Masakrat e Lubeniqit bëjnë pjesë në masakrat e fshatrave: Zahaq, Qyshk, Pavlan dhe Lubeniq. Në këto masakra u vranë dhe u masakruan gjithsej 118 civilë shqiptarë. Fshati Lubeniq gjendet 7 km afër qytetit të Pejës, në jug, në drejtim të Deçanit. Në këtë fshat gjatë periudhës së luftës në Kosovë, përgjatë viteve 1998-1999, ndodhën gjithsej 3 masakra. Masakra më e madhe ishte ajo e 1 prillit 1999, në të cilën nga forcat paramilitare serbe u vranë dhe u masakruan 59 persona të pafajshëm, të cilët bënin pjesë në popullsinë civile.[1]

Prapavija Redakto

Shtetet anëtare të NATO-s, u bashkuan që të ndihmonin Kosovën, me përjashtim të Greqisë, me bombardime kundrejt ushtrisë jugosllave. Fushata bombarduese e NATO-s zgjati nga 24 marsi deri në 11 qershor 1999, duke përfshirë mbi 1.000 avionë që vepronin kryesisht nga bazat në Itali dhe në aeroplanmbajtëset të stacionuara në Adriatik. Raketat Kruiz Tomahawk u përdorën gjerësisht, të lëshuara nga avionët, anijet dhe nëndetëset. Në mbi dhjetë javët e konfliktit, avionët e NATO-s fluturuan mbi 38,000 misione luftimi. Për Forcat Ajrore Gjermane (Luftwaffe), ishte hera e dytë që kishin marrë pjesë në një konflikt që prej Luftës së Dytë Botërore, pas Luftës së Bosnjës. Qëllimi i paracaktuar i NATO-s u përmblodh nga zëdhënësit e saj si "serbët jashtë, paqeruajtësit brenda, refugjatët të kthehen". Kjo nënkuptonte që trupat jugosllave duhej të largoheshin nga Kosova dhe do të zëvendësoheshin nga paqeruajtësit ndërkombëtarë në mënyrë që të siguronin që refugjatët shqiptarë të ktheheshin në shtëpi. Fushata u caktua në fillim për shkatërrimin e mbrojtjes ajrore jugosllave dhe shënjestra ushtarake me vlerë të lartë. Nuk shkoi dhe aq mirë në fillim, pasi moti i keq i pengonte shumë misionet. NATO e nënvlerësoi seriozisht faktin se Millosheviçi do të rezistonte: shumë pak në Bruksel mendonin se fushata do të zgjaste më shumë se pak ditë, dhe megjithëse bombardimet fillestare nuk ishin me intensitet të ulët, por nuk e arritën intensitetin e bombardimit të Bagdadit në 1991-shin[2]

Masakra e 1 prillit 1999 Redakto

Në fshatin Lubeniq ndodhën tri masakra. Ajo e 25 majit 1998, ajo e 1 prillit 1999, dhe ajo e 7 prillit 1999. Ndër këto masakra më e madhja ishte ajo e 1 prillit 1999, në të cilën u vranë dhe u maskaruan 59 persona. Kjo masakër ka ndodhur kur forcat paramilitare serbe, në orën 07:00 të mëngjesit, kishin hyrë dhunshëm në fshatin Lubeniq, duke i nxjerrë banorët nga shtëpitë e tyre, dhe duke i grumbulluar ata në shesh, në qendër të fshatit. Anëtarët e forcave paramilitare serbe, i ndanë meshkujt nga pjesa tjetër e popullsisë, ndërsa femrat, fëmijët dhe të moshuarit, u detyruan të niseshin për në Shqipëri.[3]

Masakrat e Lubeniqit konsiderohen disa nga masakrat më makabre të pushtuesit serb në Kosovë. [4]

Viktimat Redakto

Në të tri masakrat e Lubeniqit u vranë dhe u masakruan gjithsej 80 persona.[5] Vetëm në masakrën e 1 prillit u vranë gjithsej 59 persona. Me 1 prill 1999, forcat paramilitare serbe po ashtu dogjën edhe 11 shtëpi të këtij fshati. Trupat e shumicës së viktimave të masakrave të Lubeniqit u gjetën në lokacione të ndryshme të fshatit, në varrezat në Pejë, dhe shumë të tjerë në varrezën masive në Batajnicë, në periferi të Beogradit. Mbi 10 banorë të fshatit Lubeniq, vazhdojnë të jenë ende të zhdukur. [6]

Aty janë ekzekutuar edhe tre të mitur, duke filluar nga mosha 18 muajsh deri në moshën 17-vjeçare, si dhe është vrarë e masakruar edhe një grua shtatëzënë, të cilët figurojnë ende të zhdukur[7].

Kryerësit Redakto

Përveç ushtrisë, Serbia kishte edhe grupe të luftëtarëve, të organizuar në grupe të ndryshme paramilitare, të cilët përkraheshin nga sheti serb.[8]

Njëri nga këto ishte edhe grupi i njohur me emrin “Çakejtë”, që bënin pjesë në njësinë "177" e cila ishte në varësi të brigadës "125" të ushtrisë jugosllave, komandandant i së cilës ishte Dragan Zukanovic. Sipas rregullave të së drejtës ndërkombëtare Dragan Zukanovic, ishte i obliguar që të ndërmerrte të gjitha masat, për të parandaluar krimet që po ndodhnin në këtë fshat.[9]

Drejtësia Redakto

11 ish-anëtarë të njësisë "177" të ushtrisë jugosllave janë në gjyq për kryerjen e krimeve të luftës në fshatrat Zahaq, Qyshk, Pavlan dhe Lubeniq në Kosovën perëndimore në maj 1999. Aktakuza pretendon se ata vranë të paktën 118 civilë shqiptarë. Ish-ushtarët u dënuan fillimisht në vitin 2014 me gjithsej 106 vjet burg, por Gjykata serbe e Apelit e ndryshoi vendimin në vitin 2015 dhe e dërgoi çështjen për rigjykim. Dëshmitari më i fundit në këtë rast u dëgjua në qershor 2019 dhe seanca e fundit ishte më 22 nëntor 2019, kur i pandehuri Predrag Vukoviq, i cili u arrestua në Mal të Zi një vit më parë, doli për herë të parë në gjykatë.

Gjykatësi Duruz shpjegoi në korrik të këtij viti, kur edhe një seancë u shty, se Vukoviq dhe mbrojtja e tij kishin propozuar që të merren në pyetje dy dëshmitarët, Zoran Rashkoviq dhe Zoran Obradoviq.

Duruz vuri në dukje se vendimi i Apelit, i cili urdhëroi një rigjykim të çështjes, sugjeroi që gjatë gjykimit të parë, Gjykata nuk bëri përpjekje të mjaftueshme që të gjithë dëshmitarët të dëgjoheshin drejtpërdrejt.[10]

Referime Redakto

  1. ^ "Dossier" (PDF) (në anglisht).{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  2. ^ "Lufta e Kosovës".{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  3. ^ "Dossier" (PDF) (në anglisht).{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  4. ^ "19 vjet nga masakra e Lubeniqit". Arkivuar nga origjinali më 2 janar 2022. Marrë më 2 janar 2022.
  5. ^ "19 vjet nga masakrat e Lubeniqit".{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  6. ^ "Masakrat e Lybeniqit nga kujtimet e një të mbijetuare".{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  7. ^ "19 vjet nga masakra e Lubeniqit". Arkivuar nga origjinali më 2 janar 2022. Marrë më 2 janar 2022.
  8. ^ "Emision: Jeta në Kosovë - Krimet e luftës 12/12/2013" (në shqip dhe serbisht).{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  9. ^ "Dossier" (PDF) (në anglisht).{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  10. ^ "https://kallxo.com/lajm/gjyqi-per-masakrat-e-qyshkut-zahaqit-pavlanit-dhe-lubeniqit-ngec-ne-serbi-per-dy-vjet/". Gjyqi për masakrat e Zahaqit, Qyshkut, Pavlanit dhe Lubenqit. {{cite web}}: Lidhje e jashtme në |title= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |date= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)