Matilda Daiu është një violiniste e muzikës klasike. Ka lindur në Elbasan dhe jeton në Francë që prej viteve 2000. Është larguar nga Shqipëria në moshën 13-vjeçare, fillimisht në Athinë e më vonë në Paris.

Matilda Daiu
U lind në
ProfesioniMuzikante
Njohur përVioliniste e muzikës klasike

Karriera artistike

Redakto

Matilda nisi të studionte për violinë në moshë të vogël pranë shkollës së muzikës "Onufri" në Elbasan. Në Athinë, studioi me një profesor violine që dikur kishte qenë nxënës i violinistit me famë botërore, Henri Shering. Në Paris, ndoqi studimet e larta në 3 konservatorë të ndryshëm dhe ka mbaruar masterin e nivelit të dytë në Lion. Pas përfundimit të studimeve, ajo interpreton si një violiniste e lirë. Luan në orkestra të ndryshme jo vetëm si soliste, por edhe si pjesë e orkestrës në muzikë dhome e klasike në Shqipëri, Francë etj. [1]

Diskografia

Redakto

Ajo është e njohur për performancën e saj në violinë në filmin The Man Who Sold His Skin në vitin 2020.[2]

Lidhje të jashtme

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Rikthim tek rrënjët: ç'i sjell në Shqipëri Matilda Daiun dhe Armaldo Kllogjerin". Te sheshi.com. 28 dhjetor 2016.
  2. ^ "Matilda Daiu Biography". IMDb (në anglisht).