Nuk ka versione të shqyrtuara të kësaj faqe, ndaj mund të mos jetë kontrolluar përputhja e saj me standardet.


Masakra e Celinës është njëra nga masakrat ku pjesëtarët e forcave serbe vranë 81 civilë shqiptarë të Kosovës në këtë fshat ndërmjet 25 dhe 28 marsit të vitit 1999. Gjatë kësaj periudhe prezente në Celinë dhe fshatrat përreth ishte Brigada e motorizuar e Ushtrisë Jugosllave 549 . [1]

Fshati Celinë gjendet në jug të komunës së Rahovecit dhe rrethohet nga  fshatrat Fortesë( ish Bellacërkë), Krushë e Madhe dhe Nagavc. Deri në Mars të  vitit 1999, fshati Celinë kishte rreth 2000 banorë, 200-250 familje, të gjithë të përkatësisë etnike shqiptare.[2] Policia dhe ushtria serbe ishin parë të jenë të pranishme në Celinë dhe rreth saj çdo ditë për disa ditë rresht, duke filluar nga data 23 ose 24 mars deri të paktën më datë 29 mars 1999.[3]

Prapavija

Redakto

Më 23 Mars 1999 ishte dhënë urdhëri që forcat e kombinuara serbe të shpërbënin dhe shkatërronin UÇK-në në fshatrat duke përfshirë Celinën, Krushën e Madhe dhe Krushën e Vogël dhe të parandalonin tërheqjen e UÇK-së nga zona e Malishevës drejt komunës së Prizrenit. Megjithatë, forcat duhej të “pastronin” zonën dhe ta shtynin UÇK-në prapa drejt Malishevës, për më tepër synohej që forcat të vendosin kontrollin mbi territorin midis Fortesës/Bellacërkë dhe Nagavcit, i cili mbulon zonën e Celinës, dhe nga Hoça e Madhe deri në Hoçë të Vogël. Komanda e përbashkët për Kosovën gjatë operacionit luftarak komandonte dhe kontrollonte të gjitha forcat serbe. Operacioni u urdhërua të fillonte në orën 05:00 më 25 mars 1999.[4]

Në mëngjesin e datës 25 mars 1999, banorët e fshatit Celinë u gjenden të rrethuar nga forcat  jugosllave dhe ato serbe. Rreth orës 05:30 një tank e gjelbër e forcave Jugosllave hyri në fshat nga drejtimi i Fortesës/Bellacërkë. Forcat Jugosllave dhe serbe ishin pozicionuar edhe nga anët tjera, si në drejtim të Rahovecit dhe Nagavcit dhe në rrugën kryesore nga Prizreni për në Gjakovë. Nga ora 05:30 u dëgjuan të shtëna nga rruga kryesore dhe forcat jugosllave filluan të bombardojnë fshatin.[5]

Viktimat

Redakto

Me të dëgjuar bombardimet, të frikësuar për jetët e tyre një pjesë e banorëve të fshatit nisën të largoheshin nga shtëpitë e tyre, të moshuarit, gratë dhe fëmijët u mblodhën në një grup ndërsa burrat e rinj si një grup i targetuar nga forcat serbe u larguan në lokacione të ndryshme. Ndërkaq, disa nga banorët vendosën që të mos linin shtëpitë e tyre. Pas bombardimit të fshatit, forcat jugosllave dhe serbe hynë në fshat duke kontrolluar shtëpi për shtëpi dhe pasi plaçkitën gjithçka që gjetën me vlerë, dogjën shtëpitë dhe dyqanet si dhe shkatërruan xhaminë e vjetër të fshatit.[6]  Shumica e banorëve kishin ikur në një pyll aty pranë para se të arrinin forcat serbe ku qëndruan 4 ditë së bashku me banorë të fshatrave përreth. Më 28 mars, një numër i policisë serbe i detyruan mijëra njerëz të fshehur në pyll të dilnin, burrat u ndanë nga gratë dhe u rrahën, u grabitën dhe ju morën të gjitha dokumentet e identitetit. Burrat më pas i dërguan në Prizren dhe përfundimisht i detyruan të shkonin drejt kufirit me Shqipërinë.[7]

Ekipet e mjekësisë ligjore të ICTY zhvarrosën gjashtëdhjetë e nëntë trupa në pranverën e vitit 1999. [8]Ndërsa sipas dëshmisë së dëshmitarit që në atë kohë kishte pozitën e kryetarit së Celinës, Agim Jemini, i cili mbajti një listë me emrat e njerëzve të vrarë gjatë atyre ditëve, numri i viktimave që ai varrosi ishin 74 persona nga Celina, të gjithë civil të paarmatosur.[9]

Kryersit

Redakto

Rreth orës 09:30 më 25 mars 1999, rreth 500 trupa të ushtrisë Jugosllave(UJ) i'u afruan fshatit Celinë në këmbë nga katër drejtimet kryesore Fortesë, Krushë e Madhe, Rahovec dhe rruga kryesore Gjakovë-Prizren. Rreth orës 10:00 fshati ishte i rrethuar. Uniformat e UJ-së ishin kamuflazh jeshil dhe kafe me shqiponjën e bardhë dykrenore të Ushtrisë Jugosllave/Serbe në shpatullën e majtë/krahun e majtë. Ata mbanin kapele me majë të stilit partizan të UJ-së dhe ata që komandonin u identifikuan se mbanin kapele të stilit beretë të gjelbër të errët. Të gjitha kapelet kishin të njëjtat shenja shqiponje. Të pranishëm ka qenë edhe policia e veshur me uniforma kamuflazhi blu me simbolet e policisë të shqiponjës dykrenare në gjoks.[10]

Komanda e Përbashkët për Kosovë lëshoi një "Urdhër për t'i ofruar ndihmë MPB-së në shtypjen dhe shkatërrimin e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës në Rahovec, Suharekë dhe Krushë e Madhe" për njësitë e Korpusit të Prishtinës më 23 mars 1999, e cila përcaktoi detyrën e Brigadës së motorizuar të Ushtrisë Jugosllave 549 në zonën e fshatrave Celinë, Krushë e Madhe, Krushë e Vogël, Pirane, Zojiq dhe Medvedce.[11]

Drejtësia

Redakto

Tribunali Ndërkombëtar i Hagës në rastin Milutionovic dhe të tjerët ka gjetur se se Ushtria Jugosllave rrethoi Celinën më 25 mars 1999 dhe bomardoi fshatin. Forcat e përziera të Ushtrisë Jugosllave dhe forcat serbe, duke përfshirë edhe forcat e parregullta, hynë në fshat plaçkitën dhe i vunë flakën shtëpive. Për pasojë, fshatarët u larguan nga frika dhe disa fshatarë u sulmuan dhe u vranë.[12]

Në rastin e Vlastimir Đorđević, Tribunali gjen se vepra penale e dëbimit dhe transferimit me dhunë ka ndodhur në fshatin Celinë duke theksuar se këto vepra janë kryer me qëllimin e nevojshëm diskriminues. Dhoma thekson në veçanti se ato kanë prekur një numër shumë të madh të civilëve shqiptarë të Kosovës, se këta njerëz janë privuar në mënyrë tipike nga shtëpitë e tyre, mjetet e tyre të jetesës, dhe shpesh iu nënshtruan vështirësive të rënda duke u privuar nga lehtësitë normale dhe të detyruar të kalojnë netët në ambiente të hapura ose në shtëpi të mbipopulluara, pa kushte të përshtatshme përkujdesi për veten dhe për fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët, dhe një vështirësi e privim i tillë shoqërohej me trazira emocionale dhe pikëllim.[13]

Referime

Redakto
  1. ^ Humanitarian Law Center (20 Mars 2013). "Dossier 549th Motorized Brigade of Yugoslav Army". Humanitarian Law Center. Marrë më http://www.hlc-rdc.org/?p=22700&lang=de. {{cite web}}: |archive-date= ka nevojë për |archive-url= (Ndihmë!); Lidhje e jashtme në |access-date= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |access-date=, |date=, dhe |archive-date= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  2. ^ Trial Chamber II (23 shkurt 2011). "Prosecutor v. Vlastimir Đorđević". {{cite web}}: Mungon ose është bosh |url= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  3. ^ OSCE. (tetor 1998 – June 1999). "Human Rights in Kosovo: As Seen, As Told. Volume I". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |date= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  4. ^ IT-05-87/1-T (23 shkurt 2011). "Prosecutor v. Vlastimir Đorđević, Trial Chamber II". {{cite web}}: Mungon ose është bosh |url= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja) Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  5. ^ "Prosecutor v. Vlastimir Đorđević, Trial Chamber II, 23 February 2011". {{cite web}}: Mungon ose është bosh |url= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  6. ^ Case No. IT-99-37-PT. "The Prosecutor of the Tribunal against Milosevic et.al, Second Amended Indictment". {{cite web}}: Mungon ose është bosh |url= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja) Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  7. ^ CASE No. IT-99-37, INDICTMENT (22.05.1999). "The Prosecutor of the Tribunal Against Šainović et al". {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |date= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja) Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  8. ^ Human Rights Watch. "Kosovo: Under Orders" (PDF). {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  9. ^ Trial Chamber II (23 shkurt 2011). "Prosecutor v. Vlastimir Đorđević". {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  10. ^ IT-05-87/1-T, IN TRIAL CHAMBER II (23 shkurt 2011). "Prosecutor v. Vlastimir Đorđević". {{cite web}}: Mungon ose është bosh |url= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja) Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  11. ^ Humanitarian Law Center. "Dossier 549th Motorized Brigade of Yugoslav Army" (PDF). {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  12. ^ IT-05-87-T (26 shkurt 2009). "Prosecutor v. Milutinović et al,". {{cite web}}: Mungon ose është bosh |url= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja) Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  13. ^ IT-05-87/1-T, IN TRIAL CHAMBER II (23 shkurt 2011). "Prosecutor v. Vlastimir Đorđević". {{cite web}}: Mungon ose është bosh |url= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja) Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)