Matematika Indase dallon nga matematika e mësuar në shkollat evropiane dhe në përgjithësi nga vetë matematika si shkencë e njohur në botë. Ky dallim si duket vije nga thelbi dhe mendimi mbi numrat. Për të kuptuar këtë duhet që të shikojmë dallimet e deri vonshme në mes Mesdheut, Evropës së brendshme e lindore me vendet e lindjes së afërt dhe Persin. Kjo e fundit si duket deri në shekullin XVII-XVIII ka shkërbyer si vend ku njohurit e Mesdheut janë këmbyer me ato të Indisë.

Si do që të jetë dallimi në mes matematikës indase dhe matematikës së përvetësuar nga këto pjesët tjera mbetet edhe në ditë tona. Përderisa në pjesën e vendeve të lartë përmendura numrat merren si të vdekura, nga populli i Indisë numrat merren si të gjallë që kanë karaktere e veti të ndryshme. Kështu p.sh për deri sa në shkencë numri 1 dhe numri 2 kur të shkruhen njëri pas tjetrit japin numrin 12 dhe nuk mendohet më tej, nga popullsia indase edhe numri 12 merret dhe respektohet në të njëjtën mënyrë sikurse numrat 1, 2, ... 9. Me fjalë të tjera përsëritja e shkrimit nuk ka rëndësi fare, ai mund të shkruhet edhe me diçka tjetër përderisa e ka kuptimin, vetit e numrit 12-të. Deri në cilin numër veprohet në këtë mënyrë nuk dihet, por dihet që një shtëpiake indase është në gjendje të llogarit çmimet më shpejtë se një shitës nga vendet tjera me makina të përsosura llogaritëse.

Me fjalë të tjera thelbi i mendimit që 1+1=2 dhe pranimi i këtij ligji qorras nga populli (edhe disa shkencëtar) d.m.th marrëveshjes së shkencëtarëve që ky ligj vlen vetëm nëse plotësohen disa kushte paraprake ka shkaktuar që nga populli i vendeve të lartpërmendura të merren numrat si të vdekur.

Shembull: 1 mollë edhe një mollë bëjnë dy molla, kjo shprehje nuk është e plotë sepse më e plotë është 1 mollë këtu dhe 1 mollë atje bëjnë dy molla në dy vende të ndryshme (këtu,atje). Po ashtu mund të shkohet edhe më tutje kur kihet parasysh madhësia, vlera etj. Në atë moment kur vlen 1+1=2 dhe asgjë më tepër përjashtohet realiteti (jeta) dhe numrat merren si të vdekur ose shkencëtarët flasin për raste ideale.

Metodat të cilat përdoren nga populli i Indisë edhe për disa gjenerata shqiptare të pas luftës së dytë botërore kanë qenë të njohura. Deri me fillimin e zvogëlimit të analfabetizmit diku nën 50-60% nga tregtarët shqiptarë janë përdorur metoda llogaritëse të cilat me metoda shkencore nuk mund të vërtetohen sepse shkencëtarët nuk kanë arritur të i formulojnë si ligje pasi që ato metoda vlejnë vetëm për një "grup" rastesh dhe nuk vlejnë për gjithësinë e matematikës si shkencë. Këtu është për t´u veçuar metoda e tregtarëve për shumëzim e mbledhjen, ku numrat që duhet shumëzuar ndahen sipas një logjike të caktuar në katër fusha, tregtarët zakonisht e shkruajnë së pari një X të madh dhe i ndajnë numrat në katër hapësirat e krijuara dhe sipas rregullës vijnë tek rezultati.

Shiko dhe këtë

Redakto