Në 25 maj 1995, ushtria e Republikës Serbe sulmoi me artileri qytetin e Tuzlës, sulm ky që solli 71 viktima dhe 240 të plagosur. Kjo ngjarje historike njihet ndryshe si masakra e Tuzlës.

Memoriali kushtuar viktimave "Slana Banja"

Midis 25 dhe 28 majit 1995 një numër predhash u hodhën në qytetin e Tuzlës nga ushtria e Republikës Serbe pranë fshatit të Panjikut në malin Ozren, rreth 25 km në perëndim të Tuzlës. Në 25 maj 1995 (gjatë datëlindjes së Titos) rreth orës 20:55 një predhë eksplozive shpërtheu pranë zonës së qytetit të quajtur Kapija. Nga ky shpërthim u regjistruan 71 viktima dhe 240 të plagosur.[1][2][3] Pjesa më e madhe e viktimave i përkisnin grupmoshës 18-25 vjeç. Kryetari i bashkisë së Tuzlës, Selim Bešlagić bëri një deklaratë drejtuar Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, duke i cilësuar si fashiste trupat ushtarake të Republikës Serbe, si dhe nxiti për marrjen e masave të menjëhershme. Në 25 dhe 26 maj, NATO realizoi sulme ajrore ndaj municioneve të Republikës Serbe, pas sulmimit të Zonave të sigurta të OKB.

Novak Đukić, një ish- oficer i ushtrisë së Republikës Serbe u arrestua në Banja Luka në 7 nëntor 2007. Gjatë sulmimit të Tuzlës, Đukić ishte komandant i të ashtuquajturit grupim Tactical Group Ozren.Gjyqi i tij nisi në 11 mars 2008. Në 12 qershor 2009 Đukić u shpall fajtor dhe u dënua me 25 vite heqje lirie.[4] Në 10 shtator 2010, Đukić iu refuzua apelimi i bërë nga ana e tij, duke e cilësuar të pabazë.[5]

Në 2009 kryeministri i Republikës Serbe Milorad Dodik u shpreh se sulmi ishte i orkestruar dhe e vuri në pikëpyetje masakrën në Sarajevë. Bashkia e Tuzlës apeloi mbi deklaratat e bëra nga Dodik. Qyteti i Sarajevës ngriti akuza ndaj Dodik për abuzim me pushtetin dhe nxitje të urrejtjes me bazë etnike, religjioze dhe racore. Gjykata e Lartë në Bosnje dhe Hercegovinë deklaroi se Dodik ka mohuar krimet e luftës.[6]


Referime Redakto

  1. ^ "Bosnian Serb jailed for massacre". BBC. 12 qershor 2009. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Djukic: Regaining Faith in Bosnia Justice". Balkan Investigative Reporting Network. 19 maj 2009. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Bosnian War Crimes Charges Upheld". Balkan Investigative Reporting Network. 4 janar 2008. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Novak Đukić sentenced to 25 years imprisonment". The Court of Bosnia and Herzegovina. Marrë më 12 maj 2009. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Novak Đukić appeal dismissed". internationalcrimesdatabase.org. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "OHR slams Dodik statements". B92. 16 shtator 2009. Arkivuar nga origjinali më 28 korrik 2011. Marrë më 2 dhjetor 2019. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)