Onufri

piktor ortodoks i ikonave i Elbasanit, aktiv në shekullin e 16-të në Shqipëri
This is the stable version, checked on 1 shtator 2021. 6 pending changes await review.

Onufri Argitis ose Onufri i Neokastros ka qenë një piktor ikonash dhe kryeprift ortodoks i Elbasanit, i cili veproi përgjatë shekullit të 16 në viset që sot janë në Shqipërinë Jugore dhe Maqedoninë Jugperëndimore. Punimet e tij kishin ndikime pas-bizantine dhe venedikase; ai gjithashtu pikturoi portrete, peizazhe dhe kisha.

Porta e ikonostasit me lajmërimin, shek. XVI dhe XVII, Berat

Biografia

Redakto

Historiku

Redakto

Në verë të vitit 1951 një ekspeditë shkencore e ish-Institutit të Shkencave zbuloi për herë të parë në kishën e shën Kollit të katundit Shelçan (Shpat i Elbasanit) nji mbishkrim, i cili na dha për herë të parë emrin e piktorit tonë te madh, Onufrit. Ja teksti i mbish-krimit: «Kur të ngresh duart e tua drejt Perëndisë o meshtar i Perëndisë, më përmend edhe mua mëkatarin e të paditurin piktor Onufrin». Ky mbìshkrim gjendet mbi faqen e murit verior të kishës brënda në kunge, pranë thisiasterit, i pikturuar me gërma bizantine të mëdha e të zeza. Gjatë punës së saj ekspedita zbuloi edhe dy mbishkrime të tjera të Onufrit në Kishën E Shën E Premtes në katundin Valesh (Shpat i Elbasanit), njëri nga të cilët ka po atë tekst që përmendëm më sipër por me këtë shtojcë: «...më përmend dhe mua mëkatar Onufrin, prift, piktor dhe potopapë të Neokastrës; kurse mbishkrimi tjetër në këtë kishë mban datën e pikturimit 1554.al

Ekspedita

Redakto

Në verë të vitit 1956 ekspedita e ish Institutit të Shkencave zbuloi, në një kishë të vogël të Beratit (Kisha e shën Todhrit në Kala) edhe 6 afreske të tjera të Onufrit. Po në këtë kohë ekspedita zbuloi në Berat (në Kishën shumë të moçme të shën Mari Vllahernës), nji mbishkrim që na bën të njohur piktor Nikollën si bir të Onufrit me këto fjalë: dhe piktori (është) Nikolla birì i Onufrit, vjeti 1578». Me këtë rast piktor Nikolla për të parën herë identifikohet si bir i Onufrit.

Gjatë qershorit të këtij viti ekspedita e Institutit të historisë dhe filologjisë pranë Universitetit Shtetëror të Tiranës, zbuloi në Kishën e shën Kollit në fshatin Kurjan (Fier) nji mbishkrim që vërteton se Nikolla i biri i Onufrit ka pikturuar edhe në këtë kishë bashkë me nji piktor, më të hershëm nga ky, me emrin Joan, pa të dhëna mbi prejardhjen e tij. Burime që të na flasin mbi këta piktorë deri me sot janë vetëm mbishkrimet e tyre të dhëna më sipër dhe afresket e tyre.

Nga këto mbishkrime nuk del në mënyrë të drejtë për drejtë prejardhja e Onufrit, por vetëm se ai ka pasë qenë prift i martuar me fëmijë dhe i emëruar protopapë, (kryeprift) i Neokastrës (Elbasanit).

Mbishkrimi i Nikollës nuk na jep asnjë shpjegim mbi Onufrin, të atin e piktorit, ndoshta sepse Onufri si piktor në atë kohë, ka qenë i njohur, prandaj Nikolla me frazën e shkurtër «bir i Onufrit», jep të kuptohet se bir i kujt prindi ishte.

Gjithashtu mbi vitin e lindjes dhe të vdekjes së Onufrit dhe të birit të tij Nikollës nuk mund të flitet me saktësì. Prej Onufrit kemi vetëm vitin e pikturimit të Kishës së shën E Premtes në Valësh, 1554, dhe prej Nikollës vitin e pikturimit të Kishës së shën Mëri Vllahernës në Berat, 1578. Prej këtyre viteve del se piktorët, atë e bir, Onufri me NIkollën, kanë jetuar e kanë punuar në shek. XVI-të.

Vlerësime

Redakto

Onufri është i njohur si piktori më i madh ikonograf i Shqipërise. Megjithatë, ai është zbuluar vetëm në vitet '40-të të shekullit të kaluar nga një shkencetare bjelloruse, Viktori Puzanova, fati i të cilës e bëri që të qendronte në Shqipëri, pas nje kalvari që e ka lidhjen që me Revolucionin socialist më 1917 në Rusi. Piktori Maks Velo ka meritën se ngjalli kujtimin e saj pak vite më parë dhe ka bërë një pikturë në të gjallë të saj bashkë me bashkëshortin e saj. Për të qenë të sinqertë dihet fare pak nga jeta e Onufrit. Deri në vitin 1547, ai pikturoi në Berat. Më 1547 në Berat dhe Kostur dhe më 1555 në Shelcan. Në fakt, pak më pare dora e tij ka pikturuar edhe në fshatin e vogël të Valeshit më 1554. Mendohet se ai ka punuar me 1527 në një kishë në Maqedoni . Ai i nënshkronte punët e tij të artit me titullin "Protopapa", që tregonte se kishte një rang të konsiderushëm në hierarkinë ekleziastike të Bizantit. Ai formoi dhe shkollën e tij të pikturimit, që u vazhdua nga i biri i tij Nikolla, nga Onufër Qiprioti dhe nga Kostandin Shpataraku .

Në kohën e Onufrit, pikturat sakrale bizantine ndiqnin kanonet e Paleologëve. Kur, ai pikturonte motivet bizantine duhet thënë se Onufri e lironte veten nga ngushtimet që i imponoheshin në artin e tij. Ai ka pikturuar peisazhe, qytete, fshatarë, barinj shqiptarë dhe vecanërisht kalorës. Shën Gjergji , që ka bërë ai, mendohet si një nga kalorësit që ka luftuar në autoritetin e Skënderbeut dhe është shenjti kryesor kombetar i shqiptarëve. Nga stili i tij mund të hamendësojmë që ka elemente, që mund ta afrosh atë me Rilindjen Evropiane. Ai ka qenë një mjeshtër i portretit, duke u futur me aq sa mundi në botën e brendshme të karaktereve të tij. Ne punën e tij, ai nuk ndoqi ligjet e perspektivës negative, që do të thotë që objektet e largëta ti bënte më të vogla se ato që ishin në planin e parë. Tek, ai shihet dhe fillesa e pikturës realiste të peisazhit.

Por, tipari më karakteristik i tij është e kuqja, që ai e aplikoi jo vetëm në ikona por edhe në afreske, që sot është e njohur si "E kuqja" e Onufrit. Sot, nuk njihet mënyra sesi ai e përgatiste të kuqen dhe kështu ai e ka arkivuar këtë teknologji bashkë me historinë e vetes së tij në botën mistike, në atë botë që u mundua të gjithë jetën vetë të pikturonte.

Kryeveprat

Redakto

Një nga kryeveprat e Onufrit është Deisis. Paraqitet vetëm pjesa qendrore e saj sepse është e pamundur te bashkëngjitet e gjithë ikona, duke qene se ka nga 6 apostuj ne te dy anët qe e rrethojnë, dhe është shume e gjate horizontalisht. Për te pasur një ide me te mire rreth punimit artistik qe është kryer nga Onufri, ky piktor i mrekullueshëm shqiptar, bashkëngjitur si detaj është edhe koka e Krishtit e cila gjendet ne pjesën qendrore te kësaj pjese te ikonës.

Onufri dhe Mikelanxhelo

Redakto

Onufri Kryekaloresi i Ikonografise shqiptare, ne vitin 1547 vjen nga Venediku dhe jo nga Berati për të pikturuar ne Kostur. Ai e ka njohur artin e madh të Mikelanxhelos. Onufri ka pikturuar edhe ne Berat, por më përpara vitit 1547. Përse vallë Onufri ka përmëndur, emrin e Venedikut në Kostur? A ka qënë ai ne Venedik? Kjo tezë, mendoj që është lehtësisht e vërtetueshme.

Venediku ka qënë kryeqendër ku gërshetohej tradita e Kishës Lindore dhe Kishes Perendimore. Ketu jane botuar edhe ungjijte ne greqisht ne shek.16. Perse duheshin keta ungjij ne greqisht? Kush i kishte porositur? A nuk do te ishte me e udhes qe te mendonim se keta ungjij i sherbenin ortodokseve te kishave lindore?

Ne Ballkan, ekzistonte Patriarkana e Ohrit. Kjo patriarkane, mbulonte edhe kishen e Ipatise, prane Shpatit, ne Elbasan. Ungjijte ne greqisht, ne Venedik jane porositur edhe nga Patriarkana e Ohrit. Kush ka qene njeriu me funksion zyrtar, qe mund te kete shkuar ne Venedik?

Unë kam zbuluar një ikone te Shën Mërisë ne një kishe te Pulias dhe e kam hedhur hipotezën qe Onufri duhet te ketë edhe ikona te tjera ne Itali. Nëse ai, vërtetohet qe ka pikturuar ne kishat e Italisë se Jugut, si titullar i Patriarkana e Ohritt, ai duhet te ketë qene patjetër ne Venedik. Por pranë qytetit te Romes, ndodhet Abacia Ortodokse e Grotaferrates, e cila varet drejtpërdrejt edhe sot nga Vatikani. Ne Grotaferrata, ka pasur shume shqiptare. Nuk është ndonjë çudi qe nga Grotaferrata, Onufri te ketë shkuar ne Rome dhe te ketë pare Kapelën Sikstina te Mikelanxhelos.

Janë disa motive qe flenë thelle ne vetëdije, mundet te mos dalin ne sipërfaqe asnjëherë, ose te fosilizohen ashtu si qymyri kthehet ne diamant gjate një kohe te gjate. Por vetia shpërthyese, gjithsesi është brenda. E vështire është te krijosh një ekuacion mendor për te kthyer një motiv te përhumbur, ne dukje krejt te parëndësishëm ne një pike te ndritshme te se vërtetës.

Nje motiv i tille, lidhet me nje ide te perafert te rrafshit te pashmangshem te krahasueshmerise. Gati gjysme shekulli me pare, dekania e Ikonografise Shqiptare, Viktori Puzanova, ne kumtin e saj shkencor per artin e Onufrit, ndalet vecanerisht ne nje portret emblematik: Ne portretin e Mbretit David. Ky portret afreskor ndodhet ne kishen e vogel te Valshit, ne krahinen e Shpatit. Ajo thote, jo rastesisht se portreti i Davidit onufrian, te kujton "Padre Eterno" te Mikelanxhelos.

A eshte nje perngjasim? A lidhet kjo me forcen interpretuese dhe konceptuale te artit? A mund te kete nje analogji gati gati telepatike, misterioze tek dy artiste te medhenj, por krejt te ndryshem? Onufri, nje artist shqiptar i qyteterimit pikturik bizantin, duket se nuk ka asgje te perbashket me titanin e Rilindjes Europiane, te paperseritshmin, rebelin Mikelanxhelo. Sado elegante te jete nje hipoteze, sado te kete argumenta te brendshem, perhere skepticizmi rrezikon dhe rrenon gjithcka.

Keshtu qe shume hamendesime, jane nje loje plot te papritura ku e pabesueshmja na sfidon me te qeshurin e saj. Po pse valle Puzanova, qe kishte qene ne Rome, e kishte pare dhe e kishte studiuar Kapelen Sikstina, qe padyshim e kishte fiksuar portretin e Zotit At, qe mbase edhe e ka vizatuar vete (zakon ky krejt i perkore) te shprehet se nga pikepamja e tiparologjise, te kete lidhje me portretin e Davidit te Onufrit? Ketu nis dilema, paradoksi im, drojtja, por edhe guximi, per te hulumtuar, per te vendosur nje strukture logjike ne gjithcka. Keshtu qe shume hamendesime, jane nje loje plot te papritura ku e pabesueshmja na sfidon me te qeshurin e saj. Po pse valle Puzanova, qe kishte qene ne Rome, e kishte pare dhe e kishte studiuar Kapelen Sikstina, qe padyshim e kishte fiksuar portretin e Zotit At, qe mbase edhe e ka vizatuar vete (zakon ky krejt i perkore) te shprehet se nga pikepamja e tiparologjise, te kete lidhje me portretin e Davidit te Onufrit? Ketu nis dilema, paradoksi im, drojtja, por edhe guximi, per te hulumtuar, per te vendosur nje strukture logjike ne gjithcka.

Mikelanxhelo Buanaroti (1475 1564), eshte nga talentet me gjeniale te te gjitha koherave. Pa dyshim, mund te quhet skulptori me i madh i njerezimit. Por ai, me shume sesa skulpturat e tij, permendet edhe per faktin se ka afreskuar muzeun me te madh kishtar, prej 600 metra/katrore ne Kapelen Sikstino, me deshiren e Papa Julit II. Afreskat e Miklelanxhelos, jane madheshtore.

Skena kur Zoti At, zgjat doren e djathte per te prekur me gisht doren e majte qe zgjatet te Adamit, konsiderohet si nje kryeveper e patjetersueshme. Kjo eshte pika qendrore e tere kompozimit, kemi te bejme me nje filozofi kozmogonike te krishterimit. Zoti At ka nje fytyre madheshtore, dallohet qarte profili i tij, i nje burri te fuqishem.

Pikërisht, ky portret i Mikelanxhelos, ka ngjashmëri me portretin gjithashtu te një burri te fuqishëm dhe madhështor, qe është Davidi i Onufrit. Kemi te bëjme me një analogji, do te shprehej Vinkelman, me një intuite, do te thonte Bergson, me një paralele pikturike, do te saktësonte Klark, ndoshta jo me një rastësi, do te shtoja me përkorje unë. A ka pasur te drejte Puzanova ? Vështirësitë për ta vërtetuar, janë te mëdha, por edhe lehtësisht te depërtueshme. Meqenëse dhuntia e analizës, nuk është aq e rëndomte, duhet te shtoj se disa fakte nuk mund te shmangen.

A e ka pikturuar Onufri Davidin e tij, para kryevepres se Mikelanxhelos? Afreskat e magjishem dhe gati homerike te Mikelanxhelos, kane perfunduar ne vitin 1510. Davidi i Onufrit eshte bere ne vitin 1554. Pra, kronologjia nuk eshte kundershtuese, nuk permbys, perkundrazi, eshte ftillezuese. Po a e ka pare Onufri me syte e tij kryevepren afreskore te Mikelanxhelos? A ka qene Onufri ne Itali?

Ne vitin 1938, nje studiues grek Orlando boton nje liber ku permend pikturat murale me vlera tronditese te nje piktori me emrin Onufer ne nje bazilike ne qytetin e Kosturit. Jane gjithsej 31 afreske. Orlandosi shenon se ne mes te murit verior, ndodhet edhe mbishkrimi i piktorit, ku nder te tjera lexohet: "1547, korrik 23, u pikturua prej Onufrit (te ardhur kohet e fundit) ne qytetin shumeshkelqyer ... (mbas epitetit i shumeshkelqyer, Orlandosi lexon: BENETION. Domethene, Venedik). Pra, ky zbulues dhe specialist, edhe i greqisdhtes bizantine, eshte i bindur se behet fjale per ardhjen e Onufrit nga qyteti i Benediktit, Itali. Nje shekull me pare, nje tjeter studiues i quajtur Kristill e ka lexuar emrin e mesiperm, si GREBENION, pra Grebeneja. Orlandosi polemizon, ai e precizon emrin Benetion si nje lexim me te sakte dhe perfundimtar duke shtuar si nje argument substancial te logjikes se ne Mesjete, qyteti i shume shkelqyer, ka qene pikerisht Venetiku dhe jo Grebeneja.

Orlandosi ka pare gjithcka me syte e tij. Ai ishte nje specialist teper i kualifikuar. Shume vite me pas, albanologu Zef Valentini, i cili nuk ka qene dhe nuk e ka pare me syte e tij, pra nuk eshte deshmitar okular, ne nje shkrim mendon se emri i qytetit duhet te jete Beration, pra Onufri duhet te kete ardhur nga qyteti i Beratit. Kjo teze eshte ngulitur. Kete e kam mbrojtur edhe une ne tre libra qe kam shkruar dhe botuar per piktor Onufrin. Krenaria kombetare per Beratin, nuk eshte nje gje e vogel.

Por edhe e verteta e saktesuar, nuk eshte aspak me e vogel. A ishte vertet ne shekullin 16, Berati nje qytet "i shumeshkelqyer"? Padyshim, qe Berati eshte nje metropol i artit mesjetar ne Shqipëri. Onufri ka pikturuar edhe ne Berat, por me perpara vitit 1547. Perse valle Onufri ka permendur, emrin e Venedikut ne Kostur? A ka qene ai ne Venedik? Kjo teze, mendoj qe eshte lehtesisht e vertetueshme. Venediku ka qene kryeqender ku gershetohej tradita e Kishes Lindore dhe Kishes Perendimore.

Ketu jane botuar edhe ungjijte ne greqisht ne shek.16. Perse duheshin keta ungjij ne greqisht? Kush i kishte porositur? A nuk do te ishte me e udhes qe te mendonim se keta ungjij i sherbenin ortodokseve te kishave lindore? Ne Ballkan, ekzistonte Patriarkana e Ohrit. Kjo patriarkane, mbulonte edhe kishen e Ipatise, prane Shpatit, ne Elbasan. Ungjijte ne greqisht, ne Venedik jane porositur edhe nga Patriarkana e Ohrit. Kush ka qene njeriu me funksion zyrtar, qe mund te kete shkuar ne Venedik?

Po i afrohemi qartësisë së enigmës, mbasi kemi ecur ne terrin e një tuneli. Nuk e dimë se tuneli e ka një dalje, por dimë se tuneli nuk është fare kot. Një mbishkrim i njohur i Onufrit, i vitit 1554, pikërisht ne kishën e Valshit, ku ai ka pikturuar Davidin e tij, e quan Onufrin, "piktor dhe protopape te Neokastres (Elbasanit)". Funksioni i Protopapes ka një status te larte intelektual dhe është ai i një kryeinspektori ne Patriarkanen e Ohrit, i cili nder te tjera ka per detyre qe te inspektoje tere kishat qe janë nen juridiksionin e Patriarkanes se Ohrit. Pra, Onufri protiopap, e ka pasur këtë funksion.

Pra, ai ka lëvizur ne tere gjeografinë juridike te Patriarkanes se Ohrit. Ohri u pushtua nga turqit ne 1395 dhe deri ne 16 janar 1667, ne kohen e Arkipeshkopit Arsen, Patriarkana e Ohrit ka qene me vete, ndersa pas kesaj date eshte perfshire ne suazen e Patriarkanes Ekumenike te Kostandinopojes. Ne vitin 1566, Patriarkana e Ohrit e mbroi kryepriftin e Korces, Timoteon, Metropolit i shqiptareve dhe i grekeve ne tokat e Pulias, Abrucit, Bazilikates, Kalabrise, Sicilise, Maltes, Dalmacise dhe te cdo perbersi tjeter ortodoks te cdo krahine dhe te viseve te Perendimit (Enciklopedia e Madhe), Athine, vellimi 8, faqe 676 677. Ky fakt, eshte teper i rende per t'u kuptuar. Kuptimshmeria behet gravidacionale.

Unë kam zbuluar një ikone te Shën Mërisë ne një kishe te Pulias dhe e kam hedhur hipotezën qe Onufri duhet te ketë edhe ikona te tjera ne Itali. Nëse ai, vërtetohet qe ka pikturuar ne kishat e Italisë se Jugut, si titullar i Patriarkana e Ohritt, ai duhet te ketë qene patjetër ne Venedik. Por pranë qytetit te Romes, ndodhet Abacia Ortodokse e Grotaferrates, e cila varet drejtpërdrejt edhe sot nga Vatikani. Ne Grotaferrata, ka pasur shume shqiptare. Nuk është ndonjë çudi qe nga Grotaferrata, Onufri te ketë shkuar ne Rome dhe te ketë pare Kapelën Sikstina te Mikelanxhelos.

Arti i Onufrit, është metabizantin, një rikthim me i kultivuar i stilit paleolog. Por ne atë kohe ne Shqipëri, ekzistonte edhe shkolla ikonografike qe njihet ne historinë e artit si shkolla greko venedikase. Ja pra, qe shumefishohen argumentat. Onufri ka qene i ndikuar nga epoka e tij. Kjo duket qarte ne miniaturat e tij magjike te ikonave, dhe ne stilin krejt te lirshem dhe ekspresiv te afreskave.

Argumenta te tjera. Nje kalores te pikturuar nga Onufri, ne murin jugor te Kishes se Valshit, ka ne mburojen e tij nje kryq te madh, te stilizuar si Kryqi i Kaloresve te Maltes, tempullareve. Pse ky simbol? Kjo nuk ndeshet ne kishat e tjera te ritit lindor.

Kaskat, helmetat metalike, qe permbajne ushtaret romake ne skenen e kryqesimit te Krishtit, jane te ngjashme me kaskat e ushtareve te Venedikut, madje shume te ngjashme me kaskat qe mbajne sot ushtaret zviceriane te gardes se Papes ne Vatikan. Perse ky stilizim perendimor i armatures tek Onufri?

Ne nje tjeter skene ikonografike, ne ujerat e lumit Jordan, Onufri ka pikturuar hyun pagan te Detit, Poseidonin, i cili mban ne duar nje anije te njohur si galere, anije tipike e marines venedikase, pse pikerisht nje anije e tille eshte pikturuar nga Onufri?

Fransua Rable, ne kryevepren e tij te pashoq "Gragnantua dhe Pantagryel" permend "Kapelen Shqiptare". Ky element etnografik, dallohet qarte tek barinjte e pikturuar nga Onufri. Si ka mundesi qe tipi i kesaj kapeleje shqiptare, qe njihet kaq shume ne Europe, sa shkrimtari gjenial Rable, ta quaje "Chapeau Albanaise"? Te jete edhe kjo nje rastesi? Por nuk u bene si shume keto rastesi?

Teper interesante jane edhe rastesira te tjera qe lidhen me peisazhin, madje edhe me veshjet e detajuara me draperite, qe tregojne levizjen e figurave. Keto jane shfrytezuar shume ne artin e Rilindjes Evropiane. Edhe nje detaj qe ka rendesi gjithashtu substanciale, eshte se figurat njerezore tek Onufri, jane madheshtore, por te tejzgjatura, si fjala vjen, ne kompozimet e te madhit El Greko. A thua edhe kjo te jete nje telepati stilistikore?

Eshte e tepruar te themi se Onufri eshte nje piktor i Rilindjes Evropiane, madje edhe nje idhtar i Mikelanxhelos. Eshte tjeter klasifikimi pikturik i stilit te Onufrit, dhe tjeter gje analiza e perafersive qe na tregojne zhvillimet e tij te brendshme artistike. Onufri eshte ikonografi gjenial shqiptar me i madh i te gjitha koherave. Ai eshte Skenderbeu i ikonografise shqiptare. Kjo nuk ka asnje dyshim. Por ende jemi ne paradhomen e studimit te artit Onufrian. Mendoni se eshte pak kjo gje? Une mendoj se jo.

Galeria

Redakto

<gallery> Skeda:Afresku i pikturuar nga Onufri. 1.jpg