë nga këto martesa vuajnë shpesh në mënyrë të konsiderueshme nga sëmundjet e trashëgueshme ose prapambetja fizike dhe mendore. Edhe sikur prindërit dhe fëmijët e tyre të jenë shëndoshë, jo më vonë se nipërit ose stërnipërit sëmuren nga sëmundjet e kushtëzuara nga ana gjenetike. Martesat ndërmjet të afërmve praktikohen sidomos nga familjet fanatike fetare. Edhe brezi i ri i migrantëve (të mërguarve) në vendet perëndimore ndjek shpesh këto norma vlerash të vjetra edhe në mënyrë që të kufizohet nga shoqëritë vendase.[1][2]

Referime

Redakto
  1. ^ Duisburgerin kämpft gegen Verwandten-Hochzeit bei Migranten (Qytetarja nga Duisburgu lufton kundra dasmave të kushërinjve ndërmjet migrantëve)
  2. ^ Verwandt, verlobt, verheiratet! (Të afërm, të fejuar, të martuar!), zeit.de