Materialet per termocifte
Termociftet paraqesin qark nga dy materiale te ndryshme. Nese skajet e ketyre materialet gjenden ne temperatura te ndryshme, ne qark do te shfaqet forca termoelektromotore dhe do te vendoset rryma elektrike. Eshte vertetuar eksperimentalisht se forca termoelektromotre varet nga lloji i materialit te termociftit dhe nga ndryshimi i temperatures ne skajet lidhese. Kur temperatura ne lidhje eshte e njohur, ne baze te vlerave matese te forces termoelektromotore (FTEM) mund te caktohet temperatura e skajit tjeter lidhes. Materialet qe perdoren per perfitimin e termocifteve duhet te kene vlere sa me te madhe te FTEM relativedhe temperature sa me larte te shkrirjes. Me termocifte mund te maten temperatura ne interval prej -250°C deri 3000°C. Sipas materialit prej te cilit perfitohen, termociftet mund te ndahen ne:
Termociftet e materialeve jofisnike
RedaktoKeta jane termociftet: Cu-konstantan, Fe-konstantan, kromel-alumel, Cu-kopel, kromel-kopel, nikelkrom-nikel etj. Temperatura maksimale e punes se tyre eshte nen 1200°C.
Termociftet e materialeve fisnike
RedaktoNga ky grup, me se shumti perdoret platini bashke me legurat e platinit-rhodiumit (90%Pt + 10%Rh ose 87%Pt + 13%Rh). Temperatura maksimale e punes se ketyre termocifteve eshte rreth 1600°C.
Termociftet e tipeve speciale
RedaktoNe kete grup hyjne termociftet me temperature te punes deri ne 3000°C. Keta jane termociftet e volframit dhe molibdenit (75%W + 25%Mo).
Burimet
Redakto"Materialet Elektroteknike" Dr. Alajdin Abazi, Dr. Jusuf Krasniqi dr syle tahirsylaj